Partia Socialiste e Shqipërisë kur morri mandatin në Shtator të vitit 2013, midis shumë reformave dhe programeve për rimëkëmbjen e ekonomisë së vendit, sektori i turizmit dhe kulturës ishin prioritare. Duke theksuar faktorët ekonomike dhe potenciale të vendit tonë, lideri i PS-së dhe sot KM i vendit tonë drejtoi gishtin për nga qeveria e shkuar për mosrealizim, mbetje në vend pa asnjë progres, dhe deri diku edhe pengim të zhvillimit turistik në vendin tonë nëpërmjet skemave dhe aferave që drejtues dhe qarqe biznesi kishin bërë në dëm të interesit publik. Sot, 2 vite e gjysëm pas marrjes së mandatit, gjëndja e turizmit vazhdon po njësoj, për të mos thënë se “matrapazët dhe bazhibozukët blu” u ndërruan me disa specialistë klientelist “me ngjyrë lakmusi”. Le t’i hedhim një vështrim të përgjithshëm panoramës turistike sot në vendin tonë.
Një heshtje e ndryshme nga heshtjet e tjera. Dritë që ndriçon më shumë se dritë të tjera. Palëvizshmëri. Këto janë disa prej karakteristikave të së njohurës si “Trilogia dell’Incomunicabilità ”- Trilogjia e pamundësisë e Michelangelo Antonioni, e përbërë nga filmat: L’Avventura- Aventura (1960), La Notte - Nata (1961) dhe L’Eclisse –Eklipsi (1962).
Triologjia e fillim-viteve 90-të e Krzysztof Kieslowski ishte punimi i fundit i tij dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i cili kujtohet ende sot në botën e kinemasë Europiane me tre posterat respektivë ku shkëlqenin hijshëm: Juliette Binoche, Julie Deply dhe Irène Jacob duke pasqyruar aristokracinë e re femërore të kinemasë franceze. Filmat janë bashkë-shkruar me Krzysztof Piesiewicz, me profesion avokat si dhe një figurë politike disi konservatore në Poloni.
-Duke ndjekur vendimin e UEFA-s për ndeshjen e shëmtuar Sërbi-Shqipëri, po vë në dukje diferencialet dialektike që formojnë mënyrën ekzistenciale të mëndimit ndërmjet dy vëndeve:
Sërbia bërtet me gjuhë raciste dhe bën thirrje shfarosëse, duke treguar se kombi i saj ka ngelur prapa në kohë vonë në shekullin e XIX pa asnjë progres të mëtejshëm, në kulmin e periudhës nacionaliste.
Data 31 Tetor ka filluar të sjellë tashmë përvit në lokalet dhe pub-et e Tiranës një trend të ri: Halloween party! Rinia feston dhe dëfren në këto klube të natës duke futur një traditë të re në kalendarin vjetor të festimeve.
Halloween-i ka njĂ« prejardhje kristiane tĂ« pĂ«rzier me disa zakone pagane, por vendorigjinĂ«n e ka nĂ« KeltĂ«t e SkocisĂ« tĂ« cilĂ«t e quanin “festivali i tĂ« vdekurve”. Festa ishte njĂ« variant i huazuar i “All Hallows –Even” (Dita e GjithĂ« ShenjtĂ«ve) e cila festohej nĂ« datĂ«n 1 NĂ«ntor nĂ« kalendarin e KrishterĂ«. Pas kolonizimit tĂ« AmerikĂ«s, festa u eksportua nga emigrantĂ«t irlandezĂ« dhe skocezĂ« dhe morri trajtat e festimit tĂ« ditĂ«ve tĂ« sotme nĂ« Sh.B.A.Â
Midis të tjerave, ai thotë:
Regjia dhe skenari: Woody Allen
Aktorët: Owen Wilson~ Gil; Rachel McAdams ~Inez; Kathy Bates~ Gertrude Stein; Adrien Brody~ Salvador Dali; Marion Cotillard ~Adriana; Marcial Di Fonzo Bo ~Picasso; Corey Stoll~ Ernest Hemingway; Tom Hiddleston ~Scott Fitzgerald; Alison Pill ~ Zelda Fitzgerald.
Nostalgia ~ qasje ndjesore për të shkuarën; dëshirë për te jetuar një periudhë ose vend të së shkuarës përgjithësisht lidhur me ndjesi personale të lumturisë.
Ennui ~ perceptimi i një bote të mpakur, e paaftë për të përmbushur nevojën për ndjeshmëri.
Keni parë e dëgjuar të rinjtë që me oratorinë e tyre intelektuale kanë shfaqur shpesh herë pjekurinë e tyre në lidhje me papunësinë dhe koston e jetesës.
Por në anën tjetër, dialektika e tyre në ide, analoge e retorikës së bukur e plot zjarr të riu idealist, shkon diametralisht në kah të kundërt kur vjen puna në materializimin e fjalëve me vepra. Siç do thoshte i ndjeri Pjetër Arbnori, ''këta janë dialektikë në vepra dhe materialistë në fjalë.'' (Pse do të rrëzohet komunizmi?)
Prolog
Fotografi zgjodhi momentin e përshtatshëm për të rrëmbyer pamjen “mahnitëse” të qytetit që shtrihej nën këmbët e tij, të cilat vareshin jashtë helikopterit që fluturonte i qetë në qiellin e hapur... Ai u përkul, nxorri aparatin-fotografik, rregulloi okularin, përshtati fokusin në varësi me largësinë nga toka që po fluturonin, në mënyrë për të kapur sa më tepër hapësirë nga perla-urbane që shtrihej mbi sipërfaqen e tokës, dhe më pas vuri dorën mbi butonin shkrepës...
“Last Tango in Paris” i Bernardo Bertolucci u prezantua për herë të parë para publikut gjatë natës së fundit të festivalit të filmit në New York në 1972 dhe ajo datë u shënua përgjithmonë në historinë e filmit. Referuar kritikës së atyre viteve, efekti i filmit në audiencë ishte i njëjtë me atë të premierës së “Le Sacre du Printemp” të Stravinsky-t në Paris në 1913:një ngazëllim hipnotizues, instikte primitive dhe padyshim erotizmi më tepër se instiktiv.
