Sapo hymë në dhjetor të dashur miq të mi, dhe lamë pas nëntorin me festat tona kombëtare aq të dashura për mbarë kombin tonë. Të dashura vërtet, por pikërisht për 28 & 29! Në këto 2 data, shqiptari kalon në hipernacionalizëm, ndërkohë për 363 ditët e mbetura mbetet një pseudopatriot. I dashur patrioti im, patriotizmi nuk matet me fjalë e zë të lartë, por me vepra konkrete. Dhe këto vepra fillojnë që më datën 1 janar, e mbarojnë më 31 dhjetor e maten me sensin e qytetarisë!
Analyses
Now it’s all said and done, we have exit polls and post-analyses — slightly more reliable than their pre-election counterparts. Now we can start to come to terms not just with what has happened, but why. As always, it’s important that the right lessens are learned sooner rather than later.
Lesson number one:
- Trump didn’t win because the globalized economy has left American communities behind.
Veritas nunquam perit (E vërteta nuk humbet asnjëherë)- Seneca
Ja ku erdhi dhe Dita të dashur miq… Ajo Ditë e cila njihet mirë nga çdo shqiptar/e përgjatë çdo dite të vitit... kur veshët e qytetarëve dhunohen nga bombardimi masiv mediatik që lëshohet nga tytat e politikanëve tanë të (ç)dashur. Por sot është ndryshe... SOT është dita jonë... Sot është dita e vetme vjetore ku luksi i gënjeshtrës kalon në gojën e qytetarëve. SOT RILINDIN TË GJITHA GJUHËT SHQIPTARE... dhe këtu përfshihen dhe llapat socialiste!
Shpesh thuhet se imazhi një shteti matet nëpërmjet pasqyrimit në politikën e tij të jashtme (PJ). Aktiviteti, axhenda dhe dinamika e një politike të tillë shërben si pasqyra e parë e reflektimit të vlerave të një vendi dhe popullisë së tij para publikut ndërkombëtar. Në saj të PJ, përcaktohen dhe mbresat e para të cilat shërbejnë si prelud për zhvillim të mëtejshëm mes marrëdhënieve dy ose shumë-palëshe, absorbimin e fondeve ose investimeve nga sipërmarrës potencial, turizmi dhe tregtia.
“Themeli i çdo shteti qëndron tek edukimi i rinisë së vet.” – Diogjeni i Sinopës
Kur një qeveri vendos të ngrejë taksat/tarifat në një sektor publik të caktuar, justifikimi i rritjes së investimeve/shpenzimeve në të ardhmen shërben shpesh si prelud për të legjitimuar këtë vendimmarrje. Megjithatë, ndodh dhe që një qeveri të ulë shpenzimet për ndonjë sektor publik si pasojë e vështirësive ekonomike, dhe kjo natyrisht kërkon dhe zvogëlim të taksave/tarifave në atë sektor.
25-vjet më parë gjëmoi thirrja: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!
Data 8 Dhjetor është kthyer në një ditë përkujtimore në nderim të studentëve të Universitetit të Tiranës (UT), të cilët dolën dimrit të 1990 për të themeluar Partinë Demokratike shqiptare dhe për t’i dhënë fund sistemit njëpartiak të komunizmit. Protesta e athershme solli bashkimin e qytetarëve në rrethet kryesore me zërin e studentëve, dhe si pasojë intensifkikoi valën e protestave të cilat kulmuan me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991.
“Vdekja e një personi është tragjedi, vdekja e milionave është statistikë.”- J. Stalin
Kanë kaluar 72-vjet nga Konferenca e Teheranit kur Stalin-i e tha këtë frazë përpara Winston Churchill-it, dhe pavarësisht brendisë së hidhur që përmbante kjo shprehje e ngurtë porsi vetë “çeliku” aso kohe, duket se efikasiteti në përdorimin substancial të saj fatkeqësisht gjen fakte epistemologjike edhe sot.
- Hyrje
Këto vitet e fundit, si në Kosovë edhe në Shqipëri, kur diskutohet mundësia e bashkimit të këtyre dy vendeve, del shpesh teza e 2, ose më shumë votave “shqiptare”. Ky punim nuk synon të trajtojë bashkimin kombëtar në tërësi, por vetëm argumentin e votave, i cili, fatkeqësisht, po zë rrënjë pa të drejtë si një ndër problemet kryesore për t’u shqyrtuar në këtë çështje.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)