Skip to content Skip to footer

“The Sheltering Sky” (1990)

nga Anisa Vrenozi

Regjizor: Bernardo Bertolucci

Skenari: Mark Peploe and Bernardo Bertolucci.  Bazuar në romanin e Paul Bowles 

Aktorë: John Malkovich, Debra Winger, Campbell Scott, Jill Bennett

"The Sheltering Sky" i Bernardo Bertolucci, është një rrugëtim mbi buzën e një kohe të harruar, por risjellë me shumë stil. Është periudha në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Bota e qytetëruar është ende në përpjekje të rizbulojë kufijtë qetësues të të zakonshmes rutinë dhe ndërkohë, tre përjashtime janë në vijim të një ngjarje të pazakontë: Port Moresby, gruaja e tij  Kit  dhe miku i tyre George Tunner.

Quo Vadis Alte Education in Albania?

[:sq]

“Themeli i çdo shteti qëndron tek edukimi i rinisë së vet.” – Diogjeni i Sinopës

Kur një qeveri vendos të ngrejë taksat/tarifat në një sektor publik të caktuar, justifikimi i rritjes së investimeve/shpenzimeve në të ardhmen shërben shpesh si prelud për të legjitimuar këtë vendimmarrje. Megjithatë, ndodh dhe që një qeveri të ulë shpenzimet për ndonjë sektor publik si pasojë e vështirësive ekonomike, dhe kjo natyrisht kërkon dhe zvogëlim të taksave/tarifave në atë sektor.

(8)DHJE/Torizimi i Opozitës: Metamorfoza e idealit nga Europa (‘90) tek Bunkeri (‘15)

[:sq]

25-vjet më parë gjëmoi thirrja: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Data 8 Dhjetor është kthyer në një ditë përkujtimore në nderim të studentëve të Universitetit të Tiranës (UT), të cilët dolën dimrit të 1990 për të themeluar Partinë Demokratike shqiptare dhe për t’i dhënë fund sistemit njëpartiak të komunizmit. Protesta e athershme solli bashkimin e qytetarëve në rrethet kryesore me zërin e studentëve, dhe si pasojë intensifkikoi valën e protestave të cilat kulmuan me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në 20 shkurt të vitit 1991.

Testament mbi humanizmin: A vleka lekura e frëngut më tepër?! -Cilësia paska sasinë e saj.

[:sq]Ex-post synopsis

“Vdekja e një personi është tragjedi, vdekja e milionave është statistikë.”- J. Stalin

Kanë kaluar 72-vjet nga Konferenca e Teheranit kur Stalin-i e tha këtë frazë përpara Winston Churchill-it, dhe pavarësisht brendisë së hidhur që përmbante kjo shprehje e ngurtë porsi vetë “çeliku” aso kohe, duket se efikasiteti në përdorimin substancial të saj fatkeqësisht gjen fakte epistemologjike edhe sot.

Morte a Venezia (1971)

nga Anisa Vrenozi Regjizor: Luchino Visconti Aktorë: Dirk Bogarde, Björn Andrésen, Silvana Mangano, Romolo Valli Muzika: Gustav Mahler, Ludëig van Beethoven, Modest Mussorgsky Përshtatur mbi romanin e "Vdekja në Venecia” Thomas Mann

“Argumenti” i fuqisë së dy votave: Shqipëri +/- Kosovë

nga Alban Lauka
  • Hyrje

Këto vitet e fundit, si në Kosovë edhe në Shqipëri, kur diskutohet mundësia e bashkimit të këtyre dy vendeve, del shpesh teza e 2, ose më shumë votave “shqiptare”. Ky punim nuk synon të trajtojë bashkimin kombëtar në tërësi, por vetëm argumentin e votave, i cili, fatkeqësisht, po zë rrënjë pa të drejtë si një ndër problemet kryesore për t’u shqyrtuar në këtë çështje.

Ladri di biciclette (1948)

nga Anisa Vrenozi   Regjizor: Vittorio De Sica Aktorë: Lamberto Maggiorani, Enzo Staiola, Lianella Carell, Vittorio Antonucci

Neorealizmi Italian, i njohur edhe si Epoka e Artë e Kinemasë Italiane, është një lëvizje kombëtare e filmit që karakterizohet nga histori të vendosura në gjirin e të varfërve dhe klasës punëtore, filmuar në mjediset e tyre të zakonshme dhe shpesh realizuar me aktorë jo-profesionistë. Stili neorealist u zhvillua nga një rreth i regjizorëve dhe kritikëve të filmit të revistës Cinema, përfshirë këtu Luchino Visconti, Vittorio De Sica, Gianni Puccini, Cesare Zavattini, Giuseppe De Santis  dhe  Pietro Ingrao.

Vënde turistike pa banjo publike? Ftesë për ndotje në natyrë! (Turizmi Feudal Shqiptar)

[:sq]

Ciklin e shkrimeve “Turizmi Feudal Shqiptar” e nisëm duke trajtuar mungesën e parkut ndër/kombëtar të autobuzëve në kryeqytet, si dhe në rrethet e tjera kryesore të vendit. Sipas pikëpamjes së planifikimit urban dhe turistik, kjo kërkon vëmendje immediate nga autoritetet dhe hartuesit e politikave publike. Në këtë shkrim, do të marrim në konsideratë një problem tjetër lidhur me turizmin, i cila pavarësisht se dikujt mund t’i duket detaj në pamje të parë, në brendësi mbart një rëndësi të veçantë pasi lidhet tercialisht me promovimin e mirëmbajtje e turizmin si dhe ruajtjen e natyrës dhe faunës, çka në fund mbyllin sërish ciklin duke shkuar në turizëm, pasi vizitori vjen pikërisht për natyrën pamjet që ajo ofron.

70 vite pas: Ishte i nevojshëm “Burri i Vogël” dhe “Njeriu i Shëndoshë”?

[:sq]

70-vite më parë, datat 6 dhe 9 Gusht hynë në historinë botërore si dy pika uji të cilat helmuan një ishull, por i siguruan rrjedhën dhe pastërtinë gjithë masës tjetër ujore rreth rruzullit tokësor… Këto dy data tronditën një popull, veshën në zi një komb, shkundën një shtet e rrënuan një rregjim, por i dhanë fund njëkohësisht zvarritjes së vuajtjeve dhe hidhërimeve një aleance kombesh dhe shtetesh të cilat luftuan dhe vranë për liri… ose të paktën kështu besohet.

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates