Flamur Noka: “PD-ja s’rrëzon dot një bunker, jo më qeverinë!”

Kaso interviston Flamur Noken- 21 Janar
Kaso interviston Flamur Noken- 21 Janar

Rubrika satirike: Seria e intervistave nga Kaso Kosa. 

Intervistë me deputetin dhe ish-Min. e Brendshëm, z. Flamur Noka

Në 21 Janar, në bulevardin e vetëm që kemi në kryeqytet, u zhvillua protesta e opozitës. Aty, përpara Kryeministrisë, takova edhe deputetin e PD-së, zotin Flamur Noka…

Kaso Kosa: – Zoti Noka! Zoti Nokaaaa! Po ju bërtas, jo se jam tip arrogant, por meqë ka kallaballëk të madh e ndryshe s’më dëgjoni. Si po ju shkon protesta?

Flamur Noka: – Kasooooo, si je mër burrë? A je mir a? Komplimente që u bashkove me ne. Më banet cejfi që po më thu se e ke kënaqësi me marr pjesë në këtë protestë.

K– Zoti Noka, nuk thashë që e kam kënaqësi. Thashë: “Si po ju shkon protesta?”…

F– Aaaa, kuptova, Kaso! Keq po o tu shku, nuk e shikon a? Besoj se e negjove fjalimin e zotit Basha…?

K– Me thënë të drejtën, nuk e dëgjova se sapo erdha. Ç’tha zoti Basha?

F– Tha ç’i kishin shkru, por s’është çështja këtu, se të gjithë ne ato që na shkrujn themi. E kam llafin, Kaso, që zotit Basha nuk i punon mirë…

K– Zoti Noka, mos u fusni në punët private, ju lutem. Pastaj, ku e dini ju që s’i punon mirë zotit Basha?! Se mos keni bërë analizat e impotencës ju!

F– Kasoooo! Nuk e kisha tek ajo që je tuj mendue. Ta kisha fjalën mo burrë mo, që s’i puno mirë fyti. Mbajti sa mbajti dhe plasi. Në fund, stonoi.

K– Po përse ndodhi kështu?

F– Na i kishin vjedh vezët ish-të përndjekurit, Kaso.

K– Vezët?!

F– Dëgjomë, Kaso! U mblodhëm përpara një muaji ne paria e PD-së dhe vendosëm për një trajtim të veçantë të zotit Basha, tue parë precedentët e tij të mëparshëm. Pra, tue marrë parasysh faktin se nuk i punon rryli i fytit më tepër se 5 minuta, vendosëm: Zoti Basha të pijë vezë fshati çdo vakt, madje, vezë më dy të verdha. Mirëpo vezët na i vodhën. Na i vodhën të përndjekurit dhe këtë ta jap me përgjegjësi të plotë, se jam edhe nënkryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare.

K– E ç’u duheshin të përndjekurve vezët?

F– I përdornin në hyrje të parlamentit, Kaso. Qëllonin me vezë makinat që futeshin brenda.

K– Zoti Noka, po më habisni vërtet. Po pse, mor burrë, nuk blinin dot vezë në dyqan ata, por do të vidhnin vezët e partisë tuaj!? Dhe të cilës: Të partisë që të përndjekurit kurrë nuk i ka përndjekur?

F– Këtu, pra, qëllon problemi, Kaso. S’u kemi dhënë kompensim për vitet e burgut dhe ata meqë s’kishin lekë të blinin vezë, na i morën vezët neve. Ne kujtonim se kur ia hidhnin Ramës, kishin vezët e tyre ata. Do ti, na i kishin marrë neve?!

K– Po ju, si njeri i sigurisë, nuk mundët t’i kuptonit?

F– Si t’i kuptoja, ja më thue mua ti?! Ata, vezët e fshatit që kishim në frigoriferin e partisë, i zevendësuan me vezë pularie qe jan me te lirs edhe qe kan’ cilesi te dobet. Pra, në shifra njëlloj më dilnin kur i numëroja. Kjo gjë na e mori në qafë Bashën, që i iku zani are, aty nga fundi. Ore, unë nuk e kam hallin te Luli. E kam hallin se mos e merr vesh Doktori që më kanë ndrrue vezët dhe më gjen belaja. Këtë vetëm ty po ta them. Tani ika, Kaso. Takohemi pas 1 ore, se do nisemi të rrëzojmë bunkerin që është ndërtuar përpara Ministrisë së Brendshme.

Pas nja 2 orësh, zotin Noka e takova përsëri. Këtë radhë ishte i pikëlluar.

K– Zoti Noka ju pashë me flamur të PD-së në dorë afër bunkerit. Pashë që shumë simpatizantë po i binin ta thyenin, por s’ia dolën. Përse?

F– E, mo Kaso! Më mbeti flamuri në dorë, më mbeti. “Ti Flamur mbaj flamurin”, më tha Sala. Dhe e mbajta. Po kot që e mbajta.

K– More vërtet, si nuk mundët të rrëzonit dot një bunker?

F– Me kë të rrëzojmë bunker, Kaso?! Me të mbaruarit që kanë mbetur në PD?!

K– Të merrnit nja 2-3 veta nga Kukësi zoti Noka, dhe e bënin ata fërtele.

F– Ku me i gjet kuksianët, Kaso? Kanë ik në Gjermani. Vetëm unë, Safet Gjici dhe ca të tjerë kemi mbet.

K– Po merrnit ca nga komuniteti rom. E bënin ata përshesh për 15 minuta!

F– Dëgjomë Kaso, se po më hap një plagë organizative të partisë sonë me këtë që the. Romët s’janë me PD-në. Ata janë me PS-në. Ata akoma i janë borxhli Enverit: Sa herë shkojmë ne t’u flasim që t’i bashkohen partisë sonë, ata fillojnë të këndojnë këngën: Rroft’ partia! Rroft’ Enveri! Se Mehmeti desh na theri.

K– Po si do t’ia bëni, zoti Noka? Kur do ta rrëzoni qeverinë?

F– O Kasoooo! Ne s’rrëzojmë dot një bunker, jo me rrëzu qeverin’…

***

Tags from the story
, ,
More from Helidon Tahiraj

Lali Eri: Saimir Tahiri është ideatori i protestave, te ish-Parku

Dje, në ditën e martë të datës 4 të muajit korrik të...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *