Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Fisnikëria e një burri, thonë se matet nga mënyra si trajton femrat

nga Edi Sara

Sikur të mos mjaftonin ngjarjet jo fort të këndshme të këtij viti që lamë pas, duket se edhe bredhi i vitit të ri në Shqipëri u “stolis” me zbukurime të ndezura në të kuqe gjaku…

Dhuna në familje dhe dhuna bashkëshortore kanë vendosur të dalin përsëri në pah në mjedisin shoqëror shqiptar, duke dhënë një tjetër notë negative në sytë e ndërkombëtarëve,  të cilët na kanë cilësuar nën petkun e një “shoqërie patriarkale”… Ky koncept në gjykimin e parë të trajtuar nga ana e etnografëve dhe linguistëve tanë, do të shihej nëpërmjet lenteve parimore si “vlera trashëgimtare tradicionale” dhe të “vyera të shoqërisë sonë”, duke lënë mënjanë kanotimin negativ modern socio-politik për të cilin përdoret sot.

Të dashur burra zemërlepur dhe të papërmbajtur, ju që shpeshherë vendosni të nxirrni “luanin tuaj të brëndshëm” kur jeni vetëm  për vetëm me gruan ose femrën tuaj: Nuk është burrëri të tregosh dhe matësh forcën fizike me seksin më të dobët- pasi kjo është e vërtetuar me kohë në rrangun e  kushteve natyrore dhe përzgjedhjes së më të fortit nëse i referohemi principive të teorisë Darviniste.

Ndonjëherë jo më kot thonë se fjala vret më tepër se plumbi! Nëse një burrë kërkon të matet me një femër për ç’farëdolloj arsyeje (qoftë ajo banale apo jo), le ta përballojë zemërimin e të mjaftohet nëpërmjet arsenalit të artilerisë gjuhësore. Nëse ai do jetë vërtet burrë fisnik, do ia dalë të triumfojë edhe në kushtet e “lojës së barabartë” me seksin e dobët. Le të përdorë “muskujt e mëndjes” për t’i bërë ballë tradhtisë bashkëshortore, ofendimeve apo fundja edhe “ardhjes në majë të hundës” prej gruas… por kurrë forcën fizike, pasi është përdhosje e vlerave të vetë fisnikërisë burrërore, vlera për të cilat burri Shqiptar është shquar ndër shekuj!

###

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates