Skip to content Skip to footer

Postimi i fundit

[:sq]Eulogji për Fatos Nanon dhe legaliteti i tij si “liberal admirues pushteti pa pushtet” në pluralizmin politik shqiptar[:en]Eulogy for Fatos Nano and his legitimacy as a “liberal power worshipper without power” in Albania’s political pluralism[:]

[:sq]

Liberali: admirues i pushtetit pa pushtet.”- G. Orwell

1 nëntori, dita e gjithë shenjtorëve, u zbardh me një hidhërim të thellë për politikën shqiptare. Patriarku i parë socialist që bekoi dhe zgjedhjet e para pluraliste e që drejtoi shtetin në vitet e brishta të demokracisë foshnjarake e pavetëdije, Fatos Nano, u nda nga jeta pas një heshtje të gjatë e të imponuar politike, por padyshim jo legaliteti i tij politik i cili do të mbetet një memento monumentale për gjithë brezat e rinj, aspirues të një politike liberale e reformatore.

Sikurse ndodh në kësisoj rastesh të largimit nga jeta të një figure të shquar politik, zakoni i shtypit kërkon një përmbledhje të shkurtër të historikut dhe aktivitetit politik. Për këtë informacion, lexuesi mund të shfletojë kollaj portalet mediatike dhe shtypin shqiptar. Këtu gjendet shkurtimisht një eulogji për njeriun i cili morri përsipër të drejtojë vendin në një kohë stuhie politike në vijim të rënies së Murit të Berlinit dhe hapjes së perdes së hekurt të diktaturave komuniste.

[:sq]Një armë nga Athina e lashtë për shumicën shterpë të pseudodemokracive të sotme[:en]A weapon from ancient Athens for the sterile majorities of nowadays’ pseudo-democracies[:]

[:sq]

Shohim vazhdimisht protesta masive në vende të ndryshme të Europës, po kur ka qenë hera e fundit që një qeveri europiane është rrëzuar prej tyre?

Pas një tranzicioni të turbullt, shumica e regjimeve të Europës lindore duket se janë stabilizuar: janë krijuar elita ekonomike e politike që kontrollojnë mjaftueshëm burimet e vendeve të tyre, deri në pikën sa mirëqenia personale varet nga nënshtrimi ndaj regjimit. Zgjedhjet janë materialisht të kushtëzuara nga klientelizmi gjithëpërfshirës, kurse protestat të pafuqishme përderisa nuk mund të cenojnë kontrollin politik ose burimet ekonomike të elitës.

[:sq]Kur “tifozët” e Kremlinit në Tiranë kërkojnë nënshtrim[:]

[:sq]

Pas rezultateve presidenciale të nëntorit të kaluar në Uashington, një grup gjithnjë e më i zëshëm analistësh dhe opinionistësh, të cilët ndajnë të njëjtën linjë mendimi me z. Dritan Hila, kanë nisur të propagandojnë të njëjtin narrativ mbi çështjen e luftës në Ukrainë. Në postimin e tij "Një shpjegim për tifozët e Zhelenskit dhe armiqtë e Trump" të datës 1 mars 2025, z. Hila pretendon të na hapë sytë mbi takimin mes Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Presidentit amerikan Donald Trump, për arritjen e një marrëveshjeje për paqen. Megjithatë, kjo qasje nuk është thjesht individuale, por pjesë e një tendence më të gjerë publike që, pas zhvillimeve të fundit politike, kanë adoptuar një narrative të udhëhequr vetëm nga logjika e forcës madhore ose “e më të fortit”, duke shtrembëruar faktet historike dhe duke u pozicionuar hapur në një mënyrë që tingëllon si jehonë e këmbanave të Kremlinit. Sipas tij, konflikti paraqitet në terma bardh e zi: ose Ukraina të pranojë "paqen" menjëherë, ose bota të përballet me apokalips bërthamor.

[:sq]74-Vjetori i ekzekutimit të Sabiha Kasimatit- Marie Curie-ja Shqiptare[:en]74th Anniversary of the execution of Sabiha Kasimati, the Albanian Marie Curie[:]

[:sq]

Heshtja e një kombi që harron heronjtë dhe Intelektualët e tij

Sot shënohet 74-vjetori i ekzekutimit të Sabiha Kasimatit, shkencëtares së parë moderne shqiptare, një titane intelektuale, emri i së cilës duhet të jehonte në histori si një thesar kombëtar. Në vend të kësaj, sundon heshtja. Mediat shqiptare, të skllavëruara nga mediokriteti i kohëve moderne, nuk kanë gjetur hapësirë për ta kujtuar. Nuk ka emisione televizive për trashëgiminë e saj, as ceremoni shtetërore, as diskutime në shkolla, vetëm vërshimi i zakonshëm i Big Brother VIP, Përputhen, dhe spektakli grotesk i injorancës që ushqen një shoqëri të etur për argëtim të lirë në vend të ndriçimit intelektual.

Kjo heshtje nuk është rastësi; është një aktakuzë për një vend që ende refuzon të përballet me të kaluarën e tij. Ekzekutimi i Sabiha Kasimatit nuk ishte vetëm vrasja e një shkencëtareje brilante, por një shpallje lufte kundër dijes, kundër përparimit, kundër vetë idesë që Shqipëria mund të ishte më shumë se një provincë e errët e shtypjes politike dhe prapambetjes patriarkale.

[:sq]Shqiptarët në rendin e ri europian e botëror[:]

[:sq]

SHBA po largohen nga Europa. Nuk është luhatje e politikave ditore apo tekë presidenciale, po ndryshim rrënjësor e afatgjatë. Aq sa për t’a zbatuar, duket se do të pranohen të gjitha kërkesat ruse të para-luftës. Një skenar i ngjashëm ndodhi edhe në Afganistan: dorëzim pa kushte, braktisje e plotë e synimeve të para-Obamës. Mbi të gjitha, seriozitetin e zhvendosjes së SHBA e vulos rëndësia në rritje e Azisë në ekonominë botërore, si në prodhim, energji, infrastrukturë, dhe sidomos në fuqi ushtarake dhe siguri.

…In the service of our country and Albanian nation, without violating the rights of the other nations. In quest of truth in history, without following the media propaganda trend. Be part of our community like a follower, commentator and contributor by sending critical articles or pictures. Here is the only arena where is amplified the voice of Albanian dissidence and civil society, within the country and abroad.

patrioti.al © 2026. All Rights Reserved.

the Kick-ass Multipurpose WordPress Theme

© 2026 Kicker. All Rights Reserved.

Sign Up to Our Newsletter

Be the first to know the latest updates