Rreth “Patrioti”

Edi Sara
Themelues i faqes “Patrioti.al”
Ai ka përfunduar studimet e larta në UNYT, fakulteti i shkencave politike-dega marrëdhënie ndërkombëtare, si dhe ka ndjekur studimet post-universitare pranë Akademisë Diplomatike Shqiptare (pjesë e MPJ). Studimet master i vazhdoi në Central European University në Budapest duke u profilizuar në degën Public Policy. Aktiv në jetën akademike dhe politike të vëndit, publicist, studiues si dhe kontributor në disa projekte për zhvillim dhe propozime ambientaliste.
John McLean
Kontributor në “Patrioti.al”
John është nga Irlanda e Veriut dhe ka studiuar histori në Queens University në Belfast, ku dhe ka qënë aktivisht i angazhuar me punë paqësuese post-konfliktuale. Pas studimeve Bachelor, John ka udhëtuar dhe punuar në Europën Qëndrore dhe atë Lindore. Pas përfundimit të Masterit për Public Policy në Central European University në Budapest, ai u largua në Londër për të punuar me politikat e komunitetit financiar. Atje, ai gjithashtu shkruan komentarë mbi tematika aktuale në çështjet e politikave publike dhe sociale, si dhe është duke ndjekur studime jo-formale në ekonomi, histori dhe politikat publike.
Alban Lauka
Kontributor në “Patrioti.al”
Albani është ligjërues në fakultetin e shkencave politike në UBT, Prishtinë. Studimet “Bachelor” i ka përfunduar në UNYT, dega Shkenca Politike/Marrëdhënie Ndërkombëtare, ndërsa ato Master në LSE, Londër, dega Politike dhe Qeverisje në BE. Aktualisht vazhdon studimet Ph.D. në Kentucky University, SH.B.A. Në faqen tonë, Albani vjen përmes shkrimeve analitike rreth zhvillimeve bashkëkohore politike në Ballkanin perëndimor dhe në Bashkimin Europian.

Kontribues nga e kaluara

Helidon Tahiraj
Ish-kontributor në faqen “Patrioti.al”
Helidoni ka mbaruar studimet në UT, dega Filozofi-Sociologji. Prej disa vitesh është kontribues me skenare satirike në programet televizive “Portokalli”, “Al, Pazar”, dhe “Kaktus” në News 24. Aktualisht është bashkëpunetor i emisionit satiriko-investigativ “Fiks Fare” në Top-Channel. Në faqen tonë, Helidoni vjen përmes serisë së shkrimeve satirike që venë në lojë aspekte shoqërore, ngjarje dhe personazhe publike të vendit tonë. Pasioni i tij është futbolli në fushë të madhe, por edhe në salla. Tifoz i zjarrtë i ekipit të Partizanit. Nëse futbollin e luajnë femrat, bëhet tifoz me ekipin që ka lojtaret më të bukura.
Anisa Vrenozi
Ish-kontributore në faqen “Patrioti.al”
Anisa ka përfunduar studimet e larta në UNYT, fakulteti i shkencave ekonomike-dega finance. Në të njëjtin universitet, së fundmi përfundoi studimet e nivelit Master Shkencor në Finance & Kontabilitet dhe vendosi të vazhdojë më tej studimet e doktoraturës. E apasionuar pas artit, letërsisë, dhe kinematografisë, Anisa përcjell mendimet e saj për filmat që përfaqësojnë momentet kulminante të kinematografisë botërore ndër vite.