Bisedë e lirë në tavolinë: “Made in Albania?”

Made in Albania
Made in Albania

Dal shëtitje në Tiranë, ndeshem me njerëz, ndaloj, kuvendoj me të njohur, më ftojnë të ulem në kafe… Natyrisht nuk kam si t’jua prish pa bërë edhe unë adetin tim si shqiptar i mirë për të kaluar pak kohë në kafene. Në muhabet e sipër, çelen tema të ndryshme për diskutim.

Politika, tema me pikën më të fortë gravitacionale për shqiptarët. Nuk po lodhem të përshkruaj gjatë: Gjithkush di gjithçka. Askush nuk vetëmohohet aspak. Sa i zjarrtë mund të jetë një shqiptar në tavolinën e kafes. Një zjarr që buron nga goja, por shuhet kur vjen puna në aksion, mobilizim apo sipërmarrje. Sa i zjarrtë është shpirti i anti-komformizmit të një shqiptari kur buron nga goja, por ai shuhet kur vjen puna për aksion publik.

Ekonomia, tema e dytë që gjithkujt me deshirë ose pa, i duhet të kalojë në debat e sipër. Është e natyrshme pasi të diskutosh me minuta të tëra për politikën, e të lësh pa prekur sferën ekonomike, është si të argumentosh pa fakte. Pasqyra e parë e politikave publike në një demokraci me sistem kapitalist, është produktiviteti ekonomik dhe prodhimtaria në fushën e tregut. Në diskutim e sipër, i cili shpesh kthehet në një debat të acaruar (nuk çuditem aspak, dhënë dhe shkencërisht nga biologët se popujt e mesdheut janë gjaknxehtë), biseduesit fillojnë të shpalosin shifra e %, të marra më së shumti nga mediat tona të nderuara. Përjashto disa akademike, me të cilët kam kënaqësinë gjithmonë të diskutoj, shumica e bashkëkombësave të mi të dashur, kurrë nuk përpiqen t’u referohen institucioneve të huaja për të krahasuar të dhënat publike nga shteti, me ato të dhëna shabllon nëpër edicionet e lajmeve dhe studiove televizive.

Gjithsesi, për të mos u zgjatur më tepër mbi temën ekonomike, gjithmonë i drejtoj një pyetje bashkëbiseduesit tim: Çfarë prodhon vendi ynë? (Ups, tani do zgjatemi…) –Aty shtangen, venë buzën në gaz, dhe fillojnë të më përgjigjen duke më akuzuar për ironi nëse po tallem. Pasi iu demonstroj seriozitetin tim lidhur me pyetjen, ata fillojnë të më numërojnë produktet bujqësore, naftën dhe mineralet, si dhe turizmin.

Përgjigja ime vijon: të parat kalben dhe nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat e brëndshme të konsumatorit shqiptar, pale të mund të eksportohen. Kujtoj që importojmë portokaj dhe mollë, e nuk po shtoj më. Përsa i përket naftës së vendit tonë, ka elasticitetin 0- pra çmimi nuk i ndryshon asnjëherë, sikur të mos jetë i ndikuar fare nga çmimi global i naftës. “Sindikata e Konsumatorit të Naftës” përfaqësohet nga të deleguar shtetëror, që nuk iu ndihet zëri asnjëherë përgjatë vitit. Ndërsa konsumatorët shqiptarë, blejnë makina të reja dhe në krye të 5-viteve, me këtë naftë blozë që iu hedhin bukurosheve të tyre, i shëmtojnë dhe i plakin sikur të kenë 15- vitë të dala nga fabrika. Duket fare qartë se qeveria kërkon ta japë me konçesion “AlbPetrolin”, që t’i lërë dopio x6 në dorë.

Ndërsa lidhur me mineralet që vendi ynë disponon, as nuk dihet se ç’bëhet. Iu dha firmës austriake me konçesion, dhe as nuk ka një agjenci që të mbikqyrë minierat se çfarë sasie del dhe për kushtet e punëtorëve. Në fund vjen dhe sektori i turizmit: nuk ka një stacion autobuzash, mungojnë hartat e detajuara për vendët me atraksione turistike për të huajt, çmimet luhaten si t’i teket pronarit (me teorinë e famshme, zhvat si e ku të mundesh se i huaji nuk vjen më këtu!), e për të mos folur më tej për standartin e hoteleve që shqiptarët ofrojnë për të huajin, duke ruajtur “standartin europian” vetëm përsa i përket çmimit.

I vetmi produkt që më rezulton mua se vendi ynë ka prodhur qysh me fillimin e erës së kapitalizmit(patriarkal-feudal), është hashashi. Mirëpo edhe ky mall i vyer, nën presionin e ndërkombëtareve (sidomos lobit hollandez, që duan të ruajnë monopolin në BE), qeveria jonë u detyrua ta shuajë nga faqja e dheut në mes të vitit 2014. Sipas vetë fakteve dhe shifrave të nxjerra nga Ministria e Brendshme, vlera e mallit të sekuestruar, eliminuar dhe neutralizuar arrinte në €4,5 bilion, që sa për kulturën e bashkëbiseduesit tim të dashur, përbën 1/3 e PBB vjetor ($12,8 bilion/2013) të Republikës (popullore) së Shqipërisë. Dhe kësaj shifre të tregut të zi, i vumë zjarrin.

Si përfundim, Shqipëria prodhon një m** të madh, p**dhë dhe s**rmë që derdhet nga masturbimi masiv mbarëkombëtar kur na pëlqen të tregohemi “modest” me madhështinë e kombit tonë të vjetër, “kokave” që kemi nxjerrë, si dhe padyshim kur në stadium luan kombëtarja. Duke pasur parasysh trendin akademik në ekonomi, ku shpesh brezat emërtohen pas prodhimtarisë së tyre, atëherë tonin mund ta quajmë ose brezi i M***, ose i Kafe-Llotos!

Ndërkohë, shtoj më tej që po një M** ka për të prodhuar Shqipëria edhe 20-vitet e ardhshme, kur shoh që brezi i ri vazhdon studimet e larta në degën e kafeterisë ose basteve/llotove. Kur femrat gdhihen me mëndjen për makiazhin e mëngjesit, dhe si të investojnë sa më tepër në aparencën e tyre të jashtme për të peshkuar sa më tepër shikime hamshorësh. Ndërsa meshkujt, viktimat e përhershme të bukurisë së verbër… shtyhen drejt materializmit deri në palcë, duke menduar se si të bëjnë para sa më tepër, nuk ka rëndësi se si, mjaft të blenë një makinë, e të kapin sa më tepër peshq në rrjetën e tyre mashtruese. Nuk humbas rastin t’i kujtoj bashkëbiseduesit tim në tavolinë, se ka të rinj që arrijnë të bëjnë para, por suksesi i tyre nuk konvertohet dot në vlerë njerëzore, pasi kultura nuk blihet, ajo mësohet.

Këtu lind dhe tema e tretë… që “mezipritet me druajtje” të preket nga folësit në tavolinë, kultura. Të gjithë janë të gatshëm të pranojnë që në shoqërinë tonë nuk ka kulturë, ose është e vakët. Unë përfundoj duke pyetur se sa kohë në ditë kalon një shqiptar me një libër në dorë. Rezultati është i qartë: Libri, armiku numër 1! Normale, pasi këtu sundon mendimi se dija nuk të sjell të ardhura, prandaj është e padobishme. Këtu suksesi matet me pushtet, lidhje farefisnore dhe mbi të gjitha, pasuri. Kjo e fundit e ble dhe të parën, e në fund, sigurohet mirëqënie e një individi në shoqërin tonë. Amin.

Tema e katërt, padyshim mbetet sporti. Me të hyrë në këtë temë, muhabeto-barometri shënon pothuaj të njëjtat gradë nxehtësie si tek politika. Megjithatë, larmishmëria e sharjeve fryhet edhe me motive personale, pasi në 90% të rasteve, bashkëbiseduesi ka humbur dhe ndonjë skedinë.

Me të prekur këto tema, shoh orën, kanë kaluar pothuaj 90-min. Ngre kokën, i them bashkëbiseduesit se më duhet të lëviz pasi “fatkeqësisht” jam me punë, dhe nuk harroj ta falenderoj për diskutimin e këndshëm në tavolinë.

Patjetër, për herë tjetër kemi plot për të folur sërish miku im, deri atëherë, mirëmbetsh!

-###-

Tags from the story
, ,
More from Edi Sara

Sondazhi PD: 29-Maj në “Opinion” nga IBSK

Disa sqarime mbi sondazhin e zhvilluar nga IBSK, shfaqur tek “Opinion” më...
Read More

2 Comments

  • Ky eshte realiteti i hidhur shqiptar,turko-komunist…kostatim shume i sakte por per te ardhur keq,qe nuk ka vizion per te ardhmen,ne vendin tone,nga klasa politike qe po na drejton keto 25 vjet.Truri i kombit dhe mosha e re e gatshme per pune mendojne cdo dite per te ikur …

  • Vlerësim i saktë,shkaqet e vërteta pse ikin shqiptarët nga atdheu i tyre.Nuk ka asnjë shpresë.
    Perifrazoj të madhin Naim Frashëri:
    Çdo perpjekje,çdo mundim është i kotē
    …………………………………………………………

Leave a Reply to Osman Gazepi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.