{"id":692,"date":"2016-12-08T15:22:50","date_gmt":"2016-12-08T14:22:50","guid":{"rendered":"https:\/\/patrioti.al\/?p=692"},"modified":"2016-12-08T15:22:50","modified_gmt":"2016-12-08T14:22:50","slug":"hipernacionaliste-per-28-29-nenduar-pseudopatriote-pergjate-vitit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/patrioti.al\/en\/hipernacionaliste-per-28-29-nenduar-pseudopatriote-pergjate-vitit\/","title":{"rendered":"Hipernacionalist\u00eb p\u00ebr 28-29 N\u00ebnduar, Pseudopatriot\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb vitit"},"content":{"rendered":"<p>nga <span style=\"color: #ff0000;\"><em>Edi Sara<\/em><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo hym\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb dashur miq t\u00eb mi, dhe lam\u00eb pas n\u00ebntorin me festat tona komb\u00ebtare aq t\u00eb dashura p\u00ebr mbar\u00eb kombin ton\u00eb. T\u00eb dashura v\u00ebrtet, por pik\u00ebrisht p\u00ebr 28 &amp; 29! N\u00eb k\u00ebto 2 data, shqiptari kalon n\u00eb hipernacionaliz\u00ebm, nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr 363 dit\u00ebt e mbetura mbetet nj\u00eb pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjal\u00eb e z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, por me vepra konkrete. Dhe k\u00ebto vepra fillojn\u00eb q\u00eb m\u00eb dat\u00ebn 1 janar, e mbarojn\u00eb m\u00eb 31 dhjetor e maten me sensin e qytetaris\u00eb!<!--more--><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Patriotizmi \u00ebsht\u00eb atdhedashuria n\u00ebp\u00ebrmjet veprave. Nacionalizmi, lart\u00ebsimi e shpesh mbivler\u00ebsimi i vendit dhe kombit t\u00ebnd p\u00ebrmbi t\u00eb tjer\u00ebt, por me fjal\u00eb e pa kontribut personal. Minimalja q\u00eb k\u00ebrkohet nga \u00e7do banor i nj\u00eb vendi p\u00ebr t\u00eb shprehur atdhedashurin\u00eb e tij\/saj dhe d\u00ebshmuar patriotizmin, \u00ebsht\u00eb qytetaria q\u00eb tregon p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb vitit kalendarik, nd\u00ebrgjegja e tij si banor i hap\u00ebsir\u00ebs sociale, mjedisit dhe angazhimit n\u00eb komunitet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Manifestimi i dashuris\u00eb nga kombi yn\u00eb i dashur p\u00ebr atdheun ton\u00eb, mjerisht t\u00eb fortdashur vet\u00ebm me fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb konkretisht konkret nga burimi pa materie i goj\u00ebs: si\u00e7 lind me aq pasion e zjarr nga gjuha e ndezur zhiv\u00eb e kuqe si fusha e flamurit ton\u00eb komb\u00ebtar nga gjuha e nj\u00eb shqiptari t\u00eb nd\u00ebrzyer nga morri i hipernacionalizmit n\u00eb k\u00ebto dy data, po me t\u00eb nj\u00ebjtin vrull zhduket p\u00ebrgjat\u00eb vitit\u00a0si nj\u00eb stuhi e nisur n\u00eb got\u00ebn e nj\u00eb vere t\u00eb kuqe. Pse ndaj k\u00ebt\u00eb opinon?- do thoni ju&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sepse&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb duash atdheun fillon q\u00eb nga dashuria se si trajtohen hap\u00ebsirat publike, zonat e gjelbra dhe hedhja e mbeturinave. Si mund t\u00eb besoj\u00eb nj\u00eb i huaj kur vjen n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb shqiptar\u00ebt e duan atdheun e tyre kur sheh mbeturinat e hedhura n\u00eb hap\u00ebsirat e gjelbra, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb koshi q\u00ebndron i heshtur vet\u00ebm 10m m\u00eb tutje. Nga ana tjet\u00ebr, atdhedashuria m\u00eb idilike, e shpalosur nga shqiptari n\u00eb form\u00ebn m\u00eb diskrete t\u00eb mundshme, \u00ebsht\u00eb betonizimi. Nj\u00eb alergji fizike, patologjia e s\u00eb cil\u00ebs diagnostikohet tek zaptimi i hap\u00ebsirave publike dhe shfarosja e gjelb\u00ebrimit. Vet\u00ebm ish-parku gjasme i mbrojtur me ligj i liqenit artificial t\u00eb Tiran\u00ebs (them ish- pasi vet\u00ebm park nuk mund t\u00eb quhet m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00ebndje q\u00eb \u00ebsht\u00eb katandisur), ka humbur mij\u00ebra m<sup>2<\/sup> k\u00ebto 4-vite t\u00eb fundit, dhe po vazhdon t\u00eb humbas\u00eb me ritme edhe m\u00eb t\u00eb shpejta. Merrni mundin p\u00ebr t\u00eb krahasur fotot satelitore t\u00eb Google Maps nga viti 2008 e deri m\u00eb sot, dhe pamja q\u00eb syt\u00eb tuaj kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndeshur do kursej\u00eb p\u00ebrshkrimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb situat\u00ebs katastrofike. Un\u00eb do ta pag\u00ebzoj k\u00ebt\u00eb psikopatologji t\u00eb shqiptarit si genocid natyror ose alergji kronike ndaj hap\u00ebsirave publike, e n\u00eb ve\u00e7anti atyre t\u00eb gjelbra;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb manifestosh atdhedashurin\u00eb duket q\u00eb nga trajtimi i monumenteve, statujave dhe p\u00ebrkujtimi i figurave historike, heronjve, dijetar\u00ebve dhe d\u00ebshmor\u00ebve. E si i respektojm\u00eb ne monumentet dhe p\u00ebrkujtojm\u00eb figurat historike?! Duke p\u00ebrmjer\u00eb prapa monumenteve apo duke i spostuar n\u00eb periferi t\u00eb qytetit pasi vendit iu gjet \u201cish\u201d-pronari, si dhe duke prer\u00eb p\u00ebr skrap statujat e bronxit apo hekurit. Nd\u00ebrkoh\u00eb, heronjt\u00eb, dijetar\u00ebt apo d\u00ebshmor\u00ebt, n\u00ebse perifrazoj Napoleonin, jan\u00eb kthyer mish p\u00ebr top n\u00ebp\u00ebr goj\u00ebt e ndyr\u00ebsirave q\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrbaltin k\u00ebdo n\u00ebse gjendet dikush p\u00ebr t\u2019i paguar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sakrilegj t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb historis\u00eb s\u00eb kombit shqiptar. K\u00ebto blasfemi rrjedhin si k\u00ebllir\u00eb nga k\u00ebta pseudo-patriot\u00eb, hipernacionalist\u00eb artificial\u00eb, e kapitalist\u00eb pa fe apo komb\u00ebsi. Ideologjia e vetme e k\u00ebtyre mercenar\u00ebve injorant\u00eb t\u00eb arsimuar, apo intelektual\u00eb analfabet\u00eb, \u00ebsht\u00eb pasurimi me \u00e7do lloj rruge. Sapo marrin urdh\u00ebrat, jan\u00eb gati t\u00eb dalin n\u00eb skenat mediatike e t\u00eb vjellin vrer, t\u00eb deformojn\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrbaltin kujtimin e patriot\u00ebve tan\u00eb;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb shfaq\u00ebsh dashurin\u00eb ndaj atdheut mund t\u00eb v\u00ebzhgohet leht\u00ebsisht dhe p\u00ebrmes programeve politike t\u00eb qeverive n\u00eb vitet e pluralizmit. Q\u00eb mos lodhemi n\u00eb analiza gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse e t\u00eb mbetemi t\u00eb kufizuar n\u00eb tem\u00ebn ton\u00eb se si mund t\u00eb matet patriotizmi, le t\u2019i hedhim nj\u00eb sy buxheteve t\u00eb akorduara Ministris\u00eb s\u00eb Kultur\u00ebs apo Bashkive. M\u00eb thoni pak ju lutem nga k\u00ebto buxhete t\u00eb miratuara, sa monumente jan\u00eb pastruar, sa statuja jan\u00eb mir\u00ebmbajtur, sa p\u00ebrkujtimore jan\u00eb mbajtur, dhe sa varre jan\u00eb merementuar apo rregulluar? Pluhuri apo ndryshku ka pushtuar monumentet e statujat, sht\u00ebpit\u00eb muze vijojn\u00eb t\u00eb sh\u00ebmben, nd\u00ebrsa varret e d\u00ebshmor\u00ebve jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit dhe kusar\u00ebve zombi;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb jesh patriot e veprimtar p\u00ebr atdheun fillon q\u00eb nga m\u00ebnyra se si trajton bashk\u00ebpatriotin t\u00ebnd, them bashk\u00ebpatriot duke iu referuar komb\u00ebsis\u00eb shqiptare, e jo prejardhjes lokale duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr t\u00eb gjetur lidhjet fisnore provinciale si perin e Ariadn\u00ebs. Kur shqiptari nga Gjirokastra t\u00eb duaj\u00eb po nj\u00ebsoj shqiptarin nga Tropoja, kur mirditori t\u2019i thot\u00eb vllam skraparlliut, shkodrani kush\u00ebri vlonjatit e k\u00ebshtu me rradhe, kjo do ishte dashuri vllaznore dhe nj\u00eb hap i par\u00eb konkret i atdhedashuris\u00eb. Po ku \u00ebsht\u00eb sot nacionalizmi kur divergjencat veri-jug ende lul\u00ebzojn\u00eb? Harron shqiptari q\u00eb po ky dh\u00e9 ka lindur gjuh\u00ebn shqipe me dialektin geg e me variacionet e tij veriore, e po ky dh\u00e9 ka lindur edhe dialektin tosk me variacionet e tij jugore;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb duash vendin t\u00ebnd nuk \u00ebsht\u00eb krim, por kthehet n\u00eb krim kur nuk zbaton atdhedashurin\u00eb e shprehur me fjal\u00eb p\u00ebrmes veprave. Si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb dhe Bjelinski, kush nuk i takon atdheut t\u00eb vet, nuk i takon as njer\u00ebzimit;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">[&#8230;] t\u00eb jesh atdhetar, duhet t\u00eb kesh shpirtin e qytetarit protestues p\u00ebr prap\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrmendura m\u00eb sip\u00ebr. Jo t\u00eb rrim\u00eb n\u00eb kafe e lloto, e t\u00eb diskutojm\u00eb me pasion e zjarr n\u00eb tavolin\u00eb porsi hiena gati p\u00ebr t\u00eb shqyer bashk\u00ebbiseduesin q\u00eb kemi p\u00ebrball\u00eb, e kur vjen puna p\u00ebr aksion, sapo \u00e7ohemi nga tavolina kthehemi n\u00eb lepuj. O shqiptar i mjer\u00eb, ku t\u00eb ka shkuar guximi? Sapo t\u00eb kujtojn\u00eb vendin e pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb, apo biznesin t\u00ebnd kur t\u00eb vij\u00eb dita e taksave, kthehesh n\u00eb pul\u00eb e lagur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mos harro o shqiptar se nuk je liliput, por duhet t\u00eb ndjehesh gjigand pasi je pasardh\u00ebs i Teut\u00ebs, Gentit, Bardhit, Perandorit Dioklecian, Kostandinit dhe Valentinianit t\u00eb Madh (25 perandor\u00eb romak\u00eb mbartin ADN ilire n\u00eb venat e tyre), Pirros s\u00eb Epirit, Balshajve, Topiajve, Dukagjin\u00ebve, Muzakajve, Shpatajve, Skurajve, Kastriot\u00ebve, Papa Klement Albani XI (4 pap\u00eb kan\u00eb prejardhje arb\u00ebreshe), Dinastis\u00eb s\u00eb Gjikajve n\u00eb Moldavi-Vllahi, Ismail Qemalit, Sulejman Delvin\u00ebs, Jeronim De Rad\u00ebs, Fan S. Nolit, Faik Konic\u00ebs, Gjergj Fisht\u00ebs, Bajram Currit, Luigj Gurakuqit, Eqerem Cabej, Martin Camaj e sa e sa rilindasve t\u00eb tjer\u00eb (t\u00eb m\u00eb falni q\u00eb nuk po i p\u00ebrmend t\u00eb gjith\u00eb por do duheshin dhjet\u00ebra faqe), deri tek e Shenjta N\u00ebn\u00eb Tereza (Gonxhe Bojaxhiu).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb pra kjo fara jon\u00eb me vijim\u00ebsi pellazgo-iliro-dardano-arb\u00ebresho-arvanito-shqiptare q\u00eb ka nxjerr\u00eb k\u00ebto koka e kollos\u00eb t\u00eb lartp\u00ebrmendur. Kaq mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se bij e bija t\u00eb kujt jemi, nga kush jemi p\u00ebrfaq\u00ebsuar dikur n\u00ebp\u00ebr principata, mbret\u00ebri, perandori, aleanca t\u00eb ndryshme dhe organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sa t\u00eb tjer\u00eb kan\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb v\u00ebnde t\u00eb huaja si shkenc\u00ebtar\u00eb ose artist\u00eb, ushtarak\u00eb ose diplomat\u00eb, e si po p\u00ebrfaq\u00ebsohemi ne sot para t\u00eb huajve e vetes ton\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jemi po e nj\u00ebjta far\u00eb, rrjedhim po nga t\u00eb nj\u00ebjtit paraardh\u00ebs, por duket sikur nuk kemi trash\u00ebguar virtytet dhe cil\u00ebsit\u00eb e tyre. P\u00ebrkundrazi, po e p\u00ebrbaltim, dhunojm\u00eb dhe harrojm\u00eb trash\u00ebgimin\u00eb e tyre historike. Mund t\u00eb mburremi me fjal\u00eb p\u00ebr ata, t\u00eb masturbohemi me krenari para t\u00eb huajve, t\u00eb jargavitemi n\u00eb kor me nota ekstaze kulminante n\u00ebp\u00ebr stadiume kur luan komb\u00ebtarja ton\u00eb, por t\u00eb gjitha k\u00ebto mbeten nj\u00eb foni akute, fjal\u00eb boshe t\u00eb dala boj\u00eb pa pik\u00eb gjurme n\u00eb faqet e historis\u00eb, pa asnj\u00eb grimc\u00eb kontributi n\u00eb ardhm\u00ebrin\u00eb e atdheut ton\u00eb t\u00eb dashur.<\/p>\n<p><strong>Zgjimi<\/strong><\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb ndrydhuna nd\u00ebr grushta t\u00eb \u00e7elikta t\u00eb shekujve<\/p>\n<p>t\u00eb kaluem!<\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb shtypuna me themra t\u00eb ngurta t\u00eb titajve t\u00eb t\u00ebrbuem!<\/p>\n<p>T\u00eb cil\u00ebt n\u2019udh\u00eb p\u00ebr n\u00eb theqafje k\u00ebtejpari i ran\u00eb<\/p>\n<p>dhe vatrat tona n\u00eb mjerim i p\u00ebrlan\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb ndrydhura!<\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb shtypuna!<\/p>\n<p>Shkundni prangat t\u00eb mbrapshta! E me brim\u00eb ngadhnyese,<\/p>\n<p>me hove viganash, d\u00ebshirash flatruese,<\/p>\n<p>turniu n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe posht\u00eb n\u00eb dh\u00eb zbritni<\/p>\n<p>&#8211; ndosht\u2019 aty keni p\u00ebr t\u00eb gjet\u00eb fillin e nj\u00eb hymni,<\/p>\n<p>q\u00eb Illyri e vjet\u00ebr nd\u00ebr kremtime k\u00ebndonte,<\/p>\n<p>nd\u00ebrsa zemra e kombit n\u00eb liri kumbonte.<\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb ndrydhuna!<\/p>\n<p>O vullnete t\u00eb shtypuna!<\/p>\n<p>Tash sh\u00ebgjetat e flakta t\u00eb shprehjes suej zharitse<\/p>\n<p>drejtoni kah qiella n\u00eb ball t\u00eb hyut a t\u00eb dreqit,<\/p>\n<p>i cili fatin ton\u00eb mbytte n\u00eb mnij\u00eb t\u00eb vet p\u00ebrpise \u2013<\/p>\n<p>a dij\u00eb se t\u00eb Birt\u2019 e Shqipes folen ia ngreh\u00ebn vetvetit.- <em>Migjeni, marr\u00eb nga \u201cKang\u00ebt e Ringjalljes dhe t\u00eb Rinis\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I kemi b\u00ebr\u00eb ball\u00eb furtunave historike, dyndjeve barbare t\u00eb huaja, pushtimeve afatshkurtra por t\u00eb egra si dhe afatgjata n\u00ebn presione dhe lodhje shekullore, jemi bastisur, pla\u00e7kitur dhe pushtuar eg\u00ebrsisht nga okupator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, por kurr\u00eb nuk i kemi r\u00ebn\u00eb m\u00eb qaf\u00eb njeriu. Flet\u00ebt e lavdishme t\u00eb historis\u00eb son\u00eb na m\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, shqiptar\u00ebt gjithmon\u00eb ia kan\u00eb dal\u00eb mban\u00eb kur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb tokth bashk\u00eb. Nuk ka armik, uzurpator apo n\u00ebnshtrues q\u00eb ka thyer rezistenc\u00ebn dhe mbijetes\u00ebn ton\u00eb, e kjo d\u00ebshmohet qartazi nga pasuria m\u00eb e madhe q\u00eb kemi trash\u00ebguar q\u00eb nga Iliria antike e deri m\u00eb sot, gjuha jon\u00eb komb\u00ebtare. Shqipja ka q\u00ebn\u00eb Mana jon\u00eb e shenjt\u00eb q\u00eb ka ushqyer identitetin ton\u00eb komb\u00ebtar e na ka diferencuar dhe dalluar gjithmon\u00eb nga komb\u00ebsit\u00eb e tjera t\u00eb fu\u00e7is\u00eb s\u00eb barutit ballkanik. I kemi mbijetuar Perandoris\u00eb Romake Per\u00ebndimore dhe Lindore, helenizimit, dyndjeve sllave, Perandoris\u00eb Osmane, dy Luft\u00ebrave Bot\u00ebrore me okupator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, si dhe p\u00ebrballuam totalitarizmin e eg\u00ebr komunist t\u00eb vet\u00ebmodeluar stalinisto-enverist.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas gjith\u00eb k\u00ebtyre pushtimeve, ashtu si Anteu mitik, shqiptari arriti t\u00eb gjej\u00eb forc\u00eb e t\u00eb ringrihet nga dh\u00e9u me forca t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritura e m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbijetese stoike kombit ton\u00eb. Megjithat\u00eb, personalisht mendoj dhe ndoshta edhe mund t\u00eb gabohem, k\u00ebt\u00eb ia l\u00eb lexonj\u00ebsit ta gjykoj\u00eb, se q\u00ebkur hym\u00eb n\u00eb pluraliz\u00ebm, vet\u00eb fara jon\u00eb i ka shkaktuar vatanit m\u00eb tep\u00ebr d\u00ebme se \u00e7\u2019mund t\u2019i ken\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pushtonj\u00ebsit historik\u00eb marr\u00eb bashk\u00eb. N\u00ebn k\u00ebt\u00eb pseudo-demokraci me sistem t\u00eb kalb\u00ebzuar feudalo-kapitalist, e kemi shk\u00ebrdhyer pa m\u00ebshir\u00eb vendin q\u00eb t\u00eb par\u00ebt tan\u00eb na lan\u00eb trash\u00ebgim, kemi b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bat\u00ebrdi t\u00eb krahasueshme vet\u00ebm me nj\u00eb katastrof\u00eb biblike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shkat\u00ebrruam vepra monumentale t\u00eb b\u00ebra nga dora e popullit vet\u00ebm se u nd\u00ebrtuan n\u00ebn nj\u00eb sistem tjet\u00ebr politik q\u00eb koha provoi se nuk ishte produktiv e njer\u00ebzor. Nd\u00ebrtuam pa leje, vodh\u00ebm pron\u00ebn e vllait, i hodh\u00ebm n\u00eb er\u00eb banes\u00ebn komshiut, zaptuam kodra e fusha dhe rripe bregdetare. Si vampir\u00eb po i shkat\u00ebrrojm\u00eb lumenjt\u00eb duke iu marr\u00eb l\u00ebnd\u00ebt inerte aq t\u00eb lakmuara nga betonizuesit e qyteteve. Po l\u00ebm\u00eb t\u00eb thahen liqenet p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb lakuriq tok\u00ebn p\u00ebr godina t\u00eb reja. Po vendosim t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb HEC-e aty ku dhe Neronit do i mbusheshin syt\u00eb me lot, duke p\u00ebrdhunuar viset m\u00eb t\u00eb virgj\u00ebra t\u00eb natyr\u00ebs shqiptare. Po i v\u00ebm\u00eb zjarrin mushk\u00ebrive t\u00eb ajrit ton\u00eb t\u00eb past\u00ebr, duke djegur, prer\u00eb e degraduar pyje t\u00eb pamata, ku spikat Lura e cila sot sh\u00ebmb\u00ebllen nj\u00eb Holokaust natyror t\u00eb shkaktuar nga dendro-kanibal\u00ebt shqiptar\u00eb. Dhe sikur mos mjaftohemi nga gjith\u00eb k\u00ebto pleh\u00ebra t\u00eb shkaktuara nga llumi i kombit ton\u00eb, propozojm\u00eb t\u00eb importojm\u00eb edhe pleh\u00ebra t\u00eb tjera nga jasht\u00eb pasi tonat jan\u00eb t\u00eb pamjaftueshme, p\u00ebr hir t\u00eb disa p\u00ebrfitimeve ekonomike afatshkurt\u00ebra p\u00ebr nj\u00eb grusht njer\u00ebzish antikomb\u00ebtar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria e sotme t\u00eb dashur bashk\u00ebpatriot\u00eb t\u00eb mi, e kthyer n\u00eb nj\u00eb Albanistan si\u00e7 do thoshte i ndjeri Andrea Stefani. Ish ky popull ai q\u00eb zgjodhi k\u00ebta politikan\u00eb p\u00ebr t\u2019i qeverisur dhe po mashtrohet sot ende dita-dit\u00ebs. Nuk mendoj se ne meritojm\u00eb k\u00ebta q\u00eb kemi mbi kok\u00eb, po t\u00eb mos ish p\u00ebr disa faktor\u00eb ekonomik\u00eb e historik\u00eb q\u00eb determinuan k\u00ebt\u00eb kast\u00eb politike q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gj\u00ebndje sot. Gabimi i vet\u00ebm i prind\u00ebrve tan\u00eb kur ishin student\u00eb ishte mosrealizimi i nj\u00eb revolucion t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb 28 kujtojm\u00eb vitin 1912 kur me shum\u00eb mundim shpall\u00ebm pavar\u00ebsin\u00eb nga Perandoria Osmane, nd\u00ebrsa n\u00eb 29 vitin 1944 kur u \u00e7liruam nga kthetrat nazi-fashiste. Por \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb dat\u00eb e tret\u00eb q\u00eb koin\u00e7idon me t\u00eb par\u00ebn por i referohet 469 viteve m\u00eb p\u00ebrpara se flamuri t\u00eb ngrihej n\u00eb Vlor\u00eb, kur Gjergj Kastriot Sk\u00ebnderbeu n\u00eb 1443 kuror\u00ebzohet si princ i porsakthyer me 300 kalor\u00ebsit e tij n\u00eb Kruj\u00eb. Mos vall\u00eb kombi yn\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb dhe 365 vite t\u00eb tjera p\u00ebr nj\u00eb prij\u00ebs t\u00eb dyt\u00eb, p\u00ebr ta bashkuar tashm\u00eb kund\u00ebr rrezikut nga vetvetja?<\/p>\n<p><strong>T\u00eb birt\u00eb e shekullit t\u00eb ri<\/strong><\/p>\n<p>Na t\u00eb birt\u00eb e shekullit t\u00eb ri,<\/p>\n<p>q\u00eb plakun e lam\u00eb n\u00eb \u201cshejtnin\u201d e tij<\/p>\n<p>e \u00e7uem grushtin p\u00ebr me luftue<\/p>\n<p>nd\u00ebr lufta t\u00eb reja<\/p>\n<p>dhe me fitue&#8230; \u2013<em> Migjeni, marr\u00eb nga \u201cKang\u00ebt e Ringjalljes dhe t\u00eb Rinis\u00eb\u201d<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky vend ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kast\u00eb t\u00eb re politike. Revolucionet i b\u00ebjn\u00eb studentet, si\u00e7 u p\u00ebrpoq\u00ebn dikur n\u00eb 8 Dhjetor. Mir\u00ebpo k\u00ebta t\u00eb sotmit jan\u00eb angazhuar n\u00eb kafene e p\u00ebrtojn\u00eb t\u00eb marrin iniciativ\u00ebn q\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb sistemin. T\u00eb rinjt\u00eb sot zgjedhin rrug\u00ebn e leht\u00eb duke e pranuar realitetin e hidhur dhe thjesht k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e tij. Q\u00eb k\u00ebtu mund t\u00eb shihet se gjenerata e re i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrrusur korrupsionit dhe e pranon biles si standard p\u00ebr karrier\u00eb. M\u00eb tragjikja \u00ebsht\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb asnj\u00eblloj atdhedashurie pasi mungon fryma e patriotizmit, teksa mbizot\u00ebron ajo e pseudo-nacionalizmit pa fryte q\u00eb kalon n\u00eb hipernacionaliz\u00ebm impotent vet\u00ebm p\u00ebr 28 dhe 29 n\u00ebnduar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mund t\u2019ju siguroj q\u00eb interesi im i par\u00eb dhe kryesor \u00ebsht\u00eb interesi i vendit tim. Interesin dhe atdhedashurin\u00eb ndaj atdheut un\u00eb p\u00ebrpiqem ta mbaj lart mbi ball\u00eb e ta shpreh n\u00eb jet\u00ebn e dit\u00ebp\u00ebrditshme q\u00ebkur vendos se ku do hedh mbeturinat, si t\u00eb eci mbi trotuar ose n\u00eb rrug\u00eb, kur respektoj e kujdesem p\u00ebr hap\u00ebsirat publike si t\u00eb ish pron\u00eb e imja dhe e gjith\u00ebsecilit nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kur shpreh antikomformizmin tim n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs dhe shkrimit t\u00eb lir\u00eb mbi nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb dyshimte p\u00ebr interesin komb\u00ebtar ose t\u00eb mir\u00ebn publike, duke mos pranuar t\u00eb korruptohem, kur vendos t\u00eb protestoj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb civile p\u00ebrpara nj\u00eb nisme kleftokrat\u00ebsh q\u00eb kan\u00eb z\u00ebn\u00eb polltrone n\u00eb nj\u00eb institucion shtet\u00ebror e jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kolltukofag\u00eb si\u00e7 do thoshte Noli, kur marr iniciativ\u00ebn e gjej guximin t\u00eb denoncoj \u00e7do privatizim ilegal ose zaptim t\u00eb pron\u00ebs publike (p\u00ebrkthe k\u00ebtu vjedhje t\u00eb pron\u00ebs publike), dhe p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo lloj politike apo aksioni q\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vendit dhe kombit ton\u00eb. Mua m\u00eb dhimbset kalaja e Rozafatit nj\u00ebsoj si m\u00eb dhimbset kalaja e Gjirokastr\u00ebs, dal t\u00eb protestoj p\u00ebr Valbon\u00ebn nj\u00ebsoj si p\u00ebr Vjos\u00ebn, ngre z\u00ebrin p\u00ebr Fierin e rafinerit\u00eb e naft\u00ebs dhe incenerator\u00ebt e tij nj\u00ebsoj si p\u00ebr Kuk\u00ebsin dhe taksat e reja t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb kombit, e k\u00ebshtu me rradh\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Un\u00eb nuk pretendoj t\u00eb jem unik, si un\u00eb ka shum\u00eb bij e bija t\u00eb k\u00ebtij populli t\u00eb vuajtur e krenar, por n\u00ebse vendosim t\u00eb ushqejm\u00eb atdhedashurin\u00eb p\u00ebrmes veprimeve t\u00eb dit\u00ebp\u00ebrditshme, nuk ka qeveri q\u00eb mund t\u00eb na n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmb\u00eb, dhe gjithkush n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs mund t\u00eb jet\u00eb i sigurt q\u00eb ka hedhur kontributin e tij modest p\u00ebr mbrojtjen e interesit komb\u00ebtar, secili nj\u00eb tull\u00eb qytetarie p\u00ebr t\u00eb ngritur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb nj\u00eb mur patriotik.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Un\u00eb, ti, ju q\u00eb po m\u00eb lexoni, s\u00ebbashku mundemi t\u00eb ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr mir\u00eb, e t\u00eb b\u00ebhemi shembull p\u00ebr nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb re atdhedashurie. Me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb t\u00eb fark\u00ebtohen dhe brezat e rinj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, e ftoj lexuesin ta shp\u00ebrndaj\u00eb k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb nism\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi p\u00ebr t\u00eb reflektuar mbi aksionet tona patriotike, atdhedashurin\u00eb p\u00ebrmes veprave konkrete duke q\u00ebn\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend, e jo nacionalizmit fjalhelmosur.<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">***<\/p>\n<p>_________<\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Patriotiz\u00ebm do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbash an\u00ebn e vendit t\u00ebnd. Nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb q\u00ebndrosh n\u00eb krah t\u00eb Presidentit apo ndonj\u00eb tjet\u00ebr zyrtari publik, ve\u00e7o mas\u00ebn kur ai vet\u00eb q\u00ebndron n\u00eb an\u00ebn e vendit. \u00cbsht\u00eb patriotike ta mb\u00ebshtes\u00ebsh at\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb ai i sh\u00ebrben me efekt vendit. \u2013 <em>Theodor Roosevelt<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">Disidenca \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e patriotizmit. \u2013 <em>Howard Zinn <\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\u00cbsht\u00eb e vajtueshme, q\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebn\u00eb nj\u00eb patriot i v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhesh armiku i pjes\u00ebs s\u00eb mbetur t\u00eb njer\u00ebzve. &#8211; <em>Voltaire<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\">\n<p><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sorry, this entry is only available in Shqip.<\/p>\n","protected":false},"author":2,"featured_media":694,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[222,211],"tags":[221,210],"class_list":["post-692","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analiza-2","category-histori-2","tag-analiza","tag-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=692"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/692\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/694"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=692"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=692"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/patrioti.al\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=692"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}