Skip to content Skip to footer
Letër babagjyshit- për 2017’8

[:sq]Zbulohet letra e vonuar drejtuar babagjyshit- për 2017’8[:]

[:sq]I dashur Babagjysh,

po e nis troç: për vitin që shkoi, dhe këtë të riun që erdhi, vendosa mos të shkruaja letër si fillim. Me VKE (Vendim Këshillit të Elfëve) e rradhës, ti dole jashtë loje në Shqipëri për kët vit...

Nuk do zgjatem shumë, por së pari të më falësh që po të shkruaj me vonesë, po nuk e pashë të nevojshmë të të bezidja kët vit, pasi dëshirat e mia vendosa t’ia thoja atij babagjyshit që doli në emisionin e së Dielës shqiptare tek Klani, që e morra se ishe ti fillimisht. Mirëpo më vonë e pashë që ishte burri me tepsinë e plotë i dashur babagjysh, ai që është dhe Kryeministri i vendit tonë. Un i them burri me tepsine e plotë, pasi siç mund ta dish ene ti, ai fitoi i vetëm dhe morri gjithë tepsinë e vendit në qershor. Tani, siç dëgjoj dhe komshinjtë, me mandatin e dytë (un as e di ç’ësht fjala mandat, po di që flitet për kohë të gjatë), do ia luaj tepsinë në hava këtij populli.

Read more

Oferta e 25 qershorit përballë votuesit shqiptar

[:sq]Oferta e 25 qershorit përballë votuesit shqiptar[:]

[:sq]

Ky shkrim do jetë sa i thjeshtë dhe i ftohtë në stilin e të shprehurit, po aq dialektik dhe sarkastik në përmbajtje. Këshillohet që militantët, servilët e pushtetit dhe antiatdhetarët të mos marrin mundimin të lexojnë tutje kësaj pike >. Analiza e mëposhtme do jetë e thatë, lakonike dhe pa pleonazmat e zakonshme që jeni mësuar të lexoni në shkrimet e analistëve ose opinionistëve të tjerë.

Read more

Tirana- palluar në beton

[:sq]Letër e hapur prindërve dhe gjyshërve tanë: Tirana, kjo tokë e palluar në beton![:]

[:sq]

Vjen mëngjesi... Gdhihemi mes ajrit të pastër të smokut, shoqëruar nën tingujt harmonioz të kantiereve të ndërtimit që së shpejti do më krijojnë një komshi të ri përballë verandes... Dal në verandë, shoh përreth, biznesi i “arit të zi” (jo nafta, kështu preferoj ta quaj unë kafen në ekonominë shqiptare) ka filluar ditën si përditë. Guxoj të hedh sytë tutje... Dajti ka filluar të shfaqet pak nga pastrimi i tymërave dhe gazrave që janë shpërndarë disi gjatë natës. Kthej kokën majtas-djathtas... një panoramë ngjyrë gri pushton horizontin në 360°. Një zymtësi e lumtur, një çiltërsi amullie, një gjëndje letargjie relaksuese... Ku ka qytet më të bukur! Ehhh... Tirana!

Read more

Letër babagjyshit- për 2016’7

nga Patrioti

I dashur Babagjysh,

po e filloj duke të thënë që është e 10 letër që po nis, pasi morra vesh që edhe ti ishe dhënë me konçesion që prej vitit të kaluar me VKE (Vendim Këshillit të Elfëve). Vetëm nëpërmjet gjurmimit të pagabueshëm të Postës Shqiptare, e cila bëri të mundur gjetjen e adresës tënde të re me një përafërsi gabimi prej vetëm 500 km, arrita të të lokalizoj e të të shkruaj letrën time të përvitshme. Shpresoj që letra veç mos të arrijë shumë me vonesë.

Read more

Hipernacionalistë për 28-29 Nënduar, Pseudopatriotë përgjatë vitit

[:sq]

Sapo hymë në dhjetor të dashur miq të mi, dhe lamë pas nëntorin me festat tona kombëtare aq të dashura për mbarë kombin tonë. Të dashura vërtet, por pikërisht për 28 & 29! Në këto 2 data, shqiptari kalon në hipernacionalizëm, ndërkohë për 363 ditët e mbetura mbetet një pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjalë e zë të lartë, por me vepra konkrete. Dhe këto vepra fillojnë që më datën 1 janar, e mbarojnë më 31 dhjetor e maten me sensin e qytetarisë!

Read more

The Brexit saga, a Schiller’s tragedy still alive

The Brexit saga: Schiller’s tragedy resurrected

[:sq]A Déjà vu prologue: The proof of justice lies not in the voice Of numbers; England's not the world, nor is Thy parliament the focus, which collects The vast opinion of the human race. This present England is no more the future, Than 'tis the past; as inclination changes, Thus ever ebbs and flows the unstable tide Of public judgment.  Say not, then, that thou Must act as stern necessity compels, That thou must yield to the importunate Petitions of thy people; ev'ry hour Thou canst experience that thy will is free Make trial, and declare, thou hatest blood, […] [Extracted from p. 60- George Talbot, Earl of Shrewsbury (after a pause).]

Read more

IN RILINDJE VERITAS! #1April

1 Prilli – IN RILINDJE VERITAS!

[:sq]Një engramë blasfemike

Veritas nunquam perit (E vërteta nuk humbet asnjëherë)- Seneca

Ja ku erdhi dhe Dita të dashur miq… Ajo Ditë e cila njihet mirë nga çdo shqiptar/e përgjatë çdo dite të vitit... kur veshët  e qytetarëve dhunohen nga bombardimi masiv mediatik që lëshohet nga tytat e politikanëve tanë të (ç)dashur. Por sot është ndryshe... SOT është dita jonë... Sot është dita e vetme vjetore ku luksi i gënjeshtrës kalon në gojën e qytetarëve. SOT RILINDIN TË GJITHA GJUHËT SHQIPTARE... dhe këtu përfshihen dhe llapat socialiste!

Read more

ZKM mbi PJ te Shqiperise

Opinion> (mbi) Opinion të ZKM ndaj Politikës së Jashtme

[:sq]Hyrje

Shpesh thuhet se imazhi një shteti matet nëpërmjet pasqyrimit në politikën e tij të jashtme (PJ). Aktiviteti, axhenda dhe dinamika e një politike të tillë shërben si pasqyra e parë e reflektimit të vlerave të një vendi dhe popullisë së tij para publikut ndërkombëtar. Në saj të PJ, përcaktohen dhe mbresat e para të cilat shërbejnë si prelud për zhvillim të mëtejshëm mes marrëdhënieve dy ose shumë-palëshe, absorbimin e fondeve ose investimeve nga sipërmarrës potencial, turizmi dhe tregtia.

Read more

Në shërbim të interesave të atdheut dhe kombit Shqiptar, pa cënuar të drejtat e kombeve të tjera. Në kërkim të së vërtetës në histori, duke mos ndjekur trendin propagandues të mediave. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë si ndjekës, komentues dhe kontributor me shkrime e foto kritike. Këtu është arena e vetme ku amplifikohet zëri i disidencës shqiptare dhe shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates

[mc4wp_form id="12507" element_id="style-1"]