Pas rezultateve presidenciale të nëntorit të kaluar në Uashington, një grup gjithnjë e më i zëshëm analistësh dhe opinionistësh, të cilët ndajnë të njëjtën linjë mendimi me z. Dritan Hila, kanë nisur të propagandojnë të njëjtin narrativ mbi çështjen e luftës në Ukrainë. Në postimin e tij "Një shpjegim për tifozët e Zhelenskit dhe armiqtë e Trump" të datës 1 mars 2025, z. Hila pretendon të na hapë sytë mbi takimin mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit amerikan Donald Trump, për arritjen e një marrëveshjeje për paqen. Megjithatë, kjo qasje nuk është thjesht individuale, por pjesë e një tendence më të gjerë publike që, pas zhvillimeve të fundit politike, kanë adoptuar një narrative të udhëhequr vetëm nga logjika e forcës madhore ose “e më të fortit”, duke shtrembëruar faktet historike dhe duke u pozicionuar hapur në një mënyrë që tingëllon si jehonë e këmbanave të Kremlinit. Sipas tij, konflikti paraqitet në terma bardh e zi: ose Ukraina të pranojë "paqen" menjëherë, ose bota të përballet me apokalips bërthamor.
Gjeopolitike
[:sq]
SHBA po largohen nga Europa. Nuk është luhatje e politikave ditore apo tekë presidenciale, po ndryshim rrënjësor e afatgjatë. Aq sa për t’a zbatuar, duket se do të pranohen të gjitha kërkesat ruse të para-luftës. Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe në Afganistan: dorëzim pa kushte, braktisje e plotë e synimeve të para-Obamës. Mbi të gjitha, seriozitetin e zhvendosjes së SHBA e vulos rëndësia në rritje e Azisë në ekonominë botërore, si në prodhim, energji, infrastrukturë, dhe sidomos në fuqi ushtarake dhe siguri.
- Hyrje
Këto vitet e fundit, si në Kosovë edhe në Shqipëri, kur diskutohet mundësia e bashkimit të këtyre dy vendeve, del shpesh teza e 2, ose më shumë votave “shqiptare”. Ky punim nuk synon të trajtojë bashkimin kombëtar në tërësi, por vetëm argumentin e votave, i cili, fatkeqësisht, po zë rrënjë pa të drejtë si një ndër problemet kryesore për t’u shqyrtuar në këtë çështje.
70-vite më parë, datat 6 dhe 9 Gusht hynë në historinë botërore si dy pika uji të cilat helmuan një ishull, por i siguruan rrjedhën dhe pastërtinë gjithë masës tjetër ujore rreth rruzullit tokësor… Këto dy data tronditën një popull, veshën në zi një komb, shkundën një shtet e rrënuan një rregjim, por i dhanë fund njëkohësisht zvarritjes së vuajtjeve dhe hidhërimeve një aleance kombesh dhe shtetesh të cilat luftuan dhe vranë për liri… ose të paktën kështu besohet.
*Sqarim: Së pari me lejoni t’i sqaroj lexuesit shqiptar se analiza e mëposhtme gjeopolitike është bërë totalisht mbi principin e paanshmërisë dhe motivimit, ndjenjave apo simpatisë personale. Jam munduar të jem sa më korrekt në bazë të fakteve historike, të dhënave dhe statistikave të njohura botërisht në mjedisin akademik të shkencave politike, dhe analizës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)
