Skip to content Skip to footer
Ladri di Biciclette 1948-Poster

Ladri di biciclette (1948)

nga Anisa Vrenozi   Regjizor: Vittorio De Sica Aktorë: Lamberto Maggiorani, Enzo Staiola, Lianella Carell, Vittorio Antonucci

Neorealizmi Italian, i njohur edhe si Epoka e Artë e Kinemasë Italiane, është një lëvizje kombëtare e filmit që karakterizohet nga histori të vendosura në gjirin e të varfërve dhe klasës punëtore, filmuar në mjediset e tyre të zakonshme dhe shpesh realizuar me aktorë jo-profesionistë. Stili neorealist u zhvillua nga një rreth i regjizorëve dhe kritikëve të filmit të revistës Cinema, përfshirë këtu Luchino Visconti, Vittorio De Sica, Gianni Puccini, Cesare Zavattini, Giuseppe De Santis  dhe  Pietro Ingrao.

Read more

“Trilogia dell’ Incomunicabilità” - Michelangelo Antonioni

“Trilogia dell’ Incomunicabilità” – Michelangelo Antonioni

nga Anisa Vrenozi

Një heshtje e ndryshme nga heshtjet e tjera. Dritë që ndriçon më shumë se dritë të tjera. Palëvizshmëri. Këto janë disa prej karakteristikave të së njohurës si “Trilogia dell’Incomunicabilità”- Trilogjia e pamundësisë e Michelangelo Antonioni, e përbërë nga filmat: L’Avventura- Aventura (1960), La Notte - Nata (1961) dhe L’Eclisse –Eklipsi (1962).

Read more

Trilogjia e ngjyrave

Triologjia e tre ngjyrave: Bluja, e Bardha & e Kuqja

nga Anisa Vrenozi

Triologjia e fillim-viteve 90-të e Krzysztof Kieslowski ishte punimi i fundit i tij dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i cili kujtohet ende sot në botën e kinemasë Europiane me tre posterat respektivë ku shkëlqenin hijshëm: Juliette Binoche, Julie Deply dhe Irène Jacob duke pasqyruar aristokracinë e re femërore të kinemasë franceze.  Filmat janë bashkë-shkruar me Krzysztof Piesiewicz, me profesion avokat si dhe një figurë politike disi konservatore në Poloni.

Read more

Midnight in Paris (2011)

nga Anisa Vrenozi

Regjia dhe skenari: Woody Allen

Aktorët: Owen Wilson~ Gil; Rachel McAdams ~Inez; Kathy Bates~ Gertrude Stein; Adrien Brody~ Salvador Dali; Marion Cotillard ~Adriana; Marcial Di Fonzo Bo ~Picasso; Corey Stoll~ Ernest Hemingway; Tom Hiddleston ~Scott Fitzgerald; Alison Pill ~ Zelda  Fitzgerald.

Nostalgiaqasje ndjesore për të shkuarën; dëshirë për te jetuar një periudhë ose vend të së shkuarës përgjithësisht lidhur me ndjesi personale të lumturisë.

Ennui ~ perceptimi i një bote të mpakur, e paaftë për të përmbushur nevojën për ndjeshmëri.

Read more

Last Tango in Paris (1972)

nga Anisa Vrenozi Regjisor: Bernardo Bertolucci Skenari: Bernardo Bertolucci & Franco Arcalli Aktorë: Marlon Brando, Maria Schneider Jean-Pierre Léaud, Maria Michi, etc.

“Last Tango in Paris” i Bernardo Bertolucci u prezantua për herë të parë para publikut gjatë natës së fundit të festivalit të filmit në New York në 1972 dhe ajo datë u shënua përgjithmonë në historinë e filmit. Referuar kritikës së atyre viteve, efekti i filmit në audiencë ishte i njëjtë me atë të premierës së “Le Sacre du Printemp” të Stravinsky-t në Paris në 1913:një ngazëllim hipnotizues, instikte primitive dhe padyshim erotizmi më tepër se instiktiv.

Read more

The Seventh Seal (1957)

nga Anisa Vrenozi

Regjizor: Ingmar Bergman

Aktorët: Bengt Ekerot, Gunnar Bjornstrand, Max von Sydow

Skenari: Ingmar Bergman

Disa prej filmave më të mirë janë specimenë te zhanreve të mirënjohura, por "The Seventh Seal" e Ingmar Bergman nuk është aspak i tillë.

Nuk ka patur pak filma të rëndësishëm, si të Dreyer dhe francezit Cocteau, të cilët i janë referuar periudhave kohore më të largëta të zhvillimit të shoqërisë për të dhënë një kuptim dhe simbolikë për vëzhgimet e tyre mbi jetën dhe vdekjen.

Read more

Andrei Tarkovsky

Nostalghia (1983)

nga Anisa Vrenozi Regjizor: Andrei Tarkovsky Skenari: Andrei Tarkovsky , Tonino Guerra Aktorë: Oleg Yankovskiy, Erland Josephson, Domiziana Giordano

“Nostalghia” është filmi i parë i Tarkovsky-t i prodhuar jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, i filmuar në Itali, përfshirë edhe inskenimet e vendlindjes së tij në Rusi, dhe me mbështetje financiare nga televizioni publik Italian dhe kompania e filmit “Gaumont” në Francë. Filmit iu akordua çmimi special i jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1984. “Nostalghia” është një udhëtim melankolik përmes historisë personale të një poeti rus dhe ndjenjat e nostalgjisë për atdheun e tij.

Read more

La Grande Bellezza (2013)

nga Anisa Vrenozi

La Grande Bellezza Regjisor: Paolo Sorrentino Aktorë: Toni Servillo, Carlo Verdone, Sabrina Ferilli, Carlo Buccirosso, Iaia Forte, Pamela Villoresi, Galatea Ranzi.

Roma është cilësuar si Qyteti i Përjetshëm dhe një nga qytetet më të mëdha të kinematografisë. “La Grande Bellezza”, filmi i ri nga Paolo Sorrentino, paraqet Romën e ditëve të sotme: si qytet, botëkuptim dhe sistem të të jetuarit.

Read more

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates