Skënderbeu: Prapë me sheshin?! Sa lekë paskeni pasur…

Skenderbeu flet me Kason
Skenderbeu flet me Kason

nga Helidon Tahiraj

Rubrika satirike: Seria e intervistave nga Kaso Kosa.

Intervistën e radhës e realizova me më të madhin e të mëdhenjve të shqiptarëve. Me vetë Skënderbeun. Po, po me vetë atë. Do thoni ju: “Si munde!? Ai nuk mund të flasë”. Flet që ç’ë ç’keni me të. Dhimbja i bën të vdekurit të na flasin edhe nga ajo botë. Ja intervista:

Kaso Kosa- Përshëndetje! Nuk është Gjergji këtu?

Kali i Skënderbeut- Jo nuk është. Ka ca orë që ka shkuar te Nënë Tereza.

Kaso- Te aeroporti Nënë Tereza? Po ç’ne? Apo edhe Gjergji ka vendosur të lërë vendin, e të niset të kërkojë azil gjëkundi? Mos është nisur për në Panama? Ka fshehur ndonjë verdhushkë atje ëëëë…?

Kali- Mirë do ishte të kishte fshehur ca, por s’është nga ata ai. Ka shkuar te spitalet Nënë Tereza. Hëeeeeee, ja ku po vjen. (Nga lart pashë vetë Skënderbeun që duke u çapitur dhe rënkuar, po vinte drejt nesh. Më përshendeti dhe me zor i hypi kalit)

Kaso- Gjergj! Kali më tha që ishit në spital? Keni ndonjë problem..?

Skënderbeu- Urdhëro! Fol fort se s’të dëgjoj Kaso!

Kaso- A keeeeni ndonjë probleeem, thashë, që shkuat në spitaaal?

Skënderbeu- Ç’më pyet bre burre! Më dhemb gjithë trupi. Grykët më janë zënë. Veshët sun dëgjojnë fare. Veshkat më janë bërë copë!

Kaso- Doktorët të thanë për këto?

Skënderbeu- Ç’doktorë zeza thua! Doktorët s’më vizituan fare! Prita kot në radhë dy orë. S’më linte asnjë shqiptar të futesha para tyre. Kur më erdhi radha ime, sa u futa te dhoma e vizitave më tha doktori: “Ke lekë?

Kaso- Po ju ç’i thatë?

Skenderbeu- Çfarë t’i thosha Kosa! “Jo”- i thashë. Sa i thashë kështu unë, më nxori infermierja me shqelma jashtë.

Në atë çast ndërhyri kali: – Të pata thënë Gjergj.. Bëj lekë sa je në pushtet, se do të të duheshin, por s’më dëgjove mua. Rri tani! Na ke lënë fukarenj të gjithëve.

Skënderbeu- Pusho o pelë, që ngul këmbë si mushka dhe një muhabet ke përherë. Se në fakt kali im s’je. Të kanë bërë pa allate. Po të mbaj për gjynah, pavarësisht se s’je kali im.

Kaso- Mos u zini, ju lutem, se do thonë që u zu Skënderbeu me kalin. Edhe ti kal, a pelë, pak më i kujdesshëm kur kundërshton Skënderbeun. Po e sëmurë fare. Shiko si e ke katandisur…!

Skënderbeu- A jo mo Kaso evlati, jo! S’më ka bërë gjë kjo pela, a mushka ime mua, por kjo kokë që ngulte këmbë si mushka që do luftonte dhe nuk bëntë lekë. Tani që kam nevojë dhe më dhemb gjithë trupi, s’kam kokërr leku t’iu jap doktorëve.

Kaso: Nga se vuani o i madhi Skënderbe?

Skenderbeu -Nga ç’nuk vuaj, thuaj. Kam gurë në veshka.

Kaso- Gurë në veshka? Po si t’u bënë gurët në veshka, apo meqë bridhjeje maleve, lart e poshtë nëpër shkëmbinjë.

Skënderbeu: Më janë bërë nga pluhurat Kaso. Shiko ç’ndotje ka në Tiranë. Në kohën e atij merhum Enverit shikoja Malin e Dajtit dhe çoku merrja ajër të pastër. Tani kam mbi 25 vjetë vetëm pluhur thith. Më është zënë edhe gurmazi nga pluhurat. Ti e shikon që mezi flas. Veshët po më lanë fare, nga zhurmë e makinave.

Kaso- E shikoj, o i madhi Skënderbe. Tani do shpëtosh. Këtu te sheshi yt, nuk do kalojnë më makina. Do të të bien veshët rehat.

Skënderbeu- Pse ç’ka ndodhur?

Kaso- S’e ke marrë vesh, o i madhi Skënderbe?! Do bëhet sheshi me gurë dhe s’do lejohet të kalojnë më makina këtu.

Kali i Skenderbeut në atë cast ndërhyri në bisedë- Do lejohet të kalojnë vetëm kuajt, pelat dhe mushkat e atyre që mbledhin bidona plastikë nëpër kazanë dmth? U sa mirë…!

sheshi sot-pril 2016-rremuje

Kaso- Për ato nuk e di, por për makinat, di që s’do kalojnë.

Skënderbeu- Lekë të madh paskërkeni pasur ju qerata shqiptarët Kaso. Për të disajtën herë, po më bëni sheshin.

Kaso- E po të duam fort ndaj. Një Skënderbe kemi.

Skënderbeu- Kur fillojnë punimet? Aman të Keqen Kaso, se ti i njeh ata në qeveri. Thuaju t’i fillojnë sa më parë. Të fusin ndonjë matrapik, e nga dridhjet e saj mbase më ikin gurët nga veshkat se vdiqa. Ore, se nuk të pieta; Kush e vendos këtu te ju, se kush nga projektet për sheshin është më i miri?

Kaso- Si kush, o Gjergj. I madhi fare. Kryeministri.

Skenderbeu- Nuk keni arkitekt ju?

Kaso- Kemi o i madhi Skënderbe, por edhe atyre ka një jetë që i’u është zënë gurmazi si ju.

Skënderbeu- Edhe një pytje Kaso, se s’kam fuqi të bëj të tjera: Mirë sheshin që do ma rregullojnë, po ndotjes dhe pallateve të larta në përgjithësi në Tiranë, do i bëjnë derman? Vdiqa fare Kaso, mezi marr frymë. Më janë errësuar sytë. S’shikoj kurrë as Malin e Dajtit, le më diellin.

Kaso- Pra ju Gjergj jeni për bërjen e sheshit me gurë?

Skenderbeu -Edhe po edhe jo Kaso. Do përcëllohem nga vapa e gurëve, por nga njëra anë do më shpëtojnë daullet e veshëve nga zhurmat. Pastaj Kaso, edhe po të jem kundër unë, kush më pyet?

Në atë cast, u zgjova nga gjumi. E mo Kaso që mbete aguridhe- i thashë vetes. Kisha dremitur, teksa pak më parë po dëgjoja lajmin nga tv, se do fillonte bërja e “Sheshit Skënderbej”!

***

Tags from the story
,
More from Edi Sara

Triologjia e tre ngjyrave: Bluja, e Bardha & e Kuqja

nga Anisa Vrenozi Triologjia e fillim-viteve 90-të e Krzysztof Kieslowski ishte punimi i...
Read More

1 Comment

  • Rastesisht e kam pare projektin,bile erdhi dhe vete shefi Erion Veliaj ne muzeun Historik .Nuk do te kete rruge ne sheshin Skenderbej duke e bere shume te madh dhe te gjelberuar me mbi 50 %.Prandaj po behet unaza anesore me 4 korsi dhe me te vertete shume e bukur …Hapesira para pallatit te kultures ,para sheshit,muzeut do te mbyllet me gure nga gjithe Shqiptaria ,akoma edhe nga Presheva,nuk do te akzistoje asfalt
    Sheshi do te jete me shatrivan te pa dukshem te cilet do ta lajne ne cdo kohe dimer dhe vere ,piste per tu argetuar me femijet .
    Sigurisht qe bejme verejtje ne qe nuk jemi arkitekte .Eshte e pa mundur te mos bejne verejtje vete arkitektet .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *