Pas rezultateve presidenciale të nëntorit të kaluar në Uashington, një grup gjithnjë e më i zëshëm analistësh dhe opinionistësh, të cilët ndajnë të njëjtën linjë mendimi me z. Dritan Hila, kanë nisur të propagandojnë të njëjtin narrativ mbi çështjen e luftës në Ukrainë. Në postimin e tij "Një shpjegim për tifozët e Zhelenskit dhe armiqtë e Trump" të datës 1 mars 2025, z. Hila pretendon të na hapë sytë mbi takimin mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit amerikan Donald Trump, për arritjen e një marrëveshjeje për paqen. Megjithatë, kjo qasje nuk është thjesht individuale, por pjesë e një tendence më të gjerë publike që, pas zhvillimeve të fundit politike, kanë adoptuar një narrative të udhëhequr vetëm nga logjika e forcës madhore ose “e më të fortit”, duke shtrembëruar faktet historike dhe duke u pozicionuar hapur në një mënyrë që tingëllon si jehonë e këmbanave të Kremlinit. Sipas tij, konflikti paraqitet në terma bardh e zi: ose Ukraina të pranojë "paqen" menjëherë, ose bota të përballet me apokalips bërthamor.
Analiza
SHBA po largohen nga Europa. Nuk është luhatje e politikave ditore apo tekë presidenciale, po ndryshim rrënjësor e afatgjatë. Aq sa për t’a zbatuar, duket se do të pranohen të gjitha kërkesat ruse të para-luftës. Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe në Afganistan: dorëzim pa kushte, braktisje e plotë e synimeve të para-Obamës. Mbi të gjitha, seriozitetin e zhvendosjes së SHBA e vulos rëndësia në rritje e Azisë në ekonominë botërore, si në prodhim, energji, infrastrukturë, dhe sidomos në fuqi ushtarake dhe siguri.
27 Prill 2021- 2 ditë mbas zgjedhjeve parlamentare, dhe duket se historia e (plero)pluralizmit shqiptar po shënon për herë të parë një rekord historik, atë ku një subjekt politik elektoral arrin të fitojë tre herë rrishtazi mazhorancën për të udhëhequr formimin e kabinetit qeveritar për një mandat konsekutiv katër vjeçar. Rast i paprecedent ky edhe në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përjashtuar Malin e Zi të Gjukanoviçit, drejt së cilës po anojmë mjerisht në emër të demokracisë shqiptare. Mirëpo shumëkush nga votuesit, po pyesin ndoshta vetëveten habitshëm si ka mundësi ?!
… nga dy veta fillimisht, ishim bërë katër, e ndërkohë prisnim edhe dy të tjerë të na bashkoheshin. Sigurisht, për të gjithë lexonjësit e dashur ku shpirti kritik bash ngriti krye, struktura gjeometrike ovale e tavolinës dhe hapësira e bollshme e ambientit përreth, mundësonte socializimin tonë atë paradite konform masave profilaktike anti-covid të vendosura nga qeveria e këtushme për respektimin e distancave minimale sociale. E cila ishte arsyeja që na mblidhte duke sfiduar kufijtë e masave të imponuara nga qeveria ? -Asnjë arsye urgjente, thjesht si qënie sociale shqiptare vendosëm t’i bënim apel detyrës sonë qytetare për t’ju bindur ligjit, dhe të shtyrë nga dëshira për të diskutuar të rejat e vendit tonë, ftuam njëri tjetrin për të pirë atë që karakterizon psiko-patologjinë e plotë të kombit tonë të dashur. Tavolina shtrihej përpara nesh, e filxhanët e kafeve preheshin mbi mbulesë duke pritur me etje të mbusheshin…
... ndërsa punëtori iu përgjigj: “por unë nuk jam jakebardhë, as punonjës në administratë (që natyrisht nuk do të thotë se duhet të jesh jakebardhë, por njohjebardhe) që ta gëzoj 1-Majin. Sot kush ka nevojë për bukë, punon 365 ditë në vit, kurse këto festat o miku im, kujt ia mban xhepi i përballon me pushim…”
Ky shkrim do jetë sa i thjeshtë dhe i ftohtë në stilin e të shprehurit, po aq dialektik dhe sarkastik në përmbajtje. Këshillohet që militantët, servilët e pushtetit dhe antiatdhetarët të mos marrin mundimin të lexojnë tutje kësaj pike >. Analiza e mëposhtme do jetë e thatë, lakonike dhe pa pleonazmat e zakonshme që jeni mësuar të lexoni në shkrimet e analistëve ose opinionistëve të tjerë.
Vjen mëngjesi... Gdhihemi mes ajrit të pastër të smokut, shoqëruar nën tingujt harmonioz të kantiereve të ndërtimit që së shpejti do më krijojnë një komshi të ri përballë verandes... Dal në verandë, shoh përreth, biznesi i “arit të zi” (jo nafta, kështu preferoj ta quaj unë kafen në ekonominë shqiptare) ka filluar ditën si përditë. Guxoj të hedh sytë tutje... Dajti ka filluar të shfaqet pak nga pastrimi i tymërave dhe gazrave që janë shpërndarë disi gjatë natës. Kthej kokën majtas-djathtas... një panoramë ngjyrë gri pushton horizontin në 360°. Një zymtësi e lumtur, një çiltërsi amullie, një gjëndje letargjie relaksuese... Ku ka qytet më të bukur! Ehhh... Tirana!
Sapo hymë në dhjetor të dashur miq të mi, dhe lamë pas nëntorin me festat tona kombëtare aq të dashura për mbarë kombin tonë. Të dashura vërtet, por pikërisht për 28 & 29! Në këto 2 data, shqiptari kalon në hipernacionalizëm, ndërkohë për 363 ditët e mbetura mbetet një pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjalë e zë të lartë, por me vepra konkrete. Dhe këto vepra fillojnë që më datën 1 janar, e mbarojnë më 31 dhjetor e maten me sensin e qytetarisë!
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)
