Një analizë psiko-socio-ekonomike e brezit studentor në Shqipëri

Keni parë e dëgjuar të rinjtë që me oratorinë e tyre intelektuale kanë shfaqur shpesh herë pjekurinë e tyre në lidhje me papunësinë dhe koston e jetesës.

Por në anën tjetër, dialektika e tyre në ide, analoge e retorikës së bukur e plot zjarr të riu idealist, shkon diametralisht në kah të kundërt kur vjen puna në materializimin e fjalëve me vepra. Siç do thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori, ”këta janë dialektikë në vepra dhe materialistë në fjalë.” (Pse do të rrëzohet komunizmi?)


Ku qëndron lidhja, pyet lexuesi besoj. Pikërisht tek përqasja e nevojave të punësimit, dhe shpenzimeve sociale që përafrohen me ato të një borgjezi të lartë, ç’ka vë në ‘?’ statusin e studentit në kontekstin e mësipërm.
Që një individ të shpenzojë, detyrimisht duhet të ketë të ardhura. Përjashto këtu rastet e shtresave të larta ku fëmijët kanë një pikëmbështetje të siguruar për nis-karrierën e tyre (për ata që mendojnë të punojnë), apo ata që thjesht shijojnë deliret e jetës duke falenderuar ditë-natë fatin që iu rezervoi këtë jetë.

Pra kur individi ka të ardhura, ai shpenzon, dhe kur shpenzon ai kthehet në konsumator produktesh ose/dhe shërbimesh. Por kur nuk ka të ardhura? Detyrimisht ai presupozohet se të paktën do shpenzojë aq sa për konsum jetese.

Tani kthehemi tek studenti. Ai shpenzon për konsum vetjak. Por të ardhurat nuk vijnë drejtpërdrejt prej tij, por prej familjes së tij. (përjashtojmë këtu pjesën e studentëve të cilët edhe punojnë për të mbajtur veten)
Por vini pak re, nëse i hymë një analize ekonomike për një familje të klasës së mesme në Shqipëri, kemi për të dalë në disa rezultate marramëndëse!

Le të fillojmë nga përqasja psiko-patologjike e femrave, që shërben si motorino për të ndezur gjithë gjeneratorin e shpenzimeve përgjatë 1-muaji të zakonshëm. Le t’i hedhim pra një sy pak pasojave të psikozës socio-ekonomike…

Së pari, psikologjia e shumicës dërrmuese të femrave studente, fokusohet në kuadrin e investimit në aparencën e tyre, për të ngritur prestigjin dhe statusin e tyre në rrethin shoqëror në të cilin bëjnë pjesë për momentin, për synimin e vetëm padyshim që nesër të ndryshojnë rreth për më lart…

Parukierja e lagjes pret ‘lekët me gërshërë’ dhe mbush axhendën e ngjeshur të ditës së saj të lodhshme, ditë e cila fillon në 7’00 e mbaron në 23’00, pasi kërkesa natyrimisht që fillon nga ato të cilat ruajnë “seriozitetin” e tyre në shkollë, e deri tek ato të cilat dhe për një mbrëmje jashtë duhet të bëjnë një “autostop” tek parukierja para.
Le të vijojmë më tej me manikyrin dhe mirëmbajtjen estetike e cila përgjithësisht i merr një kohë nga 1 deri në 2 orë, ndërkohë studentet në Europë nuk e njohin makiazhin të paktën deri në moshën 28-30 vjeç (të paktën sipas një studimi të bërë nga Huffingtonpost ndërmjet femrave franceze dhe amerikane, si dhe MailOnline në Britani e cila deklaron se grate shpenzojnë afro 55-min në ditë për makiazhin e tyre, adoleshentet edhe më tepër).

Pra një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të tyre modest, shkon pikërisht për mirëmbajtjen e tyre estetike. Tani shtoni pak në ekuacion edhe daljet e mbrëmjeve dhe të fundjavave për të bërë check-in në lokalet “e thjeshta” të natës, ku një gotë kushton duke filluar nga 500-L deri në 800-L të reja koktejli…

Qëllimi përfundimtar i femrës studente shqiptare, me pak fjalë rrotullohet të ideja e marrjes së diplomës, punësimit dhe më pas martesës me një mashkull të pasur në mënyrë për të kaluar ditët e saj duke shijuar frytet e lluksit.
Nga ana tjetër, le të shqyrtojmë tani edhe rastin e meshkujve. Ana tjetër e medaljes së psikozës, me pak fjalë, vërtitet tek fabula e “palloit me puplat më të bukura”- që nënkupton kush ka paranë më të madhe në dorë, duke futur këtu edhe komoditetet e mallrave dhe vleftën e tyre e cila mbart edhe surplusin e famës + pushtetit.

Një djalë student, pavarësisht faktit që është student, ëndërron të ketë një mjet të tijin, nxitje e cila është e tamposur thellë në ndërgjegjen e tij për të ngritur nga ana e vet statusin si dhe për të patur një pikë reference për të tërhequr vëmendjen e femrës.

Nga ana tjetër, meshkujt e kanë të rregjur në temperamentin e tyre ndjenjën e kursimit nëpër lokale, por në të njëjtën kohë shkaku për këtë kursim vjen nga vetë shkaku i mbrëmjeve në të cilat mashkulli gjithmonë e ndjen si normë-sjelljeje të qerasë partneren e tij për t’i treguar xhentilesën e tij.
Për të mos përmendur më tej rastet kur studentit mashkull i duhet të heqë kafshoren e tij nga goja e vet për t’ia dhënë mjetit i cili ka ndezuar llambushkën e verdhë të urisë.

Në fund të gjithë kësaj analize, pjesa më e rrezikshme nuk është përmendur ende. Ajo që është për të kapur kujën e marrë vrapin, është edukata dhe stimujt-nxitës nën të cilën farkëtohen brezat edhe më të rinj, adoleshentët nëpër gjimnaze, dhe nxënësit në 9-vjeçare. Që në bankat e shkollës, ata kuptojnë që ana materiale është më e rëndësishmja dhe e katapulton njeriun ku të dojë. Mbi të gjitha, brezat e rinj kanë si synim që të arrijnë pikërisht ato lajthitje të cilat bën brezi i rritur universitar. Motra/vllai i tyre në universitet shërben gjatë gjithë kohës si një shembull i keq shtytjeje për të ardhmen e motrës/vllait më të vogël në shtëpi. Dhe cila është ironia e fatit?! Prindërit e miratojnë!

Për t’i dhënë fund, do doja të bëja një analogji mes anektodit me të çmendurit të cilët u çmendën edhe më keq nga gëzimi kur morrën vesh që drejtori i spitalit do ndërtonte një pishinë për ta, që rezultoi në hedhjen nga trampolina ende pa u mbushur me ujë pishina. Nga ana tjetër, mirë lokalet dhe bizneset e tjera që përfitojnë nga lajthitja e studentëve me çmimet stratosferike, po ç’ne të rinjtë që vazhdojnë ende dhe i frekuentojnë thjesht për hir të të bërit një status dhe check-in në facebook, duke pranuar të kapërdijnë një “kafshatë” më të madhe se ç’mban goja e tyre… (huazoj M. Gork-in me romanin e tij “Për bukën e gojës”)

P.S. Dhe dikush më tha që materializmi-dialektik ka vdekur me kohë… Mos vallë ka qenë shurdh-memec ky person për të mos dëgjuar dhe parë realitetin i cili na rrethon e ku jetojmë ditë për ditë?!

-###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

Fundoset Lazarati, merr me vete dhe Spanjën- Kushtet e Hollandës për në BE

E keni pyetur veten ndonjëherë nëse ngjarjet në Shqipëri mund të kenë...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *