Skip to content Skip to footer

Fundoset Lazarati, merr me vete dhe Spanjën- Kushtet e Hollandës për në BE

[:sq]

E keni pyetur veten ndonjëherë nëse ngjarjet në Shqipëri mund të kenë impakt në proçesin e Botërorit Brazil-2014?!

Absolutisht është e vërtet! Duket e habitshme në plan të parë, por nëse thellohemi dhe e shqyrtojmë më me kujdes këtë korelacion, do të kuptojmë që ka një lidhje mes Lazaratit, Holandës dhe negociatave të Kryeministrit tonë me përfaqësuesit e BE-së në Berlin.

Apoteoza e Globalizimit dhe epitoma e Botërorit “Brazil-2014” si anti-tezë

[:sq]

Jemi nën ethet e Botërorit-Brazil 2014, dhe përveç emocioneve që na përçohen përmes ekranit nga fusha e blertë, spektatorët dëgjojnë gjithashtu dhe zërin e komentatorëve që plot zjarr e pasion i shtojnë ndeshjes një aureolë drithëruese.

Por megjithatë, shpesh herë vëmëndja e komentatorit kalon krahas ndeshjes, edhe në ndonjë analizë apo përshkrim të kushteve të funksionimit të botës sot, tendencat dhe lidhjet socio-ekonomike të rruzullit. Më konkretisht, ka një tendencë për t’u theksuar globalizmi.

The Seventh Seal (1957)

nga Anisa Vrenozi

Regjizor: Ingmar Bergman

Aktorët: Bengt Ekerot, Gunnar Bjornstrand, Max von Sydow

Skenari: Ingmar Bergman

Disa prej filmave më të mirë janë specimenë te zhanreve të mirënjohura, por "The Seventh Seal" e Ingmar Bergman nuk është aspak i tillë.

Nuk ka patur pak filma të rëndësishëm, si të Dreyer dhe francezit Cocteau, të cilët i janë referuar periudhave kohore më të largëta të zhvillimit të shoqërisë për të dhënë një kuptim dhe simbolikë për vëzhgimet e tyre mbi jetën dhe vdekjen.

Kushtetueshmëria e qeverisë së koalicionit paszgjedhor

nga Alban Lauka

       Zgjedhjet e 8 qershorit na ofruan rastin që ne, shqiptarët, ti japim Kushtetutës rëndësinë që i takon si akt themelor i ndërtimit dhe funksionimit të shtetit. A do të shfrytëzohet ky rast apo jo, mbetet për tu parë, por si fillim, na nevojitet një analizë e drejtë e dispozitave që na jep Kushtetuta për krijimin e qeverisë së re pas zgjedhjeve.

Welcome thus in Albania!

[:sq]

… dhe në mes të heshtjes e cila kish pushtuar sallën nën flladin e reve të saj të padukshme për syrin, por aq të prekshme e depërtuese për veshin e audiencës prezente në këtë moment, ky moment u kthye në një kujtim epik që do perçinosej thellë në mëndjen e gjithsecilit prej nesh...

Sondazhi PD: 29-Maj në “Opinion” nga IBSK

[:sq]

Disa sqarime mbi sondazhin e zhvilluar nga IBSK, shfaqur tek “Opinion” më 29 Maj

Hyrje

Publikimi i një artikulli tek gazeta “Tema” shërbeu si prelud për të sqaruar publikun shqiptar në lidhje me sondazhin i cili u përcoll drejtpërdrejt nga studio e “Opinion-it” më 29 Maj të këtij viti.

Pikë së pari, më lejoni të sqaroj se qëllimi i këtij shkrimi nuk është të merret me polemikat që mund të jenë ngjallur nga shifrat e publikuara të këtij sondazhi, por përkundrazi, të sqaroj publikun dhe vetëm publikun shqiptar, e theksoj (duke mënjanuar “zhurmuesit mediatik”), në lidhje me metodologjinë si dhe përfundimet e rezultateve duke dhënë dhe një analizë të shkurtër sqaruese mbi këto shifra.

Fillimisht, sondazhi nuk u krijua nga Blendi Fevziu, por nga një institut tërësisht i pavarur: Instituti Ballkanik i Sondazheve-Kosovë (IBSK-së shpejti me një filial edhe në Shqipëri). Z. Fevziu e kërkoi këtë këtë sondazh. Pra porositësi-kërkuesi është studioja “Opinion”, dhe bërë-dhënësi IBSK.

Pranë ri-afrimit të miqësisë së madhe Shqiptaro-Kineze     

[:sq]Pikërisht, kaq nam ka marrë orizi që ofrohet nëpër lokalet e qëndrimeve të shkurtëra në Librazhd gjatë rrugës për në Korçë. Biles kam dëgjuar nga udhëtarë të rastit se ka patur njerëz si dhe turistë të huaj që i hypin furgonave apo autobuzëve enkas për të ndaluar e për të ngrënë një pjatë në Librazhd!!!

Nostalghia (1983)

nga Anisa Vrenozi Regjizor: Andrei Tarkovsky Skenari: Andrei Tarkovsky , Tonino Guerra Aktorë: Oleg Yankovskiy, Erland Josephson, Domiziana Giordano

“Nostalghia” është filmi i parë i Tarkovsky-t i prodhuar jashtë ish-Bashkimit Sovjetik, i filmuar në Itali, përfshirë edhe inskenimet e vendlindjes së tij në Rusi, dhe me mbështetje financiare nga televizioni publik Italian dhe kompania e filmit “Gaumont” në Francë. Filmit iu akordua çmimi special i jurisë në Festivalin e Filmit në Kanë në vitin 1984. “Nostalghia” është një udhëtim melankolik përmes historisë personale të një poeti rus dhe ndjenjat e nostalgjisë për atdheun e tij.

Zbulohet pronari i “Apollonisë”- në pritje të atij të “Koloseumit”!

[:sq]

Kulmi i marrëzise përmendet shpesh në historinë botërore të njerëzimit, megjithatë mendoj se ne Shqiptarët kemi caktuar një rekord të ri, me një magnitudë të paparë ndonjëherë më parë në gjithë amplitudat e qesharakes së mundshme. Dhe këtu e kam fjalën pikërisht për Apolloninë, qytetin Antik të themeluar nga kolonistët e qytetërimit të qytet-shteteve Greke, nga Korinthi e Korkira.

9-Maj: Triumfi i Popujve Liridashës

[:sq]Rusi- 69 Vjet më pas

Sot është 69-vjetori i çlirimit dhe mposhtjes së nazi-fashizmit, dhe njëkohësisht dita që u kthye në simbol i “Triumfit të Popujve Liridashës”, qofshin ata të vegjël apo të mëdhenj, të cilët vendosën për të luftuar e mos u dorëzuar para “Wehrmacht-it” gjerman apo “Regio Esercito-s” italian.

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates