Vënde turistike pa banjo publike? Ftesë për ndotje në natyrë! (Turizmi Feudal Shqiptar)

Australi 2012-Proteste per munges WC
Mungesa e banjove publike- Ja si protestuan pushuesit ne Australi

Ciklin e shkrimeve “Turizmi Feudal Shqiptar” e nisëm duke trajtuar mungesën e parkut ndër/kombëtar të autobuzëve në kryeqytet, si dhe në rrethet e tjera kryesore të vendit. Sipas pikëpamjes së planifikimit urban dhe turistik, kjo kërkon vëmendje immediate nga autoritetet dhe hartuesit e politikave publike. Në këtë shkrim, do të marrim në konsideratë një problem tjetër lidhur me turizmin, i cila pavarësisht se dikujt mund t’i duket detaj në pamje të parë, në brendësi mbart një rëndësi të veçantë pasi lidhet tercialisht me promovimin e mirëmbajtje e turizmin si dhe ruajtjen e natyrës dhe faunës, çka në fund mbyllin sërish ciklin duke shkuar në turizëm, pasi vizitori vjen pikërisht për natyrën pamjet që ajo ofron.

Në kryeqytet është vënë re me kohë mungesa e banjove publike, të cilat që pas fillimit të viteve ’90, u zhduken plotësisht. Disa u shkatërruan si pjesë e pronave që iu rikthyen ish-pronarëve të shpronësuar nga regjimi komunist ndërsa të tjera u vodhën pjesë-pjesë e u shitën. Një pjesë tjetër e banjove publike u shkatërruan si pjesë e një kalvari të gjatë objektesh dhe veprash të ndërtuara gjatë realizmit-socialist, thjesht pasi ishin “komuniste”, të ndërtuara asokohe. Si përfundim, rezultati është që sot ka një mungesë të theksuar të këtyre vëndeve aq të nevojshme për publikun.

Banjot publike nuk njohin stinë apo sezon, ato janë gjithmonë të nevojshme për publikun. Konsideroni tani punimet e fundit të qeverisë përgjatë rivierës shqiptare, lidhur me shkatërrimin e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike, restaurimin e parqeve, si dhe rikthimin e zonave publike të plazhit. Në mes të gjithë këtyre punimeve të admirueshme që qeveria socialiste po kryen, punë të cilat janë vërtet për t’u lavdëruar, duket se hartuesit dhe politikë-bërësit sërish kanë harruar apo neglizhuar faktin e mungesës së banjove publike.

Shkurtimisht, këtu po vendosim theksin pikërisht në rëndësi e banjove publike: nëse krijon hapësira publike ose plazhe publike, domosdoshmërisht që duhet të krijosh githashtu mjetet dhe hapësirat e nevojshmë për kryerjen e nevojave fiziologjike të njeriut. Nuk mund të promovosh turizëm pa siguaruar në të njëjtën kohë ambientin si dhe vazhdueshmërinë e një projekti ekologjikisht të mirëmbajtur. Shumë bukur që qeveria risolli plazhet publike, por duket sikur i fton njerëzit: plazh publik = “hale publike”. Nëse mungojnë banjot publike, atëherë pushuesit/vizitorët janë mëse të justifikuar për të kryer nevojat personale në natyrë, pranë vendit të pushimit. Shteti nuk ka asnjë të drejtë t’i gjobisë edhe nëse zbulon raste të tilla në vend, pasi as nuk dënjon të pyesë: Pse?! > Përgjigja që pritet të vijojë është: “Po ku tjetër? Ka ndonjë banjo publike këtu?!”

Pra së pari banjot publike mbrojnë mjedisin dhe sigurojnë vazhdueshmëri të mbrojtur e të kujdesur për vëndet publike turistike. Së dyti, do të jenë një burim të ardhurash për shtetin, ose bashkitë/komunat rajonale sipas ndarjes së re vendore administrative. Për më tepër, do krijojnë edhe shifra modeste për punësim, por që gjithsesi mbeten të konsiderueshme në këto kohë të vështira ekonomike, kur qoftë sikur edhe një vend i hapur për punësim mund të sigurojë të ardhura të mjaftueshme për një pjesëtar familjeje për të paguar të paktën detyrimet e tij/saj arkës shtetërore. Së treti, si në çdo qytet apo vend turistik europian, banjot publike i japin ambientit përreth edhe një pamje estetike. Po po.. estetike! Pasi tregon rregull, disiplinë, përkujdesje dhe mirëmbatje, pra një rend të sistematizuar nga dora njerëzore për të mbrojtur natyrën dhe hapësirat publike në vlerat e tyre autentike.

Pa e zgjatur më tej, dikujt mund t’i kem ngjarë si majori i inspektimit të nevojtoreve, personazh në librin “Ushtari i Mirë Shvejk,” ku për të parë gjëndjen pregatitorë të ushtarëve austro-hungarezë, majori inspektonte nevojtoret dhe përkujdesej e maste me sy gjëndjen fizike të tyre nëprmjet jashtëqitjeve “të rregullta e të plota.” Pavarësisht se kjo jepet në mënyrë komike nga shkrimtari i madh çek Jasollav Hashek, si në shumë raste të tjera përgjatë romanit, situatat kanë sarkazëm dhe ironi therëse dhe për vetë faktin se përveç humorit shumë prej skenave janë të vërteta e përçojnë mesazhe të situatave reale nëpërmjet vënies në lojë mjaft spikatur të detajeve të ditëpërditshme në jetë. Kështu edhe majori i inspektimit të nevojtoreve, përmban në vetëvete njëfarë vërtetësie shkencore pavarësisht argumentimit në mënyrë komike në libër: nëse ushqen dhe mirëmban ushtrinë, ajo është e aftë të udhëtojë në largësi më të gjata, durojë më gjatë kushtet klimatike, presionet e armikut gjatë bombardimeve ose tentativave për rrethim e kështu me rradhë… Prandaj nëse dikush më bën këtë paralelizëm më lart, do e pranoj me kënaqësi sarkastike pasi siç edhe e thashë që në hyrje, duket si detaj i vogël, por ka një impakt mjaft të gjerë.

Për ta mbyllur, ritheksoj edhe njëherë nevojën për instalimin e banjove publike duke filluar kryesisht nga zonat turistike. Për instalimin e tyre nuk nevojitet ndonjë fond i jashtëzakonshëm apo hua. Rasti më i thjeshtë për instalim dhe më i lirë është ai i kabinave plastike. Dhe këtu po e përfundojmë edhe këtë artikull me mbresat e rradhës mbi “Turizmin Feudal Shqiptar”, për t’u rikthyer në shkrimin e rradhës me monopolizimin e fluturimeve dhe çmimeve stratosferike që qarkullojnë në Shqipëri nga kompanitë ajrore dhe agjensitë e biletave.

-###-

 

 

Tags from the story
, ,
More from Edi Sara

Bisedë e lirë në tavolinë: “Made in Albania?”

Dal shëtitje në Tiranë, ndeshem me njerëz, ndaloj, kuvendoj me të njohur,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.