Disa sqarime mbi sondazhin e zhvilluar nga IBSK, shfaqur tek “Opinion” më 29 Maj
Hyrje
Publikimi i një artikulli tek gazeta “Tema” shërbeu si prelud për të sqaruar publikun shqiptar në lidhje me sondazhin i cili u përcoll drejtpërdrejt nga studio e “Opinion-it” më 29 Maj të këtij viti.
Pikë së pari, më lejoni të sqaroj se qëllimi i këtij shkrimi nuk është të merret me polemikat që mund të jenë ngjallur nga shifrat e publikuara të këtij sondazhi, por përkundrazi, të sqaroj publikun dhe vetëm publikun shqiptar, e theksoj (duke mënjanuar “zhurmuesit mediatik”), në lidhje me metodologjinë si dhe përfundimet e rezultateve duke dhënë dhe një analizë të shkurtër sqaruese mbi këto shifra.
Fillimisht, sondazhi nuk u krijua nga Blendi Fevziu, por nga një institut tërësisht i pavarur: Instituti Ballkanik i Sondazheve-Kosovë (IBSK-së shpejti me një filial edhe në Shqipëri). Z. Fevziu e kërkoi këtë këtë sondazh. Pra porositësi-kërkuesi është studioja “Opinion”, dhe bërë-dhënësi IBSK.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)