Sondazhi PD: 29-Maj në “Opinion” nga IBSK

Instituti Ballkanik i Sondazheve- Kosove
Instituti Ballkanik i Sondazheve- Kosove

Disa sqarime mbi sondazhin e zhvilluar nga IBSK, shfaqur tek “Opinion” më 29 Maj

Hyrje

Publikimi i një artikulli tek gazeta “Tema” shërbeu si prelud për të sqaruar publikun shqiptar në lidhje me sondazhin i cili u përcoll drejtpërdrejt nga studio e “Opinion-it” më 29 Maj të këtij viti.

Pikë së pari, më lejoni të sqaroj se qëllimi i këtij shkrimi nuk është të merret me polemikat që mund të jenë ngjallur nga shifrat e publikuara të këtij sondazhi, por përkundrazi, të sqaroj publikun dhe vetëm publikun shqiptar, e theksoj (duke mënjanuar “zhurmuesit mediatik”), në lidhje me metodologjinë si dhe përfundimet e rezultateve duke dhënë dhe një analizë të shkurtër sqaruese mbi këto shifra.

Fillimisht, sondazhi nuk u krijua nga Blendi Fevziu, por nga një institut tërësisht i pavarur: Instituti Ballkanik i Sondazheve-Kosovë (IBSK-së shpejti me një filial edhe në Shqipëri). Z. Fevziu e kërkoi këtë këtë sondazh. Pra porositësi-kërkuesi është studioja “Opinion”, dhe bërë-dhënësi IBSK.

Metodologjia

Metodologjia e përdorur në këtë sondazh, është totalisht akademike dhe nuk lë vend për ndikime të njëanshme në rezultate. Nëpërmjet bashkëpunimit të Institutit me website-in Izisurvey.com, ngarkimi i të dhënave bëhet elektronikisht.

Sondazhi u krye nëpërmjet tabletave-me sim-card. Nëpërmjet programit Izisurvey, intervistuesi përdorte metodën RDD (Random Digit Dialing) e cila është pjesë e platformës Izisurvey. Metoda RDD bën të mundur përzgjedhjen e një numri tërësisht në mënyrë probabilistke, ku pasi intervistuesi vendos një minimum dhe maksimum të spektrit të numëratorit që do të telefonojë (psh. nga 0692020000 në 0699999999), RDD gjeneron një numër pas klikimit të butonit “Gjenero një numër të ri” duke i dhënë shans të barabartë të gjithë numrave të kufizuar nga spektri i mësipërm.

Më konkretisht, nga tre operatorët telefonike të përzgjedhur në këtë sondazh (AMC; Vodafone; Eagle), u intervistuan 900 veta. Pra kampioni ishte 900 pjesëmarrës, nga afërsisht 2,5 milion banorë të cilët përdorin telefoni celulare në Shqipëri. Pra propabiliteti i përzgjedhjes në mënyrë të barabartë i secilit banor është 900/2,5 mln= 0.00036. Siç mund të kuptohet, RDD është një metodë mjaft efektive pasi në kohë të shkurtër (Sondazhi u krye gjatë muajit Prill-Maj), mund të arrihet teorikisht dhe siç rezultoi edhe në praktikë, brënda kampionit pjesëmarrës nga çdo rreth apo cep i Shqipërisë, ku dihet se gjithkush nga 2,5 milion përdorues telefonikë ka 0,00036 mundësi shansi që të ishte përzgjedhur në këtë sondazh (pra me 36 x 10-5 propabilitet të ishte njëri prej 900 individëve të parashikuar si kampion për këtë sondazh).

Intervistat u kryen nga një grup të rinjsh të trajnuar enkas për sondazhe, të cilët nëpërmjet tabletave-telefonuan çdo ditë nga ora 09’00-22’00 përgjatë muajit Prill-Maj, dhe ngarkonin të dhënat menjëherë në website-in IziSurvey.com (Faqja: www.izisurvey.com)

*

Replikë ndaj gazetës “Tema”

Në këtë pikë, bien poshtë akuzat për ndërhyrje të njëanshme në intervistimin dhe përzgjedhjen me qëllim të elektoratit të djathtë, me tendencën për të rritur pëlqimin e PD-së dhe së djathtës si forcë politike pasi programi vetë e bën të pamundur këtë ndërhyrje në të dhëna.

Referojuni: http://www.gazetatema.net/web/2014/05/30/blendi-fevziu-ben-sondazh-per-te-vleresuar-performancen-e-bashes-dhe-grida-dumes/

**

Shifrat dhe faktet

Tani le të kalojmë pak tek publikimi i të dhënave. Fillimisht, po i kujtoj publikut se qëllimi i sondazheve është pikërisht pasqyrimi i të dhënave në një moment të caktuar. Në varësi të rrethanave, kushteve dhe faktorëve të ndryshëm, të intervistuar japin përgjigje të ndryshme. Në fund, bukuria e sondazhit qëndron se çdokush mund të interpretojë të dhënat e tij në bazë të asaj që paraqitet, duke dhënë një opinion të tijin. Megjithatë, dhe për këtë ka limitet e saj. Dhe një limit është kur dikush përpiqet ta nxjerrë si të pavlefshëm rezultatin e sondazhit siç është tentuar në rastin tonë.

Nuk është aspak e vërtetë që PD-ka dalë jashtë parashikimeve dhe me një pëlqyeshmëri të madhe. “Tema”- publikon shifra të cilat më kujtojnë shprehjen e të madhit Giacomo Rossini kur pasi e dëgjon studenten e tij të përformojë një partiturë nga të tijat, në të cilën ajo devijoi dukshëm duke e modifikuar sipas preferencës së saj, ai i thotë: “Shumë bukur, shkëlqyeshëm e dashur! Pa më thuaj pak tani, e kujt ishte kjo partiturë?”

Për ta konkretizuar, “Tema” shpalos: 51% e shqiptarëve vlerësojnë punën e Bashës si të mirë ose shumë të mirë.

Pyetjes: Si mendoni ju se po e drejton Lulëzim Basha PD-në?

Shumë të mirë 163 18.17%
Të mirë 304 33.89%
Mesatare 187 20.85%
Te keqe 81 9.03%
Shumë të keqe 69 7.69%
Nuk e di/nuk përgjigjet 93 10.37%

Pra interpretimi ndryshon, kur afro 21% qëndron tek mesatarja, dhe ku 10, 37% nuk ka dashur të përgjigjen çka mund të interpretohet edhe si shenjë proteste për kryetarin de jure por jo de facto të PD-së. Gjithashtu, një lider mund të drejtojë mirë, por nuk do të thotë se korr sukses pasi një forcë politike ka shumë elementë dhe drejtues të tjerë në gjirin e saj, të cilët mund të mos jenë në lartësinë e kryetarit, ose dhe më keq, të punojnë në linjë të kundërt dhe përçarëse për shkak të mosdakortësisë në linjën e partisë etj. etj.

Nga ana tjetër, pyetja tjetër e cila vinte në rradhë përpara pyetjes së mipërme kur i drejtohej të intervistuarit: Si mendoni ju se po vepron PD në opozitë?– jep këtë panoramë:

Shumë të mirë 112 12.49%
Të mirë 222 24.45%
Mesatare 235 26.20%
Te keqe 141 15.72%
Shumë të keqe 114 12.71%
Nuk e di/nuk përgjigjet 73 8.14%

Pra, “Tema” duhet të publikojë pak më të plotë informacionin që merr përsipër të komentojë pasi siç lexuesi mund të vëreje, interpretimi dhe përfundimi i aluduar ndryshon tepër.

28, 43% mendojnë se PD po vepron keq ose shumë keq në opozitë, ndërsa nëse i shtojmë dhe 8, 14% që nuk e dinë ose nuk kanë dashur të përgjigjen, shifra shkon në 36, 57 %.

Duke patur parasysh se kufijtë e gabimit për 900 të intervistuarit janë tek 3, 27 ose 3, 28, shifrat janë qartazi të pranueshme dhe brënda normave akademike të aplikueshmërisë.

Pyetjes: Si mendoni ju po vepron Sali Berisha në Kuvend?

Shumë të mirë 139 15.50%
Të mirë 180 20.07%
Mesatare 148 16.50%
Te keqe 151 16.53%
Shumë të keqe 197 21.96%
Nuk e di/nuk përgjigjet 82 9.14%

Një sqarim dhe këtu: 35, 57% e vlerësojnë punën e ish-Kryeministrit të vendit Sali Berisha si të mirë apo shumë të mirë, dhe jo vetëm |të mirë| siç “Tema” përsëri publikon.

Ndërsa përsa i përket vlerësimit të politikanëve të PD-së, këtu sërish “Tema” i bie aq shkurt sa lexuesi i pa-informuar merr tërësisht një mesazh të gabuar.

Tabela 13. Notat nga 1 (më e ulëta) deri tek 10 (më e larta) për disa politikanë të PD-së
Nota/Emri Ridvan Bode Majlinda Bregu Mesila Doda Grida Duma Eduart Halimi Alben Imami Edi Paloka Arben Ristani Jorida Tabaku Jozefina Topalli
1 68 63 30 36 58 97 81 100 33 146
2 41 45 29 9 20 45 39 34 14 41
3 36 36 36 28 30 25 35 27 23 25
4 56 53 40 31 48 69 50 54 27 49
5 131 77 79 57 107 106 73 77 66 80
6 82 66 91 39 88 94 94 76 78 51
7 136 138 103 59 118 115 110 99 106 74
8 138 146 104 68 106 116 115 94 87 109
9 36 77 65 51 63 61 80 79 75 76
10 58 112 95 118 60 80 114 97 90 165
Nuk e di/nuk e njoh/nuk përgjigjet 115 84 225 401 199 89 106 160 298 63
Total 897 897 897 897 897 897 897 897 897 897

Grida Duma është e vërtetë që ka marrë më tepër vlerësime të larta, pasi vlerësimi bëhej nga nota 1-10, por në të njëjtën kohë kryeson gjithashtu listën e politikanëve të PD-së për mosnjohje nga publiku. Për më tepër, po publikoj më poshtë tabelën e plotë të përpiluar nga IBSK për këtë sondazh:

Pra nëse vërejmë në mënyrë manekiste, pra bardh e zi, le të krahasojmë vlerën minimale (nota më e ulët) me atë maksimale (nota më e lartë):

1- kryeson listën ish-Kryetarja e Kuvendit Popullor, Jozefina Topalli me 146 vlerësime, e pasuar nga Arben Ristani me 100.

10- kryeson listën po Jozefina Topalli, me 165 vlerësime, e pasuar nga Grida Duma me 118.

Mirëpo siç kuptohet, elasticiteti në vlerën absolute mesatare nuk është njësoj. Jozefina ka më tepër 10 por dhe më tepër 1, gjithashtu Grida vjen e dyta për nga 10, por me një panjofshmëri të deklaruar prej 401 vetash! Nëse e pasqyrojmë në %, nga 900 të intervistuarit, 41, 3% nuk e njihnin ose nuk donin të përgjigjeshin për këtë person.

Pra siç mund të shihet, “Tema” sërish nuk është e saktë në interpretimin e saj. Pra nuk është Grida Duma e para për vlerësimin më të lartë.

Më poshtë po publikoj në % vetëm 2 notat më të përzgjedhura për politikanët e PD-së të përfshirë në listën e këtij sondazhi, të vlerësuar nga kampioni prej 900 veta. Në rastin kur % e panjofshmërisë hyn në dy më të votuarat, kemi marrë notën e tretë më të lartë të politikanit. Ja ku është lista e notave dhe %:

Ridvan Bode: 18,2 % nota 8; 15, 4% nota 5.                                 >Nota Mesatare: 6,5

Majlinda Bregu: 15,4 % nota 7; 14,7% nota 8.                            >Nota Mesatare: 7, 5

Mesila Doda: 26, 6% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 14% nota 7; 11,9% nota 10.

>Nota Mesatare: 8,5 por kur në 10 persona- gati 3 nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen.

Grida Duma: 41, 3% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 13,3 % nota 10; 7,7% nota 7.

>Nota Mesatare: 8,5 por kur në 10 persona- 4 nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen.

Eduart Halimi: 19,6% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 12,6 % nota 6; 11,9% nota 5.

>Nota Mesatare: 5,5 por kur në 10 persona- gati 2 nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen.

Arben Imami: 13,3 % nota 5; 12,6% nota 8.                                   >Nota Mesatare: 6,5

Edi Paloka: 13, 3% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 11, 9% nota 10; 11,2% nota 4.

>Nota Mesatare: 7 por kur në 10 persona- gati 1 nuk e njeh/ nuk do të përgjigjet.

Arben Ristani: 18, 2% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 11, 9% nota 9; 11,2% nota 10.

>Nota Mesatare: 9,5 por kur në 10 persona- gati 2 nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen.

Jorida Tabaku: 31, 5% nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen; 11,2 % nota 10; 9,8% nota 9.

>Nota Mesatare: 9,5 por kur në 10 persona- gati 3 nuk e njohin/ nuk duan të përgjigjen.

Jozefina Topalli: 19, 6% nota 10; 14,7 % nota 1.                           >Nota Mesatare: 5,5

Siç mund të vërejmë, për çdo notë mesatare saktësia matet me rastin e shumës së % dy notave të mësipërme më të përzgjedhura për çdo politikan, pra në rastin e Bodes interpretimi është si vijon:

Me 33,6 % të pjesës më të madhe të vlerësimit, Ridvan Bode i përket notës mesatar 6, 5. (e kështu me rradhë).

Megjithatë, përsëri duhet të jemi të kujdesshëm pasi në rastet kur panjofshmëria është ndër më të mëdhatë, nota mesatare ka dalë si vlerë absolute e notës pasardhëse me të dytën. P.sh.:

Grida Duma është vlerësuar me notën mesatare 8,5 të preferuar nga 21% e votuesve, por ndërkohë në 10 persona- 4 nuk e njohin. Ose ndryshe, duke hequr 41,3% panjofshmëri, Grida Duma është vlerësuar afërsisht me notën 8,5 nga pjesa e mbetur e 59,7% e njofshmërisë (nga ku rrjedh që në 6 persona vetëm 2 e kanë vlerësuar Gridën me notën 10 ose 7).

E kështu me rradhe dhe për politikanët e tjerë. Edhe kjo metodë ka pasaktësinë e saj në analizë nëse duam të hymë në analizë të thellë të numrave dhe nxjerrjes së mesatares aritmetike, por këtu nuk është qëllimi për të hyrë në detaje por thjesht për të dhënë një ilustrim të përgjithshëm të vlerësimit me notë në të vërtetë nga sondazhi për këta politikanë, ndryshe nga sa shprehet “Tema” etj. media.

***

Analizë

Interpretimet mund të jenë të ndryshme, por publiku duhet të marrë parasysh mbi të gjitha vjetërsinë e politikanëve të mësipërm në PD- si forcë politike, pasi njihet botërisht që pushteti e konsumon ushtruesin e tij, dhe së dyti nëse ai/ajo ka okupuar ndonjë pozicion zyrtar më parë në kabinetin qeveritar, pra ka përfaësuar ndonjë institucion shtetëror gjatë qeverisjes së PD-së në të kaluarën apo jo.

Të intervistuarit, dhe sidomos elektorati i djathtë i saj (i cili është identifikuar si i tillë në bazë të 2-pyetjeve të fundit të sondazhit ku i intervistuari pyetet së për kë ka votuar në 2013 dhe më pas se për kë ka ndërmend të votojë në të ardhmen) ka votuar në këtë mënyrë: moshat e reja kanë vlerësuar më lartë figurat e vjetra të PD-së, ndërsa moshat e pjekura (pra 30 e lart) kanë vlerësuar më lart figurat e reja brënda PD-së e sidomos ata/ato që nuk kanë okupuar poste qeveritare më parë.

Gjithashtu, publiku duhet të ketë parasysh një nga teoritë më të njohura e të pranuar në fushën e sondazheve politike, që thotë se gjithmonë në rast rotacionesh politike, parti e sapoardhur në pushtet është më vulnerabël dhe më e cënuar nga gjykimi dhe opinioni kritik i të intervistuarve për shkak të padurimshmërisë, ose gjëndjes së re të krijuar nga qeveria e re në lidhje me atë që pritet e po kryhet. Shkaqet dhe arsyet janë të shumta, sidomos në rastet kur ndodh një ndryshim politik me diferencë të thellë votash, siç ndodhi në 23 Qershor 2013 ku koalicioni i majtë dërrmoi koalicionin e djathtë me një hendek të krijuar prej mbi 900.000 mijë votash diferencë.

Dhe e fundit, por jo më pak nga rëndësia, qëndron vërtet një hije dyshimi mbi përmendjen së emisionit “Opinion” që në fillim të hyrjes së telefonatës nga intervistuesi. Atëherë kjo vërtet mund të ketë ndikuar që elektorati i majtë ta ketë “fshehur” votën e tij në 2-pyetjet e fundit të sondazhit: se për kë ka votuar në 2013 dhe për kë ka ndërmend të votojë në të ardhmen. Kjo për arsye psikologjike të alienimit të “Opinion” me PD-në. Kjo u diskutua në debatin e 29 Majit ku në panel u përmend si një nga shkaqet e mundshme që mund t’i ketë shkaktuar pikë të ulura PS-së si forcë politike brënda këtij sondazhi.

Z. Fevziu nuk dha replikë në lidhje me këtë pikë kur u përmend në debat nga z. Andi Bushati dhe z. Artan Hoxha, dhe mbetet tërësisht në dorën e tij për t’i shuar ose furnizuar më tej interpretimet lidhur me këtë pikë kyçe të sondazhit që mund të ketë ndikuar në votëbesimin e elektoratit të majtë.

-###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

La Grande Bellezza (2013)

nga Anisa Vrenozi La Grande Bellezza Regjisor: Paolo Sorrentino Aktorë: Toni Servillo,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *