Dështon “Operacioni Valkyrie” i koordinuar me “PRANVERËN SLLAVE”

*Sqarim: Së pari me lejoni t’i sqaroj lexuesit shqiptar se analiza e mëposhtme gjeopolitike është bërë totalisht mbi principin e paanshmërisë dhe motivimit, ndjenjave apo simpatisë personale. Jam munduar të jem sa më korrekt në bazë të fakteve historike, të dhënave dhe statistikave të njohura botërisht në mjedisin akademik të shkencave politike, dhe analizasës në marrëdhëniet ndërkombëtare. E ndjej të nevojshme ta bëj këtë sqarim që në fillim për të evituar epiketimet dhe komentet e mëvonshme që mund të më cilësojne ndoshta si anti-amerikan, luftë-dashës apo pro-sllav ose filo-rus.

Shpresoj që nën dritën e historisë të të dhënave të cilat janë marrë enkas nga burime anglo-saksone si “Encyclopedia Britannica”, National Archive and Records Administration (USA) etj. lexuesi të bindet se analiza ime është totalisht gjakftohtë e pa sentimentalizma; si dhe burimeve nga gazeta të mirënjohura në Europë dhe analistëve e ekspertëve ndërkombëtar të kësaj fushe.

——————————————————————————————————————————–

Një këndvështrim i shkurtër mbi historinë e Ukrainës dhe në veçanti të Krimesë

Në kalvarin e protestave që u zhvilluan në Ukrainë pas refuzimit të ftesës që tashmë ish-Pr. Janukoviç i bëri Komisionit Europian, një grusht-shteti i organizuar në Kiev para 3-javësh i shtyrë nga forcat ultra-nacionaliste dhe nga qarqe filo-gjermane, formuan një qeveri të re brënda pak ditësh. I kujtoj lexuesit që në Ukrainë, sikurse edhe në Kroaci (Ustaše) e vënde të tjera, gjatë Luftës së II-Botërore pati shumë lëvizje separatiste të cilat u bashkuan me nazistët nën lëvizjen ONU (Organizata e Nacionalistëve Ukrainas). Mbështetje më të madhe pro-naziste pati pjesa perëndimore e Ukrainës, ndërsa pjesa lindore e cila historikisht ka qenë e banuar dhe sllavizuar përfundimisht gjatë fundit të shek. XVIII, luftoi dhe priti si triumfatore Ushtrinë e Kuqe në fund të 1944. Qytetet e Dnjepnopetrovskut, Karkovit, Donetskut, Oleksandrisë dhe Zaporozhies, janë ndërtuar dhe populluar gjatë B.R.S.S. me popullsi ruse. Mjaft muzikante dhe piktorë rus, si p.sh. piktori Ilia Repin i kanë kushtuar tablo p.sh. Kozakëve të Zaporozhies në lidhje me letrën e famshme dërguar Mehmedit IV etj. Pra folklori, kultura dhe etnografia flet vetë në lidhje me këto zona të banuara kryesisht nga rusë.

Sa për rajonin e Krimesë, i kujtojmë lexuesit që ajo u krijua fillimisht në 1921 si pjesë e B.R.S.S. Në vitin 1954, Premieri i BS N. S. Hrushov në emër të miqësisë midis shteteve të B.R.S.S. dhe solidaritetit, e dhuroi këtë rajon si oblast (provincë sipas sistemit administrativ federal rus) Ukrainës. Në vitin 1990, u shndërrua në një Republikë autonome brenda shtetit të Ukrainës. Nga 2, 1 milion banorë afërsisht të rajonit, shumica dërrmuese është etnikisht e pastër ruse. Sipas vetë “The Guardian”, numërohen rreth 20.000 Tatarë myslimanë.

2 qëndrime të ndryshme, 2 standarte për  të njëjtën ideologji, dëmtojnë rëndë kredibilitetin Perëndimor

Rasti i qeverisë së re të ardhur në Kiev me anë të një grushti-shteti, më kujton ardhjen e F. S. Nolit në pushtet në Tiranë në Qershor të 1924. Pas 6-muajsh ra nga pushteti pasi Fuqitë e Mëdha nuk e miratuan dhe aprovuan qeverinë e re pasi nuk kishte ardhur në mënyre “legjitime” në pushtet, duke kërkuar dhe ndihmuar rikthimin e Zogut në pushtet. Të njëjtën sjellje kërkoi dhe morri si pakt Pr. Janukoviç në Kiev pas zgjedhjeve, për t’u tërhequr në mbarim të mandatit. Por largimi i tij i detyruar me dhunë ishte anti-kushtetues nga kryengritësit ultra-nacionalistë në Kiev.

Ndërsa sot “Perëndimi” ka ndryshuar tipare sjelljeje, dhe për herë të parë aprovon një grusht shteti si qeveri të re “demokratike”! Lind pyetja, ç’ndryshim ka midis pëlqimit dhe mospëlqimit të Perëndimit mes Ultra-Nacionalistëve të sapoardhur në pushtet në Kiev (të cilët erdhën në pushtet me fotografitë e Stepan Banderës nëpër duar), dhe “Agimit të Artë” në Athinë? Në njërën anë, Perëndimi mbështet një qeveri të etiketuar po nga vetë ajo si “neo-fashiste” në Ukrainë, në anën tjetër jep nota alarmante, kritike dhe kërcënuese për “hapa mbrapa ndaj demokratizimit” të vendit në Greqi?

Analisti i mirënjohur në fushën e shkencave politike, Mark Sleboda vuri në pah mjaft bukur para disa ditësh në intervistë drejpërdrejtë, kur pyeti për hipokrizinë e vëndeve perëndimore përsa i përket suportit ndaj një forcë politike qartazi e ekstremit të djathtë. Mesa duket e vetmja gjë që bashkon Perëndimin me këtë forcë “neo-konservatore” në Ukrainë është urrejtja ndaj Rusisë… deklaroi ai para Russia Today- TV përballë analistëve nga Londra, Franca, Amerika etj.

Ndëra i pyetur për deklaratën “zhurmë-madhe” të Sekretarit të Shtetit Amerikan, z. Kerri, analisti i njohur gjeopolitik Mark Miles u përgjigj nga San Francisko se ishte një hipokrizi e gjallë, dhe se “të paktën” Washington-i nuk mund të flasë lidhur më ndërhyrjen e trupave ruse në rajonin e Krimesë. Për më tepër, Miles iu drejtua publikut ndërkombëtar të Russia Today-TV duke pyetur se sa baza ushtarake ka SH.B.A. jashtë territorit të saj? Afro 700 baza për Amerikën duke filluar nga Bahrain-i, Kore e Jugut, Amerikë Qëndrore etj. ndërsa Rusia më pak se 200 e të lokalizuara pranë kufijve të ish-republikave sovjetike përgjatë kufirit të Federatës Ruse.

Miles vazhdon më tej duke analizuar politikën e jashtme të departamentit amerikan, duke rifreskuar memorien e publikut mbi 1998-1999 në Kosovë, 2001 në Afganistan, 2003 në Iraq, dhe në 2012 tentativa për në Siri, e cila vazhdoi me “mjete të tjera”…

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë, dhe një paralelizëm me Kosovën

Tashti i drejtohem publikut shqiptar: Në 1998, filloi genocidi dhe reprezalja e shqiptarëve të Kosovës nga Serbët… SH.B.A. vendos të ndërhyjë ushtarakisht pa pritur miratimin nga OKB-ja, me pretekstin e situatës imeditate të spastrimit etnik. Nërhyrja ushtarake e Amerikës, u bë bashkarisht me Britaninë e Madhe, e pak më pas u pasua nga angazhimi i NATO-s me anë të bombardimeve masive mbi Sërbi, ku u aktivizua për herë të parë traktati i “mbrojtjes kolektive” të anëtarëve të saj.

Sidoqoftë, nëse pyet një shqiptar sot në rrugë, nëse e aprovon apo jo ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në Sërbi në 1998, pavarësisht dhunimit të sovranitetit të Sërbisë dhe traktatit ndërkombëtar të OKB-së, përgjigja do ishte në 99% të rasteve: PO!

Tani kemi rastin e Rusisë që po përsërit të njëjtin skenar, por me argumentin “e parandalimit të një spastrimi të mundshëm etnik ndaj qytetarëve Rus që banojnë në Ukrainë!” Në rastin e Rusisë, Pr. Putin i kërkoi dhomës së epërme të parlamentit të miratonte doktrinën e mobilizimit të forcave ushtarake ruse nën aktin e mbrojtjes dhe mos-dhunimit të popullsisë ruse, siç është e përshkruar dhe deklaruar haptazi në Statutin e Politikës së Jashtmë të Federatës Ruse. Besoj se çdokush vë re nota ngjasimi midis Kosovës dhe Krimesë sot, biles mund të themi se Rusia ka edhe një argument më tepër kur ndërhyn për të mbrojtur popullsi të sajën në ndryshim nga SH.B.A.

Për këtë arsye, publiku shqiptar le të mos bëjë hipokritin e të ndjekë rrymën e “2 standarteve” pasi kur ka “brohoritur” njëherë në të kaluarën për një ndërhyrje ushtarake në favor të interesave kombëtarë, të paktën mos të “klithë” kundër të njëjtit skenar të kryer nga një fuqi tjetër. (-Aq më tepër kur nuk cënon aspak interesat tanë!)

**

Një skenar hipotetik: GREQI vs. MAQEDONI/ SHQIPËRIA SI VEPRON?

Le të marrim një situatë hipotetike e ta vendosim këtë konflikt gjeopolitik në kontestin tonë të Sigurisë Kombëtare si pjesë e Axhendës së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Duke pasur parasysh konfliktin e vazhdueshëm mbi çështjen e emrit midis ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe Greqisë, pa hyrë në analiza historike mbi përkatësinë e emrit, le të mendojmë për një moment (uroj që kjo mos ndodhë!!!) se Greqia vendos të ndërhyjë ushtarakisht në Maqedoni. Në këtë rast, si mendoni se duhet të veprojë Shqipëria?

Natyrisht që shumica e shqiptarëve do të jenë PRO-një ndërhyrjeje paraprake ushtarake në zonat me shumicë të banuar nga shqiptarë etnikë në zonat perëndimore të Maqedonisë. Dhe mos harrojmë që ky veprim duhet të ndërmarrë pa pritur miratimin e KS në OKB apo rishikim të traktateve ndërkombëtare, pasi në luftë vendimet duhen të jenë të shpejta e deçizive, sidomos kur veprohet me synim parandalimin.

Siç ka thënë edhe Napoleon Bonaparti: Gjëndja në luftë ndryshon nga minuti në minutë!

A e aprovon këtë veprim lexuesi? Është e nevojshme të ndërrmerret një sondazh për këtë pyetje retorike? Padyshim që do jetë e panevojshme, pasi natyrisht që pjesa dërrmuese do kërkojë të mbrojë shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve kombëtare në trojet e tyre historike.

Po sa % e sondazheve ndërkombëtare do ta aprovojnë një veprim të tillë unilateral nga pala shqiptare?

Pr. Amerikan J. F. Kenedi, kishte një shprehje mjaft të bukur në të ashtuquajtur “kabineti qeveritar i kuzhinës”: Vendose veten në këpucët e tjetrit përpara se të gjykosh.

***

Dështon “Valkyrie”, dështon tentativa “Pranvera Sllave”

Duke iu referuar gazetave Le Monde, Spiegel dhe El Mundo, mund të vihen re nota konspiracionizmi në disa vënde. Megjithatë një mendim është tashmë mëse i pranuar:

Qeveria e re në Kiev mbështetjen e ka marrë përmes Gjermanisë, pasi dhe shumica e liderave kanë ardhur dhe kanë jetuar në Gjermani. Pa dashur të përmend emra publiku i nënkupton mjaft mirë për cilët eksponentë i shkon referimi më lart, dhe suporti financiar që kanë marrë nuk është e vështirë të aludohet më siguri.

Duke parë “pushtimin e heshtur pa krisma” të Krimesë nga ushtria ruse, dezertimin e forcave të Ukrainës në këtë rajon dhe të komandës së lartë, i gjithë ky skenar më kujton skenarin historik të filmit “Valkyrie” (2008) nën interpretimin e aktorit të mirënjohur Tom Cruise. Por në këtë rast, sot ndryshimi është se operacioni nuk drejtohet si puç brënda-për-brënda Gjermanisë për të hedhur një klikë pushteti (si dikur Hitlerin dhe mbështetësit e tij), por në një shtet të huaj ku ka pakica gjermane dhe ku një pjesë e vëndit iu bashkua “Wehrmacht-it”.

Në anën tjetër, situata e tanishme më kujton atë të dy viteve më parë kur nën slloganin “pranvera arabe” mediat botërore ishin fokusuar në Lindjen e Mesme e Gadishullin Arabik, ku një valë e re “revolucionesh demokratike” filluan njëra pas tjetrës të rrëzojnë qeverite me dekada të: Gadafit në Libi, Mubarakut në Egjipt, Zine El Abidine Ben Aliut në Tunizi, Ali Abdullah Salehut në Jemen, dhe vazhdimit të luftës në Siri kundër Bashar al-Asadit ende më sot nga forcat rebele.

Mesa duket, diplomacia e Departamentit të Jashtëm Amerikan kishte inskenuar në vijë një domino të ardhshme në zemër të ish-republikave sovjetike, duke iniciuar një revolucion në Ukrainë, shpërhapur më tej drejt Bjellorusisë ku Aleksandër Lukashenko ka 23-vjet që sundon me një politike të hapur filo-ruse, e vazhduar më tej në Moldavi ku Partia Komuniste morri 45% të votës parlamentare në 2009 dhe ku ka mjaft deputetë me nostalgji filo-ruse.

Duket sikur ka patur një “pakt të heshtur” midis shteteve që hartuan operacionin “Valkyrie” dhe valën revolucionare të mbiquajtur “Pranvera Arabe”!

Megjithatë, “dominoja e parë” nuk u rrëzua, dhe siç është logjika edhe në këtë lojë, nëse nuk rrëzohet e para asnjë tjetër nga pas nuk luan vëndit…

-###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

Flamur Noka: “PD-ja s’rrëzon dot një bunker, jo më qeverinë!”

nga Helidon Tahiraj Rubrika satirike: Seria e intervistave nga Kaso Kosa.  Intervistë me...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *