105 Vjetori lindjes, Shqipëria 28-vjet pa të

Si sot (16-Tetor), 105 vjet me pare, ne nje rrugice lart ne zonen e shpallur monument kulture ne qytetin e Gjirokastres (sot-Muzeu i Luftes Nacional Çlirimtare) lindi shoku Enver Hoxha, sekretari i pare i PKSH-se (me vone PPSH-se) si dhe udheheqesi dhe diktatori me jetegjate ne historine e vendit tone.

Perpara 20 vjetesh, kjo dite ishte feste kombetare dhe nderohej nga hierarkia me e larte e “pushtetit popullor”, por ne te njejten kohe edhe nga shtresa e proletariatit e cila ca nga lavazhi i trurit, dhe ca nen kercenimin e syve vezhgues qe mbikqyrnin si dy tyta çifteje horizontale duke raportuar ne aparatin e gjere te spiunazhit, gezonin ose te pakten hiqeshin si te gezuar kur dilnin ne publik.

Lind pyetja e thjeshte: Kush ishte Enver Hoxha? Mirepo kjo pyetje eshte e thjeshte per brezin 30-vjeç e lart, pasi e kane perjetuar vete ate kohe dhe kane lexuar mjaft. Nderkohe merreni mundimin t’ia drejtoni kete pyetje brezit te ri, 16-20 vjeç sot. Pergjigjet qe do te merrni, do jene te nje natyre dhe larmishmerie te theksuar, ç’ka do t’ju beje te rimendoni “thjeshtesine” e pyetjes qe sapo bete. Nga dikush do degjonit: “Ai ishte komunist, dhe sundoi Shqiperine per gjysem shekulli.” Nga dikush tjeter: “Ai eshte diktatori me i madh i vendit tone, dhe nga me te rrezikshmit ne mbare boten.” Ose “Ai eshte themeluesi i shtetit shqiptar, ai na beri njerez” etj. etj.

Dhe nuk kane faj! Nqs vendosim t’ju hedhim nje sy teksteve historike te shkollave qe nga 9-vjeçaret e deri ne gjimnaz, do kuptojme qe mendja e te riut gatohet si nje tave çorbe, nje mish-mash i vertete faktesh, interpretimesh dhe tregimesh ku i pari nuk merr vesh te tretin, ndersa i dyti nuk figuron fare derisa i riu i gjore e zbulon dhe rizbulon ate kur kalon klasen vitin tjeter.

Personalisht do te sugjeroja qe per fakte te tilla historike ne lidhje me ditelindje ose data vdekjesh te personave dhe figurave historike shqiptare, shtypi dhe mediat duhet te jene me teper vigjilente.  Dhe jo per faktin thjesht te perkujtimit te dates… Jo! Por sepse dite te ketilla, krijojne nje portal mjaft te gjere per shkruesin dhe lexuesin, ku mund te krahasohen dy sistemet ose te krijohen ravijezime historiko-politike ne lidhje me personazhe historike, figura kontroverse dhe te zbardhen mistere historike ose te preken tema delikate per te cilat zien kazani ne tavolinen e debatit akademik.

Historia duhet rishkruar, por rishkruar ne ate menyre qe mos te linde nevoje per rishikim te saj 4-vjet pas nje rotacioni politik… sepse vija ideologjike e partise qe vjen ne pushtet nuk perkon me ate qe la pushtetin pas. Ndryshe “Heritazhi i Porosive te Katovices” vetem sa vazhdon t’i meshoje çekanit ne te njejtin ritem…

Shume te mira dhe te liga do degjohen gjithmone rreth nje figure politike, sidomos mbas vdekjes se tij. Por keto s’duhet te ndikojne absolutisht ne punen e nje historiani cili ka per detyre te bazohet vetem ne faktet e jetes rreth tij, si dhe ngjarjeve kronologjike qe pasojne hap pas hapi jeten e tij. Per kete, historiani keshillohet gjithmone me kronikat e kohes se vendit, por edhe me kronikat dhe ate çka studiuesit e huaj te fushes kane shkruar ne te njejten kohe ne lidhje me nje ndodhi.

Per kete arsye historia e kesaj figure historike nuk duhet neglizhuar aspak. Ai ka qene nje nga arsyet kryesore pse komunizmi morri trajtat e mevonshme per te cilat sot ne topologjine politike konsiderohet si “stalinizem, komunizem despotik ose edhe nacional-komunizem izolacionist.” Ndoshta sot do te ishte e denje te permendeshin arritjet e asaj epoke, te cilen e udhehoqi nje person i vetem per te cilin sot po luftohet te harrohet gjithçka. Dhe ne te njejten kohe, pasi te listohen arritjet, te filloje analiza e te metave dhe efekteve anesore qe solli versioni enverist i diktatures se proletariatit. Per te metat e nje sistemi eshte e lehte te flasesh, aq me teper kur pasioni derdhet dhe bashkohet njesh me emocionet duke krijuar nje debatues qe flet plot zjarr ne panel, por zjarr i cili as ngroh e as ftoh degjuesin ose shikuesin pasi bloza qe nxjerr nga djegja erreson gjithçka perreth duke penguar te tjeret te hedhin drite per fakte te reja dhe ne kete menyre te perparojne ne linjen e studimeve historike.

Fakti nuk duhet te kete ngjyrim politik, ose interpretim personal subjektiv. Sado qe subjektivizmi qendron si peshe ne çdo fjali qe lidhet, dhe gjuha lidhet ne menyre transhedentale me mendjen dhe e dikton kete te fundit ne funksionin e saj subjektiv, proçes ky i cili i jep trajte qenies sone (siç thote Lacan-i), duhet synuar trajta e qenesimit objektiv ne natyralizimin e botes materiale.

27-vjet pas vdekjes se tij, dhe 22-vjet pas hyrjes ne pluralizem, Shqiperia ende valevitet si nje shkabe e cila ka humbur drejtimin e eres dhe nuk di nga te valevise krahet. Kur nje personi nuk i ofrohet mundesia per te mesuar te kaluaren e paraardhesve te tij, atij ne fund te fundit i mohohet e drejta per te mesuar dhe kuptuar identitetin e tij dhe te kombit ne te cilin ai mendon se ben pjese dhe perfaqeson.

                 -###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

The Seventh Seal (1957)

nga Anisa Vrenozi Regjizor: Ingmar Bergman Aktorët: Bengt Ekerot, Gunnar Bjornstrand, Max...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *