Zbulohet pronari i “Apollonisë”- në pritje të atij të “Koloseumit”!

Mbetje te civilizimit helen

Kulmi i marrëzise përmendet shpesh në historinë botërore të njerëzimit, megjithatë mendoj se ne Shqiptarët kemi caktuar një rekord të ri, me një magnitudë të paparë ndonjëherë më parë në gjithë amplitudat e qesharakes së mundshme. Dhe këtu e kam fjalën pikërisht për Apolloninë, qytetin Antik të themeluar nga kolonistët e qytetërimit të qytet-shteteve Greke, nga Korinthi e Korkira.

Fillesat e këtij qyteti mendohet të kenë qenë shek. IV p.e.s.
Por shikoni ç’ndodh sot, një person del e pretendon të jetë pronar i këtij vendi tashmë “historik me monumente kulturore”. Dhe më e bukura, me ç’farë faktesh e kërkon? Me dekrete (fermane) të lëshuara nga Sulltani!!!

Këtu saga nuk ka të mbaruar të dashur miq! Edhe një fëmijë që di dy-tri gjëra bazë nga historia e Ballkanit, e di mjaft mirë që Osmanët erdhën në fillim të shek. XIV në Ballkan (Rumeli siç e quanin ata). Tani ku qëndron logjika lidhëse në këtë vakum kohor?

Mendoni pak sikur të dalin pronarë gjermanë (si pasojë e pushtimit të Romës në shek. IV nga fiset gjermanike) mbi Koloseumin, apo pronarë mongolë në Kishën e Shën Sofisë në Stamboll sot, apo ndonjë pronar Grek me prejardhje nga Aleksandri i Maqedonisë në Taj Mahal në Indi… Ose qoftë ndonjë francez të pretendojë pronësi mbi Kremlinin duke vërtetuar linjën e tij trashëgimtare nga ndonjë oficer i lartë që ka shërbyer nën Napoleonin I…

Dikujt kjo mund t’i duket vërtet për të qeshur, por kjo sepse me siguri nuk ka vizituar vendin tonë, ku çudia vetë zgurdullon sytë e patakset nga ajo që mund të shohë apo dëgjojë…

Me siguri që në mbarë mediat botërorë, nëse ky lajm ka arritur, me siguri që është ruajtur për në fund të emisionit të lajmeve nën rubrikën “Kuriozitete dhe lajme nga bota”, duke shkaktuar një vërshim lotësh në sytë e audiencës, ku një pjesë ka qarë nga e qeshura, dhe një pjesë nga keqardhja.

 

-###-

Tags from the story
,
More from Edi Sara

Turizmi Feudal Shqiptar: Ku ndodhet parku ndër/kombëtar i autobuzave?

Partia Socialiste e Shqipërisë kur morri mandatin në Shtator të vitit 2013,...
Read More

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *