Partia Socialiste e Shqipërisë kur morri mandatin në Shtator të vitit 2013, midis shumë reformave dhe programeve për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, sektori i turizmit dhe kulturës ishin prioritare. Duke theksuar faktorët ekonomike dhe potenciale të vendit tonë, lideri i PS-së dhe sot KM i vendit tonë drejtoi gishtin për nga qeveria e shkuar për mosrealizim, mbetje në vend pa asnjë progres, dhe deri diku edhe pengim të zhvillimit turistik në vendin tonë nëpërmjet skemave dhe aferave që drejtues dhe qarqe biznesi kishin bërë në dëm të interesit publik. Sot, 2 vite e gjysëm pas marrjes së mandatit, gjëndja e turizmit vazhdon po njësoj, për të mos thënë se “matrapazët dhe bazhibozukët blu” u ndërruan me disa specialistë klientelist “me ngjyrë lakmusi”. Le t’i hedhim një vështrim të përgjithshëm panoramës turistike sot në vendin tonë.
Nuk ka kaluar as një shekull nga fjalët e një patrioti të shquar drejtuar para parlamentit shqiptar në 1924, dhe duket sikur relativiteti mbi kohën ka thyer çdo ligj të fizikës, pasi realiteti i politikës dhe shoqërisë sonë mbetet statik pa përparuar aspak më tej.
Midis të tjerave, ai thotë:
Prolog
Fotografi zgjodhi momentin e përshtatshëm për të rrëmbyer pamjen “mahnitëse” të qytetit që shtrihej nën këmbët e tij, të cilat vareshin jashtë helikopterit që fluturonte i qetë në qiellin e hapur... Ai u përkul, nxorri aparatin-fotografik, rregulloi okularin, përshtati fokusin në varësi me largësinë nga toka që po fluturonin, në mënyrë për të kapur sa më tepër hapësirë nga perla-urbane që shtrihej mbi sipërfaqen e tokës, dhe më pas vuri dorën mbi butonin shkrepës...
Zgjedhjet e 8 qershorit na ofruan rastin që ne, shqiptarët, ti japim Kushtetutës rëndësinë që i takon si akt themelor i ndërtimit dhe funksionimit të shtetit. A do të shfrytëzohet ky rast apo jo, mbetet për tu parë, por si fillim, na nevojitet një analizë e drejtë e dispozitave që na jep Kushtetuta për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.
Sot është 69-vjetori i çlirimit dhe mposhtjes së nazi-fashizmit, dhe njëkohësisht dita që u kthye në simbol i “Triumfit të Popujve Liridashës”, qofshin ata të vegjël apo të mëdhenj, të cilët vendosën për të luftuar e mos u dorëzuar para “Wehrmacht-it” gjerman apo “Regio Esercito-s” italian.
Përvit e më tej, dita 7-Maj ka marra trajta gjithmonë e më madhore përsa i përket rëndësisë dhe interesit që shteti shqiptar i kushton. Por ç’farë është në fund të fundit 7-Maji- e mbiquajtur ndryshe edhe si “Dita e Europës”?
nga Edi Sara
*Sqarim: Së pari me lejoni t’i sqaroj lexuesit shqiptar se analiza e mëposhtme gjeopolitike është bërë totalisht mbi principin e paanshmërisë dhe motivimit, ndjenjave apo simpatisë personale. Jam munduar të jem sa më korrekt në bazë të fakteve historike, të dhënave dhe statistikave të njohura botërisht në mjedisin akademik të shkencave politike, dhe analizasës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
nga Edi Sara
Parantezë
Që nga Shtatori e deri më sot, qeveria e re e ardhur në pushtet po shkon drejt mbylljes se 3-mujoreshit të parë të mandatit të tyre. Qëllimi i ketij shkrimi nuk është të listojë reformat e shumta të cilat janë ndërmarrë, por të japë një vështrim të përgjithshëm të situatës aktuale në vendin tonë nga optika e arsimit dhe privatizimit të mundshëm të saj.
nga Edi Sara
Duke huazuar titullin nga libri i ish-Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës dhe njëkohësisht studiuesit e akademikut të mirënjohur të filozofisë dhe islamit, Alija Izetbegoviç, marr shkas të shkruaj nga deklaratat e tre liderëve “vllazën” që u thanë në përurimin e aeroportit “Adem Jashari” në Kosovë. Shumë bujë u prodhua nga fraza e lëshuar porsi thikë me dy presa nga goja e kryeministrit turk Erdogan:
nga Edi Sara
Si sot (16-Tetor), 105 vjet me pare, ne nje rrugice lart ne zonen e shpallur monument kulture ne qytetin e Gjirokastres (sot-Muzeu i Luftes Nacional Çlirimtare) lindi shoku Enver Hoxha, sekretari i pare i PKSH-se (me vone PPSH-se) si dhe udheheqesi dhe diktatori me jetegjate ne historine e vendit tone.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)