Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Pranë ri-afrimit të miqësisë së madhe Shqiptaro-Kineze     

Pikërisht, kaq nam ka marrë orizi që ofrohet nëpër lokalet e qëndrimeve të shkurtëra në Librazhd gjatë rrugës për në Korçë. Biles kam dëgjuar nga udhëtarë të rastit se ka patur njerëz si dhe turistë të huaj që i hypin furgonave apo autobuzëve enkas për të ndaluar e për të ngrënë një pjatë në Librazhd!!!

Në vijim të këtyre ngjarjeve dhe të namit të ri që ky qytet ka marrë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, e vendosi Librazhdin si një nga pikat e reja më atraktive të Shqipërisë për vitin 2014. Dhe jo vetëm…

Në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë me Jashtë, qeveria socialiste ka tërhequr një grup investitorësh nga Kina të cilët janë të interesuar për orizin Librazhdit, fama e të cilit tashmë ka kaluar kufijtë jo vetëm kombëtar, por ata kontinental. Ata kanë deklaruar gjithashtu se do sjellin Komitetin Kombëtar të Degustatorëve Kinezë të Orizit, për të provuar dhe dhënë vlerësimin e tyre.

Nëse gjithçka shkon mirë, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes shprehet optimiste për këtë nismë pasi ky grup investitorësh kinezë do mund të investojë dhe krijojë vënde të reja pune në këtë qytet të vogël. Me Librazhdin, vargani i investimeve do prekë edhe qytetin e Prrënjasit dhe Pogradecit, dhe ekonomistët shpresojnë që kjo të tërheqë fshatarët dhe pronarët e tokave të këtij rajoni për të rimbjellë dhe lëvruar sipërfaqet me këtë lloj drithi.

Ministria e Drejtësisë gjithashtu ka shfaqur një interes të jashtëzakonshëm lidhur me këtë marrëveshje të mundshme në të ardhmen e afërt, pasi lidhur me tokat, do intensifikohet edhe reforma e tokës si dhe ligji “7501” i pronave dhe ish-pronarëve.

Mbetet vetëm për të shpresuar në lidhje me Komisionin që pritet të vijë nga Pekini për të provuar pjatat e orizit në lokalet e Librazhdit.

Pala kineze gjithashtu është shprehur mjaft optimiste lidhur me orizin e Librazhdit, dhe pyetjes së gazetarëve nëse duhet të shqetësohet Kina për konkurrence të mundshme nga Shqipëria lidhur me eksportin e drithit të orizit, kryetari i komisionit është përgjigjur:

gjeografia është një faktor vendimtar midis dy vëndeve, si në largësinë midis tyre, edhe në sipërfaqen e njërit shtet.

-###-

Në shërbim të interesave të atdheut dhe kombit Shqiptar, pa cënuar të drejtat e kombeve të tjera. Në kërkim të së vërtetës në histori, duke mos ndjekur trendin propagandues të mediave. Bëhuni pjesë e komunitetit tonë si ndjekës, komentues dhe kontributor me shkrime e foto kritike. Këtu është arena e vetme ku amplifikohet zëri i disidencës shqiptare dhe shoqërisë civile, brenda dhe jashtë vendit.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates