Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ndeshja Sërbi vs. Shqipëri: Mbi repertorin sharës mes dy kombeve

nga Edi Sara

-Duke ndjekur vendimin e UEFA-s për ndeshjen e shëmtuar Sërbi-Shqipëri, po vë në dukje diferencialet dialektike që formojnë mënyrën ekzistenciale të mëndimit ndërmjet dy vëndeve:

Sërbia bërtet me gjuhë raciste dhe bën thirrje shfarosëse, duke treguar se kombi i saj ka ngelur prapa në kohë vonë në shekullin e XIX pa asnjë progres të mëtejshëm, në kulmin e periudhës nacionaliste.

Shqipëria nga ana tjetër, bërtet e thërret për marrëdhënie seksuale me fqinjët e saj, një veçori e cila mund të interpretohet në dy mënyra: së pari mund të gjurmohet pas edhe më herët në histori, në kohën kur kombet nuk ishin të vetëdijshme për ekzistencën e tyre dhe kur kufijtë nuk ishin të ndare ende; ose se dyti, ndoshta është një vlerë post-moderniste e cila shkon krah nocionit modern botëror të globalizimit multikulturor.

Publiku le të vendosë vetë se në cilën periudhe zë vend më mirë Shqipëria në situatën aktuale, por sidoqë të jetë, shqiptarët thonë: Ne nuk diskriminojmë apo bëjmë dallim kur vjen puna për çështje “negociatash krevati”: Ne shkër****** me këdo pa asnjë diskriminim racist! ~ Dhe me këtë, marr shkas e përfitoj nga rasti të vë në dukje një debat filozofik, ku citoj përpjekjen e Niçes për ekzistencë nëpërmjet vullnetit njerëzor (nga ku nazizmi keqinterpretoi dhe ushqeu një pjesë të teorisë “eugjenike”) vs. kozmopolitanizmit të Kantit për paqe perpetuale.

-###-

Në shërbim të interesave të atdheut dhe kombit Shqiptar, pa cënuar të drejtat e kombeve të tjera. Në kërkim të së vërtetës në histori, duke mos ndjekur trendin propagandues të mediave. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë si ndjekës, komentues dhe kontributor me shkrime e foto kritike. Këtu është arena e vetme ku amplifikohet zëri i disidencës shqiptare dhe shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates