1 vit nga Vizita e Papa Françeskut: Vlerat dhe mesazhet e përcjella

Papa Francesku ne Tirane
Pope Francis celebrates Mass in Mother Teresa Square in Tirana, Albania, Sept. 21. (CNS photo/Paul Haring) See POPE-ALBANIA Sept. 21, 2014.

Në 21 Shator’ 14, Tirana zyrtare dhe jo-zyrtare priti krahëhapur autoritetin më të lartë të Kishës Katolike, Papa Françeskun I. Misioni i vizitës së tij ishtë të rivendoste lidhjet e vendit tonë me katolicizmin, lidhje të shkëputura dhe fragmentuara nga sekularizmi i ashpër i vendosur gjatë periudhës së diktaturës komuniste shqiptare.

Në mënyrë simbolike, bulevardi i Sheshit Nënë Tereza ishte mbuluar nga portretet e 40-Martirëve Katolikë Shqiptarë. Nisma e regjistrimit, mbledhjes së fakteve dhe shpalljes së tyre u nis nga dioqeza e Shkodrës kur Nëntor të vitit 2002 u krye proçesi i bekimit të 40-Martirëve në Katedralen e Shkodrës me rastin e vizitës së Kardinalit Crescenzio Sepe i cili dhe e drejtoi proçesin. Viktima e parë e regjistruar ishte At Luigj Paliq në Kosovë në vitin 1913, ndërsa në vitin 1923, At Gjon Gazulli varet para publikut në sheshin e Shkodrës për shkak të fjalimeve të tija kundër regjimit despotik të Zogut. 38 të tjerë u përndoqen, vdiqën të burgosur ose u pushkatuan për shkak të besimit dhe misionit të tyre fetar gjatë periudhës së diktaturës komuniste në Shqipëri 1945-1990.

Në vitin 1967 vendi ynë u bë shteti i parë në bllokun komunist që shpalli të jashtëligjshme praktimin e çdo lloj besimi fetar e duke deklaruar ateist kombin shqiptar dhe të dedikuar tërësisht ndaj parimeve dhe mësimeve të marksizëm-leninizmit. Sipas Agjencisë Katolike të Lajmeve, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991, në Shqipëri kishin mbetur gjallë rreth 30 priftërinj dhe murgesha, si dhe një peshkop katolik kur në 1945 kishte 7 peshkopë e rreth 200 priftërinj e murgesha aktive. (Catholic News Agency)

Si një amalgamë në rrafshin historik, 38-Martirët Katolikë Shqiptarë të periudhës komuniste na kujtojnë një tjetër rast tragjik në kalendarin katolik. Duke lundruar pas në kapitujt e historisë,  në skajin tjetër të planetit tonë, në Japoninë e largët kur shogunët vendosën ta izolojnë ishullin nga eksploruesit europianë dhe shpallën të jashtëligjshëm katolicizmin. Si fillim në vitin 1597 u kryqëzuan 26 misionarë Kristianë në Nagasaki, ndërsa përndjekjet vazhduan ndër vite duke u kulmëzuar në atë çka u bë e njohur si Martirizimi i Madh i Genna-s, kur 55 Kristianë u martirizuan në 1622 po në Nagasaki.

Megjithatë, përposh vuajtjeve dhe mundimeve që Katolicizmi ka përjetuar përgjatë historisë në vendin tonë, mos harrojmë që Shqipëria ka lënë pas edhe një legalitet të konsoliduar katolik. Sipas një artikulli të Giovanni Armillotta të botuar në gazetën zyrtare të Vatikanit në Romë “L’Osservatore Romano”, 3 papë kanë pasur edher prejardhje shqiptare në venat e tyre: Papa Elevtherios (175-189); Papa Caius (283-296); Papa Johani IV (640-642), dhe i katërti qe padyshim me prejardhje Arbëreshe nga i ati, Papa Klement Albani XI (1700-1721).

Shumë është thënë e diskutuar për vizitën e Papës në vendin tonë, dhe si gjithmonë, rrezja a makutërisë dhe defiçensës e të menduarit pozitiv midis mëndjeve dritëshkurtëra, dëshmoi sërish të ishte sa diametri i gjithë rrethit vicioz ku populli ynë bën pjesë.

Në 360°, larmishmëria e supersticioneve dhe paragjykimeve midis klasave/shtresave/brezave të kombit tonë, la gjurmë të theksuara në mbarë rrjetet sociale, shtypin e ditës, apo opinionet e dhëna në studiot e ndryshme televizive.

Megjithë skepticizmin e një pjese të bashkë-atdhetarëve tanë të dashur rreth ardhjes së këtij autoriteti të lartë fetar në mbarë botën, populli ynë arriti të shfaqë disa nga vlerat më të larta të tij për të cilat është përfolur me konsideratën më të lartë ndër shekuj nga vizitorët e huaj në truallin tonë.

Mikpritja dhe toleranca fetare, ishin dy nga vlerat më paqësore të vlerësuara nga çdo religjion në mbarë botën. Ato mbushën me gëzim, lumturi, respekt+dinjitet, dhe shpresë zemrat e të gjithë pjesëmarrësve, por më kryesorja, zemrat e vetë të ftuarve.

Por ato çka i tërheqin vëmendjen syrit të një analisti të mprehtë politik në vendin tonë, janë dy epitoma:

Së pari, që vizita e Papës erdhi në Shqipëri fill pas një kohe të shkurtër pasi Europa i dha vendit tonë të drejtën e statusit kandidat për integrim të mëtejshëm drejt “ëndrrës për një Europë të bashkuar”.

Së dyti, fjalët e Papës të adresuara veçanërisht drejt brezit të ri, për “të qëndruar larg veseve dhe lakmisë së parasë”- vranë timbrin e veshit të cilido pjesëmarrësi qoftë në shesh, ose duke e ndjekur drejpërdrejt nga TV. Të jetë vallë kjo një koinçidencë e rastit lidhur me përzgjedhjen e paragrafeve të Biblës, apo të ishte një mesazh i përcjellë në mënyrë indirekte prejt tij në lidhje me skandalin e Bankës Shqiptare asokohe, adresuar ish-Guvernatorit? Një interpretim tjetër, mund të lidhet me analizat e Akademisë së Shenjtë në Vatikan, se Shqipëria, duke qënë pjesë e sistemit komunist në të kaluarën, si shumë shtete të tjera, kish për bazë filozofinë e materializmit-dialektik. Si pasojë, në shumë vende post-socialiste, kjo filozofi shpesh (de-)evoloi në mënyrë drastike duke i nxitur njerëzit drejt individualizmit-egoist, konkurrencës-për mbijetesë, apo pangopësisë së pasurimit të vazhdueshëm pasi shijuan frytet e sapombjella të sistemit kapitalist nën demokracinë e brishtë të sapolindur në vitet ‘90.

Sido që të jetë, mesazhi i Papa Françeskut në Tiranë më 21 Shtator qe i qartë:

“Shqiptarë, duajeni dhe kujdesuni për fqinjin tuaj, dhe ai do të kujdeset për ju. Lini mënjanë dëshirën për pasurim të pangopur vetjak, por mendo dhe puno për pronën publike njësoj si për pronën vetjake, pasi prona vetjake sikurse dhe ajo publike, janë pjesë e truallit shqiptar! Dhe trualli shqiptar, është i të gjithë shqiptarëve! Vetë trualli i çdo kombi, i përket planetit tonë, të cilin e ndajnë vetëm kufijtë shtetërore. Prandaj respekto fqinjin, dhe ai do të të respektojë.”*

*Dhe sa për këtë të fundit, Shqipëria kurrë nuk ka kryer luftëra ekspansioniste, por vetëm për vetëm për vetëmbrojtje. Një tjetër cilësi për të cilën çdo bashkëkombasi im duhet të ndjehet krenar, në një gadishull ku pjesa dërrmuese e shtet-kombeve kanë zhvilluar jo pak herë luftëra fetare ose për aneksim në periudha të ndryshme historike.

-###-

Tags from the story
More from Edi Sara

Zbulohet pronari i “Apollonisë”- në pritje të atij të “Koloseumit”!

Kulmi i marrëzise përmendet shpesh në historinë botërore të njerëzimit, megjithatë mendoj...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *