7-Maj: Besnikë “nga fryn era”

http://survincity.com/2010/04/the-majestic-victory-in-the-picture/
Russkie tankers on the IS-2 and T-34 celebrating their victory. Berlin, May 9 1945.

Përvit e më tej, dita 7-Maj ka marra trajta gjithmonë e më madhore përsa i përket rëndësisë dhe interesit që shteti shqiptar i kushton. Por ç’farë është në fund të fundit 7-Maji- e mbiquajtur ndryshe edhe si “Dita e Europës”?

Në fakt, 7-Maji nuk është e nuk mbart asgjë më tepër nga 5-Maji tonë, Ditës Kombëtare të Dëshmorëve të Atdheut që ranë në luftën heroikë popullore kundër okupatorit nazi-fashist, dhe forcave kolaboracioniste të qeverisë kuislinge asokohe e tradhtarëve të atdheut.

Pikërisht kjo është historia e 7-Majit VED (Victory in Europe Day), që festohet sot ne Europën Perëndimore dhe Kontinentin Amerikan. Pas vetëvrasjes së Hitlerit më 30 Prill’ 45 në bunkerin e tij në Reischstag, mëkëmbësi i lënë pas nga ai, Admirali Karl Dönitz, tentoi shpesh herë të hynte në negociata me kushte paqeje me Ushtrine e Kuqe të Bashkimit Sovjetik, e cila në atë kohë kishte rrethuar edhe Berlinin duke ua kthyer gjermanëve me të “njëjtën monedhë” agresionin e ’41 me Operacionin “Barbarosa”.

Por natyrisht, Zhukovi i cili ishte komandanti i forcave sovjetike asokohe në frontin e Berlinit, nuk pranoi asnjë kusht nga pala gjermane përveç dorëzimin  e ushtrisë dhe kapitullimin pa kushte të Gjermanisë Naziste para Ushtrisë së Kuqe. Duke parë ngjarjet, Admirali Dönitz i cili qe në të njëjtën kohë edhe Presidenti i së ashtuquajturës Qeveria Flensburg në këtë kohë në Gjermani (30 Prill- 23 Maj’ 45), vendosi t’iu drejtohet forcave aleate. Me këtë qëllim dërgoi Gjeneralin Alfred Jodl për të nënshkruar dorëzimin në Reims të Francës.

Kjo ndodhi pikërisht në dt. 7 Maj’ 45 ku Jodl, nënshkroi me Aleatët kapitullimin e Gjermanisë, ku prezent ishin:

Walter Bedell Smith- SH.B.A.

Ivan Susloparov- B.R.S.S.

Megjithatë, Moska menjëherë e revokoi dhe e quajti të paligjshëm nënshkrimin, pasi kushtet e dorëzimit nuk ishin ato për të cilat Amerika, Britani dhe BS kishin firmosur dhe rënë dakord në Komisionin Konsultativ Europian (KKE). KKE u ngritu posaçërisht për të krijuar një dokument të vetëm midis SH.B.A., Britanisë e B.R.S.S. për kushtet e dorëzimit të Gjermanisë nga fundi i 1943, si dhe për të studiuar problemet politike e për të dhënë sugjerime qeverive të këtyre tre vëndeve respektive të cilat dhe e themeluan. Jetëgjatësia e këtij instrumenti ishte parashikuar të mbyllej me konferencën e Potsdamit në 1945.

Pra Moska, menjëherë pas nëshkrimit në 7-Maj në Reims, kërkoi që akti i kapitullimit të ribëhej në Berlin siç ishte diktuar e parashikuar nga KKE në seksionin e instrumentave të paqes ndaj Gjermanisë. Për më tepër që edhe vetë Eisenhower shprehu mospëlqimin e tij në lidhje me nëshkrimin në Reims, dhe nuk pranoi të vinte duke i qëndruar besnik fjalës së tij të dhënë Stalin-it: se do ishte Ushtria e Kuqe ajo që hynte e para në Berlin, për hir të Luftës së Madhe Patriotike që populli rus kish bërë duke derdhur gjakun e 28-milionë sovjetikëve midis 1941-1945. Këto fakte përforcohen më tej nga vete Kujtimet e Hrushovit në librin e tij, si dhe në shënimet (memoir-et) e deklaratat e mëvonshme të vetë (tashmë president) Eisenhower-it. Stalini gjithashtu pati pranuar shpesh herë besnikërinë dhë fisnikërine e Eisenhower-it.

Kështu akti i kapitullimit u përsërit edhe njëherë formalisht në Berlin më 9-Maj, dhe kjo është edhe data që Rusia dhe shumica e republikave ish-sovjetike festojnë dhe kujtojnë përvit si Fitore mbi Nazizmin. Me afrimin e Luftës së Ftohtë (e cila pjesërisht kish nisur tashmë-mendojnë disa historianë të marrëdhënieve ndërkombëtare), midis divergjencave të shumta që pati Perëndimi me Lindjen, ishte edhe ndarja e përkujtimit së bashku të kësaj ditë historike:

Perëndimi zgjodhi 7-Majin

Lindja zgjodhi 9-Majin

Shqipëria pati përkujtuar me Lindjen për sa kohë që shkoi mirë me miqtë sovjetike deri kur pala tonë i akuzoi për revizionistë dhe devijues të linjës dhe parimeve marksiste. Megjithatë vendi tonë vazhdoi ta përkujtojë këtë ditë historike si Dita e Fitores mbi Nazi-Fashizmin.

Tani, pasi komunizmi ra, duke dashur t’i afrohemi Perëndimit me sa të mundemi, filluam t’i tradhtojmë edhe ato ditë të shënuara të cilat historikisht janë përkujtuar pas linjës Lindore. Ndërsa sot, teksa lypim para portave të Komisionit Europian për të na dhënë dritë jeshile për të hyrë, bëjmë njëkohësisht edhe hipokritin me historinë tonë në rradhë të parë, e më pas asaj ndërkombëtare.

Me këto veprimet tona, më kujtohet një anektodë midis dy fëmijevë, të cilët po haheshin me njëri-tjetrin se kush ishte më i prapë, e në një moment njëri thotë: “Unë kam qenë aq i prapë sa qëkur isha në barkun e simë mëje, kur ajo ishte nëpër vizita ose shkonte në ëmbëltore, unë nxirrja dorën e rrëmbeja pa mëndjen e saj ndonjë ëmbëlsirë ç’të gjeja para.” –“Ashtu ti, ë” ia pret tjetri, -“po ti nuk e di se si kam qenë unë. Unë qëkur kam qenë në koqet e babait tim, kur shkonte me ndonjë, unë hidhesha sa nga njëra koqe në tjetrën që mos dilja kopil!!!”…

E pra, kështu më duket se kemi arritur edhe ne me këtë punën e datave historike, përveç përsheshit që kemi bërë me historinë tonë ku kazani vlon në tryezat akademike, tashmë po i shtojmë edhe disa erëza për t’i bërë pak më tepër pikante edhe këto probleme dhe mospajtime që kemi tashmë me historinë tonë.

A nuk mendoni se do ishte më mirë t’i qëndronim besnik të paktën asaj që pjesa më e madhe e botës e njeh si të tillë? 9-Maji ka qenë dhe do të mbetet si akti formal i kapitullimit të Gjermanisë (përderisa edhe kjo e fundit njeh këtë datë).

Një pyetje nga salla, kush kish mbërritur në Reichstag kur kapitulluan Gjermanët: Rusët, Anglezët apo Amerikanët? Përgjigja është evidente…

-###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

Welcome thus in Albania!

… dhe në mes të heshtjes e cila kish pushtuar sallën nën...
Read More

1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *