Neorealizmi Italian, i njohur edhe si Epoka e Artë e Kinemasë Italiane, është një lëvizje kombëtare e filmit që karakterizohet nga histori të vendosura në gjirin e të varfërve dhe klasës punëtore, filmuar në mjediset e tyre të zakonshme dhe shpesh realizuar me aktorë jo-profesionistë. Stili neorealist u zhvillua nga një rreth i regjizorëve dhe kritikëve të filmit të revistës Cinema, përfshirë këtu Luchino Visconti, Vittorio De Sica, Gianni Puccini, Cesare Zavattini, Giuseppe De Santis dhe Pietro Ingrao.
Një heshtje e ndryshme nga heshtjet e tjera. Dritë që ndriçon më shumë se dritë të tjera. Palëvizshmëri. Këto janë disa prej karakteristikave të së njohurës si “Trilogia dell’Incomunicabilità”- Trilogjia e pamundësisë e Michelangelo Antonioni, e përbërë nga filmat: L’Avventura- Aventura (1960), La Notte - Nata (1961) dhe L’Eclisse –Eklipsi (1962).
Triologjia e fillim-viteve 90-të e Krzysztof Kieslowski ishte punimi i fundit i tij dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i cili kujtohet ende sot në botën e kinemasë Europiane me tre posterat respektivë ku shkëlqenin hijshëm: Juliette Binoche, Julie Deply dhe Irène Jacob duke pasqyruar aristokracinë e re femërore të kinemasë franceze. Filmat janë bashkë-shkruar me Krzysztof Piesiewicz, me profesion avokat si dhe një figurë politike disi konservatore në Poloni.
Regjia dhe skenari: Woody Allen
Aktorët: Owen Wilson~ Gil; Rachel McAdams ~Inez; Kathy Bates~ Gertrude Stein; Adrien Brody~ Salvador Dali; Marion Cotillard ~Adriana; Marcial Di Fonzo Bo ~Picasso; Corey Stoll~ Ernest Hemingway; Tom Hiddleston ~Scott Fitzgerald; Alison Pill ~ Zelda Fitzgerald.
Nostalgia ~ qasje ndjesore për të shkuarën; dëshirë për te jetuar një periudhë ose vend të së shkuarës përgjithësisht lidhur me ndjesi personale të lumturisë.
Ennui ~ perceptimi i një bote të mpakur, e paaftë për të përmbushur nevojën për ndjeshmëri.
“Last Tango in Paris” i Bernardo Bertolucci u prezantua për herë të parë para publikut gjatë natës së fundit të festivalit të filmit në New York në 1972 dhe ajo datë u shënua përgjithmonë në historinë e filmit. Referuar kritikës së atyre viteve, efekti i filmit në audiencë ishte i njëjtë me atë të premierës së “Le Sacre du Printemp” të Stravinsky-t në Paris në 1913:një ngazëllim hipnotizues, instikte primitive dhe padyshim erotizmi më tepër se instiktiv.
nga Anisa Vrenozi
Regjizor: Ingmar Bergman
Aktorët: Bengt Ekerot, Gunnar Bjornstrand, Max von Sydow
Skenari: Ingmar Bergman
Disa prej filmave më të mirë janë specimenë te zhanreve të mirënjohura, por "The Seventh Seal" e Ingmar Bergman nuk është aspak i tillë.
Nuk ka patur pak filma të rëndësishëm, si të Dreyer dhe francezit Cocteau, të cilët i janë referuar periudhave kohore më të largëta të zhvillimit të shoqërisë për të dhënë një kuptim dhe simbolikë për vëzhgimet e tyre mbi jetën dhe vdekjen.
“Nostalghia” është filmi i parë i Tarkovsky-t i prodhuar jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, i filmuar në Itali, përfshirë edhe inskenimet e vendlindjes së tij në Rusi, dhe me mbështetje financiare nga televizioni publik Italian dhe kompania e filmit “Gaumont” në Francë. Filmit iu akordua çmimi special i jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1984. “Nostalghia” është një udhëtim melankolik përmes historisë personale të një poeti rus dhe ndjenjat e nostalgjisë për atdheun e tij.
nga Anisa Vrenozi
La Grande Bellezza Regjisor: Paolo Sorrentino Aktorë: Toni Servillo, Carlo Verdone, Sabrina Ferilli, Carlo Buccirosso, Iaia Forte, Pamela Villoresi, Galatea Ranzi.
Roma është cilësuar si Qyteti i Përjetshëm dhe një nga qytetet më të mëdha të kinematografisë. “La Grande Bellezza”, filmi i ri nga Paolo Sorrentino, paraqet Romën e ditëve të sotme: si qytet, botëkuptim dhe sistem të të jetuarit.
![[:sq]Patrioti[:en]Patrioti[:]](http://patrioti.al/wp-content/uploads/2025/12/shpata21.png)
