{"id":583,"date":"2016-03-05T11:04:40","date_gmt":"2016-03-05T11:04:40","guid":{"rendered":"https:\/\/patrioti.al\/?p=583"},"modified":"2016-03-05T11:04:40","modified_gmt":"2016-03-05T11:04:40","slug":"opinion-mbi-opinion-te-zkm-ndaj-politikes-se-jashtme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/patrioti.al\/en\/opinion-mbi-opinion-te-zkm-ndaj-politikes-se-jashtme\/","title":{"rendered":"Opinion> (mbi) Opinion t\u00eb ZKM ndaj Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme"},"content":{"rendered":"<p>nga <em><span style=\"color: #ff0000;\">Edi Sara<\/span>\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 <\/em><\/p>\n<p><em><u>Hyrje<\/u><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpesh thuhet se imazhi nj\u00eb shteti matet n\u00ebp\u00ebrmjet pasqyrimit n\u00eb politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme (PJ). Aktiviteti, axhenda dhe dinamika e nj\u00eb politike t\u00eb till\u00eb sh\u00ebrben si pasqyra e par\u00eb e reflektimit t\u00eb vlerave t\u00eb nj\u00eb vendi dhe popullis\u00eb s\u00eb tij para publikut nd\u00ebrkomb\u00ebtar. N\u00eb saj t\u00eb PJ, p\u00ebrcaktohen dhe mbresat e para t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb si prelud p\u00ebr zhvillim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm mes marr\u00ebdh\u00ebnieve dy ose shum\u00eb-pal\u00ebshe, absorbimin e fondeve ose investimeve nga sip\u00ebrmarr\u00ebs potencial, turizmi dhe tregtia.<!--more--><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Parimi baz\u00eb n\u00eb diplomaci \u00ebsht\u00eb reciprociteti. Ashtu si\u00e7 nj\u00eb shtet vendos t\u00eb trajtoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00eb shtet tjet\u00ebr ose organizate ku kanali standard \u00ebsht\u00eb Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme (MPJ), p\u00ebrgjigja pritet t\u00eb vije anasjellasi. Mir\u00ebpo \u00e7\u2019ndodh kur nj\u00eb institucion zyrtar brenda nj\u00eb shteti nd\u00ebrhyn duke gjykuar dhe vler\u00ebsuar diplomacin\u00eb e vendit jasht\u00eb organit kompetent q\u00eb i p\u00ebrket t\u00eb jap\u00eb gjykimin dhe drejtimin PJ?<\/p>\n<p><em><u>Origjina e gabimit: In Syntax Error<\/u><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u00eb mos u zgjatur m\u00eb tej, shikoni se \u00e7far\u00eb na paraqet faqja zyrtare e Zyr\u00ebs s\u00eb Kryeministris\u00eb (ZKM) n\u00eb portalin e saj online mbi axhend\u00ebn dhe objektivat kryesore t\u00eb PJ-s\u00eb t\u00eb Republik\u00ebs son\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cProgrami yn\u00eb qeveris\u00ebs p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme synon jo vet\u00ebm t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb kan\u00eb rrezikuar t\u00eb ardhmen euro-atlantike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por t\u00eb rris\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb ritmin e procesit t\u00eb integrimit n\u00eb Bashkimin Evropian, besueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb rajon dhe strukturat euro-atlantike.\u201d<a href=\"\/#_ftn1\" name=\"_ftnref1\">[1]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb pyetje kritike ngrihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb: Cilat jan\u00eb \u201cgabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d? P\u00ebrse konsiderohet sot si gabim PJ e pothuajse gjys\u00ebm shekulli diplomacie aktive dhe dinamike t\u00eb Republik\u00ebs Socialiste\u00a0t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb? P\u00ebrposh k\u00ebtyre pyetjeve, lind n\u00eb form\u00eb sinergjike dhe pyetja e tret\u00eb: Me \u00e7far\u00eb drejte legjitime, dikush sot i konsideron si \u201cgabime t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs\u201d marr\u00ebdh\u00ebniet e PJ t\u00eb vendit ton\u00eb, me referenc\u00eb padyshim p\u00ebr periudh\u00ebn 1946-1990?<\/p>\n<p><em><u>Diplomacia 2x(RR)<sup>2<\/sup><\/u>=<u> Respekt Reciprok i Dyfisht\u00eb, nga brenda-jasht\u00eb kalon n\u00eb fuqi eksponenciale<\/u><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrball\u00eb citimit t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrm t\u00eb shk\u00ebputur nga faqja zyrtare online e ZKM, un\u00eb vendosa t\u00eb citoj historianin e madh dhe t\u00eb nd\u00ebruar arb\u00ebresh, Pr. Aristidh Kola. Ja \u00e7far\u00eb na shkruan ai\u00a0mbi perceptimin dhe funksionin e historis\u00eb n\u00eb vepr\u00ebn e tij monumentale \u201cArvanit\u00ebt\u201d:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cN\u00ebse njohim t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb (historin\u00eb), at\u00ebher\u00eb mund ta shfryt\u00ebzojm\u00eb m\u00eb efektivisht t\u00eb tashmen e ta planifikojm\u00eb me m\u00eb pak gabime t\u00eb ardhmen.\u201d<a href=\"\/#_ftn2\" name=\"_ftnref2\">[2]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke pasur k\u00ebt\u00eb leksion n\u00eb m\u00ebndje, \u00e7do i\u00a0laureuar n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, specialist i\u00a0Akademis\u00eb Diplomatike Shqiptare dhe student\u00a0n\u00eb politikat publike, ose \u00e7do lexues hedonist i historis\u00eb, do t\u00eb evidentoj\u00eb k\u00ebto \u201cgabime\u201d n\u00eb gjykimin mbi PJ nga ZKM:<\/p>\n<ol style=\"text-align: justify;\">\n<li>E para, harrohet principi i par\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesit ndaj atdheut: <em>mbrojtja dhe respekti reciprok ndaj pun\u00ebs s\u00eb nd\u00ebrtuar dhe zhvilluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstante dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb nga praktikuesit asokohe t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb shtetit<\/em>. Organi i par\u00eb ekzekutiv n\u00eb Republik\u00eb merr p\u00ebrsip\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsoje dhe ngjyros\u00eb me boj\u00eb t\u00eb zez\u00eb afro gjys\u00ebm shekulli diplomaci aktive. Diplomacia nuk \u00ebsht\u00eb statike, p\u00ebrkundrazi, n\u00eb vet\u00eb trajt\u00ebn substanciale, asaj i nevojitet t\u00eb ket\u00eb natyr\u00eb fleksible dhe pragmatiste. \u00c7do shtet sot respekton n\u00eb t\u00eb mir\u00eb ose n\u00eb t\u00eb keq dhe pranon vij\u00ebn historike t\u00eb diplomacis\u00eb s\u00eb vet duke pranuar \u00e7do q\u00ebndrim dhe veprimtari t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs si t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb diapazonin kohor kur ka ndodhur. Kur evidentohet munges\u00eb respekti ndaj PJ dhe diplomacis\u00eb s\u00eb nj\u00eb shteti n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi nga vet\u00eb institucionet e br\u00ebndshme t\u00eb tij, impakti q\u00eb prodhohet transformohet n\u00eb form\u00eb eksponenciale tek imazhi nd\u00ebrkomb\u00ebtar mbi at\u00eb vend. N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebt\u00eb natyr\u00eb t\u00eb diplomacis\u00eb, duket se ZKM ka shpallur me nota deterministe n\u00eb histori fatin e pashmangsh\u00ebm t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn q\u00eb ka marr\u00eb drejt k\u00ebtyre objektivave q\u00eb n\u00ebnkuptimisht sipas tyre, paskan q\u00ebn\u00eb d\u00ebshir\u00eb historike e vendit ton\u00eb.<\/li>\n<li>E dyta, diplomacia e sotme shqiptare neglizhon maksim\u00ebm q\u00eb na vjen si leksion qysh nga antikiteti, se <em>armiqt\u00eb e s\u00eb djeshmes mund t\u00eb jen\u00eb miqt\u00eb e s\u00eb nes\u00ebrmes, si dhe anasjellasi.<\/em> ZKM nuk \u00ebsht\u00eb aspak organi kompetent p\u00ebr t\u00eb gjykuar objektivat e PJ t\u00eb Republik\u00ebs, aq m\u00eb tep\u00ebr kur k\u00ebtij gjykimi i jepen dhe p\u00ebrmasa \u201chistorike\u201d, duke u tentuar t\u00eb monopolizohet e drejta e sotme legjitime dhe aktive e nj\u00eb kaste burokratike shtet\u00ebrore. Qeverit\u00eb shkojn\u00eb e vijn\u00eb, shteti mbetet dhe duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb dhe mbroj\u00eb gjithmon\u00eb interesat e popullsis\u00eb (kombit) s\u00eb vet. Padyshim q\u00eb kjo \u201cgaf\u00eb\u201d karakterizon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi kast\u00ebn e sotme politike shqiptare q\u00eb pas sh\u00ebmbjes s\u00eb regjimit komunist dhe hyrjes n\u00eb pluraliz\u00ebm, kur mundohen t\u00eb instrumentalizojn\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn historike n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave politike t\u00eb s\u00eb tashmes.<\/li>\n<li>E treta dhe e fundit, n\u00ebse e marrim dhe t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb opinionin e ZKM se diplomacia e sotme shqiptare ka si objektiv primar \u201c[&#8230;] t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb kan\u00eb rrezikuar t\u00eb ardhmen euro-atlantike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb [&#8230;]\u201d, p\u00ebrs\u00ebri lind nj\u00eb pyetje: Edhe sikur k\u00ebshtu t\u00eb ishte (pavar\u00ebsisht q\u00eb p\u00ebrvoja historike d\u00ebshmon totalisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr dhe mungojn\u00eb sondazhet), si ka mund\u00ebsi q\u00eb vendi yn\u00eb paska \u00ebnd\u00ebrruar\/aspiruar p\u00ebr nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr\/objektiv e cila vet\u00eb nuk kishte lindur ende asokohe? M\u00eb konkretisht, strukturat euro-atlantike q\u00eb diplomacia ton\u00eb ka si objektiv t\u00eb integrohet jan\u00eb:<\/li>\n<\/ol>\n<p style=\"padding-left: 60px; text-align: justify;\">i. NATO, si aleanc\u00eb ushtarake per\u00ebndimore u krijua n\u00eb vitin 1949. Fillimisht u projektua n\u00ebn tutelazhin e Washington-it si Ombrelle Mbrojt\u00ebse kund\u00ebr ekspansionit t\u00eb kuq sovjektik, por pas sh\u00ebmbjes s\u00eb murit t\u00eb Berlinit, u riorganizua duke ndryshuar objektivat e saj dhe u transformua n\u00eb nj\u00eb aleance p\u00ebr mbrojtjen e siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, promovimit t\u00eb paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajone konfliktuale. <a href=\"\/#_ftn3\" name=\"_ftnref3\">[3]<\/a><\/p>\n<p style=\"padding-left: 60px; text-align: justify;\">ii. BE morri ngjizjen e saj nga Komuniteti i Hekurit dhe Qymyrit (ECSC) n\u00eb 1951 nd\u00ebrsa emrin e sot\u00ebm n\u00eb 1993 pas Traktatit t\u00eb Maastriht-it, dhe u konsolidua si bashkim ekonomik pas vendosjes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb monedh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb u vu n\u00eb p\u00ebrdorim n\u00eb 2001. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, BE \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb pro\u00e7es transformimi dhe evoluimi dhe ka ende polemika t\u00eb thella rreth ekzistenc\u00ebs s\u00eb saj si entitet politik.<a href=\"\/#_ftn4\" name=\"_ftnref4\">[4]<\/a><\/p>\n<p style=\"padding-left: 60px; text-align: justify;\">iii. OSCE gjen fillimet e saj s\u00eb pari tek Konferenca mbi Sigurimin dhe Bashk\u00ebpunimin n\u00eb Europe (CSCE) n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201970 q\u00eb cil\u00ebsohen si fillimi i periudh\u00ebs s\u00eb detantes q\u00eb u shoq\u00ebrua me uljen e tensioneve mes kampit kapitalist per\u00ebndimor dhe atij socialist lindor. Pas sh\u00ebmbjes s\u00eb bllokut lindor, sikurse dhe NATO, organizata ndryshoi objektivat e saj p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrshtatur konfiguracionit t\u00eb ri gjeopolitik n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, dhe emri i saj i sot\u00ebm u ndryshua n\u00eb samitin e Budapestit n\u00eb 1994.<a href=\"\/#_ftn5\" name=\"_ftnref5\">[5]<\/a><\/p>\n<p style=\"padding-left: 60px; text-align: justify;\">iv. OECD fillimisht u themelua si Organizata p\u00ebr Bashk\u00ebpunimin Ekonomik Europian (OEEC) n\u00eb 1948, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb dhe administruar fondet e alokuara nga SHBA me Planin Marshall p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen dhe nd\u00ebrtimin e ekonomis\u00eb s\u00eb v\u00ebndeve t\u00eb prekura nga Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore. Me futjen zyrtare t\u00eb Kanadas\u00eb dhe SHBA n\u00eb 1960, u shnd\u00ebrrua n\u00eb OECD n\u00eb 1961 duke ofruar bashk\u00ebpunim n\u00eb promovimin dhe zgjidhjen e politikave ekonomike mes v\u00ebndeve an\u00ebtare.<a href=\"\/#_ftn6\" name=\"_ftnref6\">[6]<\/a><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si konkluzion, k\u00ebto struktura n\u00eb t\u00eb cilat aspiron vendi yn\u00eb t\u00eb integrohet, dhe q\u00eb sipas ZKM, PJ e vendit ton\u00eb \u201c[&#8230;] synon jo vet\u00ebm t\u00eb korrigjoj\u00eb gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs q\u00eb kan\u00eb rrezikuar t\u00eb ardhmen euro-atlantike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por t\u00eb rris\u00eb cil\u00ebsin\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrshpejtoj\u00eb ritmin [..]\u201d, natyrsh\u00ebm del q\u00eb jan\u00eb krijuar gradualisht nd\u00ebr dekada, e nuk ka si t\u00eb jen\u00eb \u201chistorike\u201d p\u00ebr ne. Ato as nuk kan\u00eb ekzistuar m\u00eb par\u00eb n\u00eb form\u00ebn e tyre t\u00eb sotme, pasi nj\u00eb organizat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk q\u00ebndron statike, por evolon me koh\u00ebn p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrshtatur rrethanave t\u00eb reja q\u00eb krijohen n\u00eb realitet. Suksesi matet me vizion: sa e aft\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb\/aleanc\u00eb t\u00eb projektoj\u00eb objektivat e saj duke parashikuar sa m\u00eb sakt\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebr t\u2019ju p\u00ebrshtatur.<\/p>\n<p><em><u>Nj\u00eb apologji sokratike \u201ccontemporaine\u201d<\/u><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar kritik\u00ebn time me nj\u00eb autokritike autodidaktike, po citoj Tit Livin:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201c\u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kritikuar se sa p\u00ebr t\u00eb ndrequr gabimet e s\u00eb shkuar\u00ebs.\u201d<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me k\u00ebt\u00eb dua t\u2019i sqaroj publikut q\u00eb gjith\u00eb q\u00ebllimi i kritik\u00ebs sime t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme nuk \u00ebsht\u00eb aspak p\u00ebr t\u00eb ndrequr ndonj\u00eb gabim n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb kritikuar\u00ebn t\u00eb tashmen q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb \u201cndreqjes s\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs\u201d dhe \u00ebsht\u00eb miope p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong><em>-###-<\/em><\/strong><\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref1\" name=\"_ftn1\">[1]<\/a> Kryeministria.al. 2016. Politika e Jashtme 2016. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.kryeministria.al\/al\/programi\/shqiperia-evropiane-ne-rajon-dhe-ne-bote\/politikat-e-jashtme\">http:\/\/www.kryeministria.al\/al\/programi\/shqiperia-evropiane-ne-rajon-dhe-ne-bote\/politikat-e-jashtme<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref2\" name=\"_ftn2\">[2]<\/a> Kola, Aristidh. 2008. <em>Arvanit<\/em>\u00eb<em>t<\/em>. Botuar nga Toena. p. 11.<\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref3\" name=\"_ftn3\">[3]<\/a> NATO.org. A Short History of NATO. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.nato.int\/history\/nato-history.html\">http:\/\/www.nato.int\/history\/nato-history.html<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref4\" name=\"_ftn4\">[4]<\/a> Europa.eu. The History of the European Union. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/europa.eu\/about-eu\/eu-history\/index_en.htm\">http:\/\/europa.eu\/about-eu\/eu-history\/index_en.htm<\/a><\/p>\n<p>Britannica.com. European Union (EU) = Organization. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.britannica.com\/topic\/European-Union\">http:\/\/www.britannica.com\/topic\/European-Union<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref5\" name=\"_ftn5\">[5]<\/a> OSCE.org. History. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.osce.org\/who\/87\">http:\/\/www.osce.org\/who\/87<\/a><\/p>\n<p><a href=\"\/#_ftnref6\" name=\"_ftn6\">[6]<\/a> OECD.org. History. Publikuar n\u00eb: <a href=\"http:\/\/www.oecd.org\/about\/history\/\">http:\/\/www.oecd.org\/about\/history\/<\/a><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sorry, this entry is only available in Shqip.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":587,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[222,204],"tags":[221,203],"class_list":["post-583","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza-2","category-politike","tag-analiza","tag-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/583","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=583"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/583\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/587"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=583"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=583"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=583"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}