{"id":251,"date":"2014-06-15T02:00:09","date_gmt":"2014-06-15T02:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/patrioti.al\/?p=251"},"modified":"2014-06-15T02:00:09","modified_gmt":"2014-06-15T02:00:09","slug":"kushtetueshmeria-e-qeverise-se-koalicionit-paszgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/patrioti.al\/de\/kushtetueshmeria-e-qeverise-se-koalicionit-paszgjedhor\/","title":{"rendered":"Kushtetueshm\u00ebria e qeveris\u00eb s\u00eb koalicionit paszgjedhor"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"color: #3366ff;\">nga Alban Lauka<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Zgjedhjet e 8 qershorit na ofruan rastin q\u00eb ne, shqiptar\u00ebt, ti japim Kushtetut\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon si akt themelor i nd\u00ebrtimit dhe funksionimit t\u00eb shtetit. A do t\u00eb shfryt\u00ebzohet ky rast apo jo, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, por si fillim, na nevojitet nj\u00eb analiz\u00eb e drejt\u00eb e dispozitave q\u00eb na jep Kushtetuta p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb s\u00eb re pas zgjedhjeve.<!--more--><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa Komisioni Q\u00ebndror i Zgjedhjeve po p\u00ebrgatitet t\u00eb shpall\u00eb rezultatet zyrtare, t\u00eb dh\u00ebnat paraprake duket se u kan\u00eb mjaftuar lojtar\u00ebve kryesor\u00eb politik\u00eb p\u00ebr llogarit\u00eb dhe ujdit\u00eb e tyre n\u00eb ndarjen e pushtetit. Deri k\u00ebtu jemi n\u00eb nj\u00eb dimension t\u00ebr\u00ebsisht jasht\u00ebinstitucional, prandaj as nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb shtrohet pyetja n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb ndonj\u00eb veprim antikushtetues.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Paqart\u00ebsia fillon n\u00eb momentin kur marr\u00ebveshjet jasht\u00ebparlamentare t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb partive materializohen n\u00eb Kuvend. Kush duhet em\u00ebruar si kandidat p\u00ebr tu hedhur n\u00eb vot\u00eb p\u00ebr postin e Kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb legjislatur\u00ebn e re? \u00c7far\u00eb kriteresh duhet t\u00eb plot\u00ebsoj\u00eb kandidatura p\u00ebr tu konsideruar e pranueshme nga Presidenti? N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr interpretime. Neni 95 i Kushtetut\u00ebs thot\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">1. Pas zgjedhjeve, Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs i propozon Kuvendit kandidatin p\u00ebr<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kryeminist\u00ebr, n\u00eb konsultim me partin\u00eb politike ose koalicionin q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn e<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">nevojshme n\u00eb Kuvend p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">2. Kandidati p\u00ebr Kryeminist\u00ebr, jo m\u00eb von\u00eb se pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb (15) dit\u00eb pas em\u00ebrimit, paraqet<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">p\u00ebrb\u00ebrjen e Qeveris\u00eb para Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe k\u00ebrkon miratimin nga ana e Kuvendit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a03. Qeveria konsiderohet e zgjedhur n\u00ebse merr shumic\u00ebn e votave t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb deputet\u00ebve t\u00eb<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a04. N\u00ebse p\u00ebrb\u00ebrja e propozuar e Qeveris\u00eb nuk merr shumic\u00ebn e votave t\u00eb nevojshme, Presidenti i<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, brenda dhjet\u00eb (10) dit\u00ebsh em\u00ebron kandidatin tjet\u00ebr sipas s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">pro\u00e7edur\u00eb. N\u00ebse as her\u00ebn e dyt\u00eb nuk zgjidhet Qeveria, at\u00ebher\u00eb Presidenti i Kosov\u00ebs i shpall<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">zgjedhjet, t\u00eb cilat duhet t\u00eb mbahen jo m\u00eb von\u00eb se dyzet (40) dit\u00eb nga dita e shpalljes s\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a05. N\u00ebse Kryeministri jep dor\u00ebheqjen ose p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, posti i tij\/saj mbetet i lir\u00eb, Qeveria<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">bie, dhe Presidenti i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb konsultim me partit\u00eb politike ose koalicionin<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">q\u00eb ka fituar shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, mandaton kandidatin e ri, p\u00ebr t\u00eb formuar Qeverin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">6. An\u00ebtar\u00ebt e Qeveris\u00eb pas zgjedhjes, japin betimin para Kuvendit. Teksti i betimit rregullohet<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">me ligj (Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas marr\u00ebveshjes s\u00eb tri partive t\u00eb opozit\u00ebs s\u00eb deritanishme, po zhvillohet nj\u00eb debat i ethsh\u00ebm q\u00eb rrotullohet kryesisht rreth interpretimit t\u00eb nenit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb Kushtetut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar se nga cila parti\/koalicion duhet t\u00eb dal\u00eb kandidati p\u00ebr kryeminist\u00ebr. Disa \u201cargumentojn\u00eb\u201d se partia fituese e zgjedhjeve ka t\u00eb drejt\u00ebn e nism\u00ebs p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb, dhe Presidenti duhet t\u00eb em\u00ebroj\u00eb nj\u00eb kandidat t\u00eb tij p\u00ebr ta hedhur n\u00eb votim n\u00eb Kuvend. Nd\u00ebrmjet em\u00ebrimit dhe votimit, kjo parti ka mund\u00ebsi t\u00eb mbledh\u00eb numrat p\u00ebr nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare. Ky version i zgjedhjes s\u00eb qeveris\u00eb, i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb shum\u00eb vendeve t\u00eb tjera n\u00eb Europ\u00eb, u p\u00ebrkrah k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb media nga interpretime t\u00eb Arsim Bajramit dhe Enver Hasanit, mb\u00ebshtetur pik\u00ebrisht n\u00eb iden\u00eb se nisma p\u00ebr em\u00ebrimin e kandidatit i takon partis\u00eb apo koalicionit fitues parazgjedhor, pavar\u00ebsisht a e ka shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend apo jo. Por Kushtetuta e Kosov\u00ebs p\u00ebrcakton nj\u00eb pro\u00e7edur\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga ajo e m\u00ebsip\u00ebrmja. Nj\u00eb shqyrtim i kujdessh\u00ebm i nenit 95 na nxjerr n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakund\u00ebrshtueshme n\u00eb p\u00ebrfundime logjike t\u00eb kund\u00ebrta n\u00eb raport me ato t\u00eb z.Barjami (Kosova-Sot, 10 qershor, 2014) dhe z.Hasani (<a href=\"http:\/\/www.telegrafi.com\/lajme\/ja-interpretimi-i-enver-hasanit-opozita-nuk-mund-ta-formoj-qeverine-2-46142.html\">Telegrafi<\/a>, 10 qershor, 2014).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u00eb pari, kushtetuta, nuk p\u00ebrmend as partin\u00eb politike, as koalicionin q\u00eb merr m\u00eb shum\u00eb vota n\u00eb zgjedhje. As zgjedhjet nuk p\u00ebrmenden fare k\u00ebtu. Pra, p\u00ebrjashtohet kategorikisht mund\u00ebsia q\u00eb nj\u00eb parti ose koalicion t\u00eb marr\u00eb iniciativ\u00ebn (bashk\u00eb me Presidentin) p\u00ebr zgjedhjen e qeveris\u00eb me arsyetimin se ka p\u00ebrqindjen m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhje. Kjo shif\u00ebr nuk ka asnj\u00eb lidhje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me zgjedhjen e qeveris\u00eb. E vetmja shif\u00ebr q\u00eb ka r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb numri i deputet\u00ebve, dhe em\u00ebrimi i kandidatit p\u00ebr kryeminist\u00ebr lidhet vet\u00ebm me t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">S\u00eb dyti, dihet se n\u00eb sisteme politike shum\u00ebpartiake si ai i Kosov\u00ebs (ashtu si edhe n\u00eb k\u00ebto zgjedhje), shpesh nuk ka asnj\u00eb parti apo koalicion parazgjedhor q\u00eb arrin t\u00eb ket\u00eb 61 ose m\u00eb shum\u00eb deputet\u00eb pa aleanca t\u00eb reja pas zgjedhjeve. At\u00ebher\u00eb, a duhet Presidenti t\u00eb konsultohet me partin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe ti jap\u00eb koh\u00eb p\u00ebr krijimin e shumic\u00ebs? Neni i m\u00ebsip\u00ebrm tregon qart\u00ebsisht se n\u00eb momentin e em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit t\u00eb kryeminist\u00ebr, krijimi i shumic\u00ebs \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e p\u00ebrfunduar. Si\u00e7 thot\u00eb shprehimisht ky nen, Presidenti shpall kandidatin nga partia\/koalicioni q\u00eb tashm\u00eb e \u201cka fituar shumic\u00ebn e nevojshme p\u00ebr krijiin e qeveris\u00eb\u201d.\u00a0 Pra, kemi nj\u00eb sistem politik ku nuk \u00ebsht\u00eb aspak e garantuar shumica e nj\u00eb partie\/koalicioni parazgjedhor, por nga ana tjet\u00ebr, pritet ekzistenca e nj\u00eb shumice parlamentare para em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit p\u00ebr Kryeminist\u00ebr. Logjikisht, p\u00ebrve\u00e7 fitimit t\u00eb 61 deputet\u00ebve prej nj\u00eb partie\/koalicioni, e vetmja mund\u00ebsi \u00ebsht\u00eb krijimi i shumicave n\u00eb periudh\u00ebn e nd\u00ebrmjetme mes zgjedhjeve dhe em\u00ebrimit t\u00eb kandidatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb mungon nj\u00eb p\u00ebrcaktim i statusit juridik t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb formuar pas zgjedhjeve, por ekzistenca e saj, paracaktuar sipas k\u00ebtij neni, del logjikisht e pashmangshme dhe e domosdoshme. Madje, k\u00ebtu na vjen n\u00eb ndihm\u00eb edhe nj\u00eb precedent i em\u00ebrimit t\u00eb Kryeministrit n\u00eb formimin e qeveris\u00eb Tha\u00e7i 2. Edhe para kat\u00ebr vitesh, partia fituese nuk e kishte shumic\u00ebn n\u00eb Kuvend, por Presidenti em\u00ebroi kandidatin prej rradh\u00ebve t\u00eb saj. Duke qen\u00eb se ky em\u00ebrim nuk mb\u00ebshtetet n\u00eb rezultatet e zgjedhjeve por n\u00eb shumic\u00ebn e deputet\u00ebve, i vetmi shpjegim i arsyesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb se, edhe n\u00eb at\u00eb rast, Presidenti ka em\u00ebruar kandidatin e nj\u00eb koalicioni t\u00eb shumic\u00ebs paszgjedhore. Mb\u00ebshtetur n\u00eb k\u00ebt\u00eb precedent, edhe pas zgjedhjeve t\u00eb tanishme, kandidati i par\u00eb duhet t\u00eb dal\u00eb nga nj\u00eb shumic\u00eb e till\u00eb. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb qart\u00ebsi n\u00eb t\u00eb ardhmen, duhet sakt\u00ebsuar statusi juridik i koalicioneve paszgjedhore. Me n\u00ebnshkrime t\u00eb deputet\u00ebve, t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb partive, apo n\u00eb ndonj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr, duhet p\u00ebrcaktuar edhe m\u00ebnyra e verifikimit t\u00eb shumic\u00ebs n\u00eb Kuvend nga ana e Presidentit, para se t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb em\u00ebroj\u00eb kandidatin. Por logjika e thjesht\u00eb t\u00eb nxjerr qart\u00ebsisht n\u00eb p\u00ebrfundimin se shumica n\u00eb Kuvend, para apo paszgjedhore qoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nxjerr kandidatin e par\u00eb p\u00ebr kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrsa i p\u00ebrket ides\u00eb se kryeministri q\u00eb pritet t\u00eb propozohet nga koalicioni i ri p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 10% t\u00eb votuesve, n\u00eb aspektin juridik kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka krejt normale dhe e lejueshme. N\u00eb demokracit\u00eb moderne, t\u00eb nd\u00ebrtuara mbi p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik t\u00eb popullit prej deputet\u00ebve, vendimmarrja u takon k\u00ebtyre t\u00eb fundit, nd\u00ebrsa llogaridh\u00ebnia b\u00ebhet p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb ardhshme. Pra, ndryshe nga mandati i deleguar, ku p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nuk kan\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb pavarur manovrimi, mandati p\u00ebrfaq\u00ebsues i jep \u00e7do deputeti lirin\u00eb e gjykimit dhe vendimmarrjes n\u00eb interes t\u00eb popullit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson. \u00c7do deputet i legjilatur\u00ebs n\u00eb krijim e sip\u00ebr duhet t\u00eb vendos\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb tij, a duhet mb\u00ebshtetur kandidatura e re p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nd\u00ebrsa mendimi i vet\u00eb zgjedh\u00ebsve p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u00eb reflektohet n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Kjo ide mb\u00ebshtetet shkoqur edhe nga Neni 70 i Kushtetut\u00ebs, pika 1:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Neni 70 [Mandati i Deputet\u00ebve]<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a01. Deputet\u00ebt e Kuvendit jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb popullit dhe nuk i n\u00ebnshtrohen asnj\u00eb mandati<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pra, nj\u00eb kandidat q\u00eb votohet nga shumica e deputet\u00ebve t\u00eb Kuvendit \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr krejt\u00ebsisht legjitim, pa patur nevoj\u00eb t\u00eb diskutohet mb\u00ebshtetja q\u00eb g\u00ebzon personalisht n\u00eb elektorat.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si p\u00ebrfundim, nga nj\u00eb interpretim i thjesht\u00eb i Kushtetut\u00ebs del se, n\u00ebse asnj\u00eb nga partit\u00eb apo koalicionet parazgjedhore nuk e merr shumic\u00ebn n\u00eb Parlament, kjo shumic\u00eb mund t\u00eb krijohet nga nj\u00eb koalicion paszgjedhor, dhe si e till\u00eb, ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb ket\u00eb kandidatin e par\u00eb p\u00ebr Kryeiminist\u00ebr, t\u00eb em\u00ebruar nga Presidenti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>Referenca:<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. (2008). Marr\u00eb me 12 qershor 2014, nga<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/www.mkrs-ks.org\/repository\/docs\/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf\">http:\/\/www.mkrs-ks.org\/repository\/docs\/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Arsim Bajrami. (2014). Marr\u00eb nga faqja e Kosova-Sot me 12 qershor 2014, nga<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/www.kosova-sot.info\/politike\/kosove\/arsim-bajrami-pdk-do-ta-bej-koalicionin-qeverises\">http:\/\/www.kosova-sot.info\/politike\/kosove\/arsim-bajrami-pdk-do-ta-bej-koalicionin-qeverises<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Enver Hasani. (2014). Marr\u00eb nga faqja e Telegrafi, nga<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><a href=\"http:\/\/www.telegrafi.com\/lajme\/ja-interpretimi-i-enver-hasanit-opozita-nuk-mund-ta-formoj-qeverine-2-46142.html\">http:\/\/www.telegrafi.com\/lajme\/ja-interpretimi-i-enver-hasanit-opozita-nuk-mund-ta-formoj-qeverine-2-46142.html<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>nga Alban Lauka \u00a0 \u00a0 \u00a0 \u00a0Zgjedhjet e 8 qershorit na ofruan rastin q\u00eb ne, shqiptar\u00ebt, ti japim Kushtetut\u00ebs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb i takon si akt themelor i nd\u00ebrtimit dhe funksionimit t\u00eb shtetit. A do t\u00eb shfryt\u00ebzohet ky rast apo jo, mbetet p\u00ebr tu par\u00eb, por si fillim, na nevojitet nj\u00eb analiz\u00eb e drejt\u00eb e dispozitave&hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":252,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[222,204],"tags":[221,203],"class_list":["post-251","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza-2","category-politike","tag-analiza","tag-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=251"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/251\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/media\/252"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=251"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=251"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/de\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=251"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}