Vjen mëngjesi... Gdhihemi mes ajrit të pastër të smokut, shoqëruar nën tingujt harmonioz të kantiereve të ndërtimit që së shpejti do më krijojnë një komshi të ri përballë verandes... Dal në verandë, shoh përreth, biznesi i “arit të zi” (jo nafta, kështu preferoj ta quaj unë kafen në ekonominë shqiptare) ka filluar ditën si përditë. Guxoj të hedh sytë tutje... Dajti ka filluar të shfaqet pak nga pastrimi i tymërave dhe gazrave që janë shpërndarë disi gjatë natës. Kthej kokën majtas-djathtas... një panoramë ngjyrë gri pushton horizontin në 360°. Një zymtësi e lumtur, një çiltërsi amullie, një gjëndje letargjie relaksuese... Ku ka qytet më të bukur! Ehhh... Tirana!
I dashur Babagjysh,
po e filloj duke të thënë që është e 10 letër që po nis, pasi morra vesh që edhe ti ishe dhënë me konçesion që prej vitit të kaluar me VKE (Vendim Këshillit të Elfëve). Vetëm nëpërmjet gjurmimit të pagabueshëm të Postës Shqiptare, e cila bëri të mundur gjetjen e adresës tënde të re me një përafërsi gabimi prej vetëm 500 km, arrita të të lokalizoj e të të shkruaj letrën time të përvitshme. Shpresoj që letra veç mos të arrijë shumë me vonesë.
Sapo hymë në dhjetor të dashur miq të mi, dhe lamë pas nëntorin me festat tona kombëtare aq të dashura për mbarë kombin tonë. Të dashura vërtet, por pikërisht për 28 & 29! Në këto 2 data, shqiptari kalon në hipernacionalizëm, ndërkohë për 363 ditët e mbetura mbetet një pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjalë e zë të lartë, por me vepra konkrete. Dhe këto vepra fillojnë që më datën 1 janar, e mbarojnë më 31 dhjetor e maten me sensin e qytetarisë!
Now it’s all said and done, we have exit polls and post-analyses — slightly more reliable than their pre-election counterparts. Now we can start to come to terms not just with what has happened, but why. As always, it’s important that the right lessens are learned sooner rather than later.
Lesson number one:
- Trump didn’t win because the globalized economy has left American communities behind.
Kaso Kosa, parafjalë- Këtë radhë po sjell intervistën e bërë me trurin e Kryeministrit tonë. Të më kuptoni: Nuk e kam llafin që takova trurin e tij, se Kryeministri e mban gjithnjë me vete. Takova zotin Endri Fuga, këshilltarin e parë të zotit Rama, që me këshillat e tij mbetet truri i Kryeministrit tonë…
Intervistën e radhës e realizova me më të madhin e të mëdhenjve të shqiptarëve. Me vetë Skënderbeun. Po, po me vetë atë. Do thoni ju: “Si munde!? Ai nuk mund të flasë". Flet që ç’ë ç’keni me të. Dhimbja i bën të vdekurit të na flasin edhe nga ajo botë. Ja intervista:
Kaso Kosa- Përshëndetje! Nuk është Gjergji këtu?
Veritas nunquam perit (E vërteta nuk humbet asnjëherë)- Seneca
Ja ku erdhi dhe Dita të dashur miq… Ajo Ditë e cila njihet mirë nga çdo shqiptar/e përgjatë çdo dite të vitit... kur veshët e qytetarëve dhunohen nga bombardimi masiv mediatik që lëshohet nga tytat e politikanëve tanë të (ç)dashur. Por sot është ndryshe... SOT është dita jonë... Sot është dita e vetme vjetore ku luksi i gënjeshtrës kalon në gojën e qytetarëve. SOT RILINDIN TË GJITHA GJUHËT SHQIPTARE... dhe këtu përfshihen dhe llapat socialiste!
Shpesh thuhet se imazhi një shteti matet nëpërmjet pasqyrimit në politikën e tij të jashtme (PJ). Aktiviteti, axhenda dhe dinamika e një politike të tillë shërben si pasqyra e parë e reflektimit të vlerave të një vendi dhe popullisë së tij para publikut ndërkombëtar. Në saj të PJ, përcaktohen dhe mbresat e para të cilat shërbejnë si prelud për zhvillim të mëtejshëm mes marrëdhënieve dy ose shumë-palëshe, absorbimin e fondeve ose investimeve nga sipërmarrës potencial, turizmi dhe tregtia.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)