A ju ka shkuar mëndja ndonjëherë se edhe Tirana mund të ketë vendosur rekorde Guinness? Po po, pikërisht për Tiranën tonë e kam fjalën, kryeqyteti i Shqipërisë dhe i gjithë shqiptarëve. Po për ç’farë do pyesë lexuesi i dashur... e në fakt do qeshë me përgjigjen që do lexojë në vijim, dhe paraprakisht po i paraprij të qeshurës së tij duke thënë se ajo do vijë si pasojë për të shmangur të qarën.
nga Patrioti
I dashur babagjysh!
Fjalët e mia për ty këtë vit do jenë të thata, të athta e të ftohta... Goja dhe gjuha ime e kanë harruar shijen, janë bërë të plogështa pasi kanë kohë që sytë shohin vetëm varfëri e mizëri në këtë dynja që na rrethon… Prandaj dhe dëshirat e mia të cilat shtyhen nga imagjinata dhe ëndërrat, janë po aq të varfëruara pasi siç thotë një fjalë e vjetër, goja flet në përpjestim me syrin…
Parantezë
Që nga Shtatori e deri më sot, qeveria e re e ardhur në pushtet po shkon drejt mbylljes se 3-mujoreshit të parë të mandatit të tyre. Qëllimi i ketij shkrimi nuk është të listojë reformat e shumta të cilat janë ndërmarrë, por të japë një vështrim të përgjithshëm të situatës aktuale në vendin tonë nga optika e arsimit dhe privatizimit të mundshëm të saj.
Duke huazuar titullin nga libri i ish-Presidentit të Bosnjë-Hercegovinës dhe njëkohësisht studiuesit e akademikut të mirënjohur të filozofisë dhe islamit, Alija Izetbegoviç, marr shkas të shkruaj nga deklaratat e tre liderëve “vllazën” që u thanë në përurimin e aeroportit “Adem Jashari” në Kosovë. Shumë bujë u prodhua nga fraza e lëshuar porsi thikë me dy presa nga goja e kryeministrit turk Erdogan:
Si sot (16-Tetor), 105 vjet me pare, ne nje rrugice lart ne zonen e shpallur monument kulture ne qytetin e Gjirokastres (sot-Muzeu i Luftes Nacional Çlirimtare) lindi shoku Enver Hoxha, sekretari i pare i PKSH-se (me vone PPSH-se) si dhe udheheqesi dhe diktatori me jetegjate ne historine e vendit tone.
Rikthehet më në fund në fushën e blertë të ligës superiore shqiptare, pas më shumë se 4-vitesh mungesë, derbi historik mes dy klubeve rivale: Partizani-Tirana.
Në fakt kishte kohë që Tirana nuk gjallëronte si në ditën e djeshme, ku me qindëra tifoza nga të dy krahët mbushën rrugët kryesorë dhe bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” nën tingujt, këngët dhe thirrjet e tifozerive të tyre të zjarrta. Nqs dikush do kishte marrë mundimin ta fotografonte nga ajri qendrën e Tiranës, do i dukej ndoshta sikur kishte përpara një sirenë gjigande policie për shkak të ngjyrave kuq-e blu që vendosnin vijat e demarkacionit përmes dy tifozerive kryeqytetase.
Sikur të mos mjaftonin ngjarjet jo fort të këndshme të këtij viti që lamë pas, duket se edhe bredhi i vitit të ri në Shqipëri u “stolis” me zbukurime të ndezura në të kuqe gjaku…
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)