Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

“Letër babagjyshit- për 2014”

nga Patrioti

I dashur babagjysh!

Fjalët e mia për ty këtë vit do jenë të thata, të athta e të ftohta… Goja dhe gjuha ime e kanë harruar shijen, janë bërë të plogështa pasi kanë kohë që sytë shohin vetëm varfëri e mizëri në këtë dynja që na rrethon… Prandaj dhe dëshirat e mia të cilat shtyhen nga imagjinata dhe ëndërrat, janë po aq të varfëruara pasi siç thotë një fjalë e vjetër, goja flet në përpjestim me syrin…

Dëshira ime këtë vit do ishtë të sillje një dritë të madhe të padukshme për syrin e shqiptarit (ndryshe siç është zakoni, do shuhej nga kritika e komentet pa filluar të rrezatojë dritë mirë) në mënyrë që t’ju shërbejë si llambadan ndriçues fillimisht për mëndjen, e më pas edhe për zemrën e tyre.

Do doja që sa herë të dilja shëtitje, të shifja njerëz të kapur dorë për dore, të lirshëm në muhabet dhe në zgjedhjet e tyre, pa patur frikë nga përgojimi… Mendimi negative për njëri-tjetrin në formën e paragjykimit do bëje mirë ta fashitje njëher e përgjithmonë në këtë shoqëri të ndrydhur mendërisht, emocionalisht e seksualisht…

Gjithashtu, duke qëndruar brënda listës sime të kursyer i dashur babagjysh, do doja që t’ju hiqje njerëzve të sotëm etjen e madhe për pushtet dhe urinë e madhe të parasë që ka pushtuar xhepat e zaptuar mëndjet e tyre, dhe vendin e dëshirës materialiste ta zëvendësosh me dëshirën e madhe për dituri, vlera dhe progres individual e shoqëror…

Mbi të gjitha, do kisha dëshirën dhe lutjen më të madhe që ti të rizgjoje, kultivoje  dhe zhvilloje ndjenjën e hershme të atdhedashurisë për Shqipërinë në zemrën e çdo shqiptari, qoftë ai i djathtë apo i majtë, i krishter apo mysliman, verior apo jugor, mjaft që ta dojë vëndin e tij njësoj e të punojë e të rrojë për të parë frytet e mira të punës së tij si kontribut të përbashkët shoqëror… Dhe kur të vijë dita që Shqipëria të njihet ndërkombëtarisht si vend i zhvilluar dhe ndoshta kunati yt nga Bashkimi Europian do pranojë t’i japë statusin në një të ardhme të afërt apo të largët, kjo do të vijë si rezultat i punës individuale i çdo bashkëkombësi tim shqiptar, kurdoherë e kudo që të jetë. Atëherë çdokujt do i shkrepëtijne sytë plot krenari, pasi çdokush do ketë dhënë një pjesë nga vetëvetja për këtë progres që vendi do arrijë.

Po e mbyll këtë letër me shpresën e madhe që kjo do mbërrië tek ty pa shumë ndalesa rrugës, pasi morra vesh që të paktën drerët e tu e kishin kryer kolaudimin vjeshtën që shkoi e nuk iu desh të kalonin nga ura ndë-kontinentale që inxhinierët e ministrisë sonë të transporteve kanë ndërtuar si dhuratë për festat e fundvitit për popullin tonë. Sa për dhuratat, mos ki merak se në doganë do taksohesh siç i takon çdo pakoje, për alkoholin dhe duhanin me akcizën e re, dhe për mallrat e lluksit akord taksës së re në varësi të mallit të origjinës (shpresoj mos t’i kesh të prodhuara NON-EU se kanë filluar me ligjet e taksat e teto Merkelit!!!).

P.S.  Edhe një gjë o babagjysh se për pak harrova.. Kriza dhe varfëria më duket se ka kaluar edhe majat e përfytyruara nga njerëzit e ka prekur edhe mbretërinë tënde e të elfëve ku ti ndodhesh dhe dëgjova gjithashtu që për këtë arsye ti ke zbritur nga lart në disa raste e ke grabitur e vjedhur disa banka e argjendari. Nëse kjo është e vërtetë, atëher harroji dëshirat e mia më lart. Dua vetëm një gjë nga ty: Rruaje mjekrën, vish një kostum dhe hajde në mbretërinë tonë politike të shqip-elfëve!

-###-

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates