Skip to content Skip to footer

Histori

Eulogji pĂ«r Fatos Nanon dhe legaliteti i tij si “liberal admirues pushteti pa pushtet” nĂ« pluralizmin politik shqiptar

“Liberali: admirues i pushtetit pa pushtet.”- G. Orwell

1 nëntori, dita e gjithë shenjtorëve, u zbardh me një hidhërim të thellë për politikën shqiptare. Patriarku i parë socialist që bekoi dhe zgjedhjet e para pluraliste e që drejtoi shtetin në vitet e brishta të demokracisë foshnjarake e pavetëdije, Fatos Nano, u nda nga jeta pas një heshtje të gjatë e të imponuar politike, por padyshim jo legaliteti i tij politik i cili do të mbetet një memento monumentale për gjithë brezat e rinj, aspirues të një politike liberale e reformatore.

Sikurse ndodh në kësisoj rastesh të largimit nga jeta të një figure të shquar politik, zakoni i shtypit kërkon një përmbledhje të shkurtër të historikut dhe aktivitetit politik. Për këtë informacion, lexuesi mund të shfletojë kollaj portalet mediatike dhe shtypin shqiptar. Këtu gjendet shkurtimisht një eulogji për njeriun i cili morri përsipër të drejtojë vendin në një kohë stuhie politike në vijim të rënies së Murit të Berlinit dhe hapjes së perdes së hekurt të diktaturave komuniste.

74-Vjetori i ekzekutimit të Sabiha Kasimatit- Marie Curie-ja Shqiptare

Heshtja e një kombi që harron heronjtë dhe Intelektualët e tij

Sot shënohet 74-vjetori i ekzekutimit të Sabiha Kasimatit, shkencëtares së parë moderne shqiptare, një titane intelektuale, emri i së cilës duhet të jehonte në histori si një thesar kombëtar. Në vend të kësaj, sundon heshtja. Mediat shqiptare, të skllavëruara nga mediokriteti i kohëve moderne, nuk kanë gjetur hapësirë për ta kujtuar. Nuk ka emisione televizive për trashëgiminë e saj, as ceremoni shtetërore, as diskutime në shkolla, vetëm vërshimi i zakonshëm i Big Brother VIP, Përputhen, dhe spektakli grotesk i injorancës që ushqen një shoqëri të etur për argëtim të lirë në vend të ndriçimit intelektual.

Kjo heshtje nuk është rastësi; është një aktakuzë për një vend që ende refuzon të përballet me të kaluarën e tij. Ekzekutimi i Sabiha Kasimatit nuk ishte vetëm vrasja e një shkencëtareje brilante, por një shpallje lufte kundër dijes, kundër përparimit, kundër vetë idesë që Shqipëria mund të ishte më shumë se një provincë e errët e shtypjes politike dhe prapambetjes patriarkale.

Shqiptarët në rendin e ri europian e botëror

SHBA po largohen nga Europa. Nuk është luhatje e politikave ditore apo tekë presidenciale, po ndryshim rrënjësor e afatgjatë. Aq sa për t’a zbatuar, duket se do të pranohen të gjitha kërkesat ruse të para-luftës. Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe në Afganistan: dorëzim pa kushte, braktisje e plotë e synimeve të para-Obamës. Mbi të gjitha, seriozitetin e zhvendosjes së SHBA e vulos rëndësia në rritje e Azisë në ekonominë botërore, si në prodhim, energji, infrastrukturë, dhe sidomos në fuqi ushtarake dhe siguri.

Viti Jubilar- Gj. K. Skënderbeu në Hollywood (Peticion SHBA)

550V: 1468- 2018                                                                                                                              (Article available in English)

Më 17 janar të këtij viti, Shqipëria kremtoi 550 - Përvjetorin e Vdekjes së Heroit të saj mbarëkombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Epopeja e luftërave të Skënderbeut për mbrojtjen e Principatës së Arbërit, i cili u kthye në një mur të padepërtueshëm për hordhitë osmane drejt Europës, duke e shndërruar princin shqiptar në një kalorës mitik vigjilues ndaj kështjellës së krishtërimit europian, tashmë gjen gjurmët e saj pothuaj në çdo shtet të kontinentit tonë mëmë, përmes librave (600+), pikturave e monumenteve/statujave e artveprave të tjera kushtuar heroit.

Hipernacionalistë për 28-29 Nënduar, Pseudopatriotë përgjatë vitit

Sapo hymë në dhjetor të dashur miq të mi, dhe lamë pas nëntorin me festat tona kombëtare aq të dashura për mbarë kombin tonë. Të dashura vërtet, por pikërisht për 28 & 29! Në këto 2 data, shqiptari kalon në hipernacionalizëm, ndërkohë për 363 ditët e mbetura mbetet një pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjalë e zë të lartë, por me vepra konkrete. Dhe këto vepra fillojnë që më datën 1 janar, e mbarojnë më 31 dhjetor e maten me sensin e qytetarisë!

1 vit nga Vizita e Papa Françeskut: Vlerat dhe mesazhet e përcjella

Në 21 Shator’ 14, Tirana zyrtare dhe jo-zyrtare priti krahëhapur autoritetin më të lartë të Kishës Katolike, Papa Françeskun I. Misioni i vizitës së tij ishtë të rivendoste lidhjet e vendit tonë me katolicizmin, lidhje të shkëputura dhe fragmentuara nga sekularizmi i ashpër i vendosur gjatë periudhës së diktaturës komuniste shqiptare.

70 vite pas: Ishte i nevojshëm “Burri i Vogël” dhe “Njeriu i Shëndoshë”?

70-vite më parë, datat 6 dhe 9 Gusht hynë në historinë botërore si dy pika uji të cilat helmuan një ishull, por i siguruan rrjedhën dhe pastërtinë gjithë masës tjetër ujore rreth rruzullit tokësor… Këto dy data tronditën një popull, veshën në zi një komb, shkundën një shtet e rrënuan një rregjim, por i dhanë fund njëkohësisht zvarritjes së vuajtjeve dhe hidhërimeve një aleance kombesh dhe shtetesh të cilat luftuan dhe vranë për liri… ose të paktën kështu besohet.

Zbulohet pronari i “ApollonisĂ«”- nĂ« pritje tĂ« atij tĂ« “Koloseumit”!

Kulmi i marrëzise përmendet shpesh në historinë botërore të njerëzimit, megjithatë mendoj se ne Shqiptarët kemi caktuar një rekord të ri, me një magnitudë të paparë ndonjëherë më parë në gjithë amplitudat e qesharakes së mundshme. Dhe këtu e kam fjalën pikërisht për Apolloninë, qytetin Antik të themeluar nga kolonistët e qytetërimit të qytet-shteteve Greke, nga Korinthi e Korkira.

Në shërbim të interesave të atdheut dhe kombit Shqiptar, pa cënuar të drejtat e kombeve të tjera. Në kërkim të së vërtetës në histori, duke mos ndjekur trendin propagandues të mediave. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë si ndjekës, komentues dhe kontributor me shkrime e foto kritike. Këtu është arena e vetme ku amplifikohet zëri i disidencës shqiptare dhe shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates